GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Dallimi mes ankthit social dhe ndrojtjes, sipas një psikologeje!

20:43 - 27/03/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Dallimi mes ankthit social dhe ndrojtjes, sipas një psikologeje!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ankthi social është i i rrënjosur në një frikë se ju do gjykoheni apo do refuzoheni nga njerëzit, ose do të turpëroheni para të gjithëve.

Si ta dalloni nëse keni ankth social

Një njeri i ndrojtur mund të ndihet në siklet ose të ketë “frikë” të flasë në biseda dhe një introvert mund të dojë të iki nga festa më herët, por ata nuk zhvillojnë domosdoshmërisht një koncept negativ ndaj vetes. Kur bëhet fjalë për ankth social, dr. Daramus thotë të shohim për simptoma fizike që përfshijnë:

– Njdjesi siklet/dhimbje në stomak

– Muskuj të tensionuar

– Duar dhe këmbë të ftohta

– Dhimbje koke

– Dhimbje në kraharor

– Një ndjesi paniku dhe pasigurie

Nuk ka asnjë zgjidhje të vetme për këto simptoma fizike, por për momentin, lloji i mekanizmave të përballimit që lehtësojnë ankthin mund të ndihmojë. Bërja e frymëmarrjes me qëllim, për shembull, është një mënyrë domethënëse për të qetësuar sistemin nervor parasimpatik kur kalon në këtë gjendje paniku. Por sigurisht, vetëm frymëmarrja nuk është çelësi për adresimin e çështjeve të ankthit. Ju mund të duhet të krijoni një arsenal të teknikave të përballimit që ju ndihmojnë të ndiheni të sigurt – dhe meqë ra fjala, nuk ka asgjë të keqe të përdorni tualetin për disa minuta për të mbledhur veten.

Nëse jeni duke u përpjekur të merreni me ankthin social afatgjatë, ka praktika të tjera për t’u provuar. Për shembull, Dr. Daramus thekson se realiteti virtual është një trajtim për njerëzit që vuajnë nga ankthi serioz social – Ju mund ta vendosni dikë në një festë ose bisedë virtuale dhe t’i lini të praktikojnë aftësi sociale para se të kalojnë në jetën reale. Por mënyra më e mirë për t’u marrë me të vërtetë me ankthin social, është sigurisht, dalja e shpeshtë dhe socializimi.

“Ankthi social shpesh trajtohet me terapi ekspozimi, që do të thotë se ju do filloni me një sfidë të vogël, si një bisedë dy minutëshe, pastaj do kaloni në sfida më të mëdha sociale”, thotë Dr. Daramus. “Ju mësoni aftësi gjatë rrugës dhe i praktikoni ato.”

Nëse ankthi juaj social bëhet vërtet paralizues, duhet të flisni me një profesionist të shëndetit mendor/psikolog.

Burimi: Well & Good

Etiketa: LifestyleWell & good

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
E kritikoi për paraqitjen në “Eurovision Party”, ja si i përgjigjet këngëtarja ndjekëses (Foto)

E kritikoi për paraqitjen në “Eurovision Party”, ja si i përgjigjet këngëtarja ndjekëses (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard
Breaking Views

“Protothema” artikull për kryeministrin Rama: Ironizon Greqinë, por shteti helen e ftoi të ndjekë kurs në Harvard

23:34 - 02/02/26

Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi polemika disa ditë më parë kur foli në Knesset (Parlamenti Izraelit): “Unë jam katolik, gruaja...

Lexo më shumë
Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

Nuk do të rikthehet në Evropë, zbulohet skuadra e re e Benzemas

23:30 - 02/02/26
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me Tammy Abraham

23:16 - 02/02/26
Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

Brajan Gruda rikthehet në Bundesliga, prezantohet nga Leipzig

23:00 - 02/02/26
Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

Napoli përforcohet me Alisson Santos nga Sportingu

22:45 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com