GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dalton” vs “Red Kit”, si po vriten rivalët nga Stambolli, Parisi e Greqia. Ja kush janë “bosët”

në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dalton” vs “Red Kit”, si po vriten rivalët nga Stambolli, Parisi e Greqia. Ja kush janë “bosët”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë persona me shtetësi turke u gjetën të vrarë dz ditë më parë në Lutsa të Greqisë. Viktimat u gjetën brenda një automjeti, ndërsa ishin ekzekutuar me të paktën tre lloje armësh.

Mediat greke raportojnë se pas verifikimeve, në çantat e tyre janë gjetur pasaportat dhe sende të tjera që konfirmojnë se ata kishin vendosur të largoheshin menjëherë nga Greqia dhe ndodheshin aty për t’u fshehur.

Sipas të dhënave që raportohen nga mediat greke, policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për qëllime hakmarrjeje dhe se behët fjalë për larje hesapesh mes dy bandave të kurdëve që përplasen prej vitesh në Stamboll.

Ekzekutimi i 6 personave në Lutsa ndodhi pas vrasjes së gushtit në Paris, ku dyshohet se grupi i ekzekutuar në Greqi kishte eliminuar një personazh të njohur të bandave të Stambollit, i quajtur Halil Ay.

Më pas sipas mediave turke, grupi që ekzekutoi Halil Ay-in u largua nga Franca pasi po ndiqeshin atje dhe ishte vendosur në Greqi me qëllim që më pas të zhvendoseshin sërish në Stamboll.

Mediat greke kanë nxjerrë emrat e të vrarëve, të cilët janë: Doruk Ersu Büyüktunç; Abdurrahman Tekru; Omer Kanza; Ozan Kaan Tozlu; baris Cagan dhe Burak Tahmaz.

Rivaliteti mes bandës Dalton dhe Red Kit

Duken si personazhet e filmave vizatimorë me Ëestern, nga i cili kanë marrë edhe emrat, por bëhet fjalë për dy banda rivale në Turqi, të cilët po vrasin njeri-tjetrin, madje tashmë edhe jashtë kufirit.

Grupi i gjashtë personave që u vra sëfundmi në Greqi i përket bandës Dalton me drejtues Baris Boyun.

Daltonët janë një grup me origjinë kurde, por që kanë nën kontroll lagje të tëra në Stamboll dhe kundërshtarë direkt kanë bandën “Red Kit”, të cilët kontrollojnë lagjen YeniBosna.

Në krye të grupit është një personazh i njohur si Ferhat Mardin. Policia turke ka të dhëna se grupi i Halil Ay është bashkuar me grupin e Ferhat Mardin në këtë atentat duke vrarë gjashtë personat e bandës kundërshtare.

Duket se planet për atentatin nisen pasi grupi i Baris Boyun vrau vëllanë e Ferhat Ay disa muaj më parë në Stamboll si edhe vetë Ferhatin në Paris. Dyshimet janë se vëllai tjetër, Muhamet Ay ka lidhur marrëveshje me bandën RedKit duke sulmuar pikërisht grupin e Baris Boyu.

Turqia është kthyer në një parajsë për bandat dhe grupet e armatosura, të cilët kontrollojnë qytete dhe lagje të qyteteve të mëdha duke u përplasur herë pas here me njeri-tjetrin për zonat e kontrollit.

Etiketa: BandatDalton Red KitKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

11:09 - 09/11/26
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët
Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

11:06 - 09/11/26
Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26
Para
Aksident i trefishtë në Pogradec, një i plagosur

Shoferi humb kontrollin e mjetit në Maliq, ka të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

11:09 - 09/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull. Në...

Lexo më shumë
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

11:06 - 09/11/26
Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com