GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Daniel Pirushi firmos 400 MLN lekë me studiot e Hamit Mustafës dhe ortakut të Gentian Sulës për Llogaranë, Qafshtamën, Karavastanë dhe Kune Vainin

12:37 - 09/08/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Daniel Pirushi firmos 400 MLN lekë me studiot e Hamit Mustafës dhe ortakut të Gentian Sulës për Llogaranë, Qafshtamën, Karavastanë dhe Kune Vainin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Rama, në skenë zbavit popullin me aksionet e përditshme të “çlirimit të hapësirave”, në prapaskenë thur zaptimin me ndërtime të Zonave Natyrore të Mbrojtura. Në vitin 2022, kur e komandoi drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Edi Rama nuk zgjodhi ndonjë biolog, agronom, inxhinier pyjesh apo mjedisi. Ai e dërgoi zonjën Daniel Pirushi, që është arkitekte. Por mbi të gjitha është e devotshme, sepse i ka shërbyer Ramës si drejtore në KKT ku bëhen gati skicat e lejeve të ndërtimit, në Institutin e Trashëgimisë Kulturore, ku ka mbrojtur me zell porositë e shefit.

Dhe ja ku erdhi dita. Shikojeni largpamësinë e Ramës: Drejtoresha do të menaxhojë ndërtimet në këto zona, që të paktën në letra dukeshin të mbrojtura.

Drejtoresha, me porosi të Ramës (vendimet e qeverisë për zonat e Mbrojtura)  ka bërë menjëherë 4 tendera dhe ka lidhur kontratat me studio projektimi, që do të hartojnë planet integrimit të aktiviteteve turistike dhe tradicionale.

E para është Laguna e Karavastasë ku pas disa vitesh nuk do të shohim më gjurmë të pyllit dhe të zogjve. Kontrata i shkon indirekt Getian Sulës të “Agi Cons”, i cili ka përvojë në Tiranë në kthimin e kodrave të gjelbra në rezidenca betoni.

Objekti i kontratës është “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Parku Kombëtar Divjake Karavasta, VKM nr. 59, datë 26.01.2022, Aneks 4”.

Për sqarim, vendimi i qeverisë i vitit 2022 ka zgjeruar sipërfaqen e zonës së mbrojtur, dhe rrjedhimisht, është rritur 20% i sipërfaqes që lejohet për ndërtim në bazë të ligjit të vitit 2024. E thamë më sipër se Rama është largpamës për këto gjëra.

Për këtë projekt është dhënë fondi limit 9,536,416.6 lekë pa TVSH në total, vënë në dispozicion nga të ardhurat e AKZM-së.

Fituesi i kontratës me kohëzgjatje 9 muaj është shpallur më 27 qershor 2025, bashkimi i dy studiove “Arkimade” sh.p.k & “Zenit & CO” shpk. Kujtojmë se kompania “Zenit&Co” mbështetet nga “Abi Cons” pasi janë partner biznesi. Qysh nga viti 2018, këto dy subjekte kanë krijuar ZMA, që është koncesioni i mirëmbajtjes së shkollave në Tiranë, dhënë nga Erion Veliaj.

Në këtë tender janë paraqitur edhe  “Lurimi” shpk, “Gjeokonsult & CO” shpk, “Infratech” shpk, “Xhet” shpk “C.E.C Group” shpk, “Taulant” shpk. Megjithatë pjesëmarrja duket formale pasi kontratat duken të paracaktuara. Është i njëjti grup studiosh që bëjnë oferta të përafërta për të gjitha kontratat e kësaj agjencie. Tenderi tjetër ka në qendër të tij Parkun Natyror Kombëtar të Llogarasë. Këtë kontratë e ka fituar kompania “Tualant” sh.p.k me pronare Ditikia Qatipin.

Objekti i kontratës është “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Parku Kombëtar Llogara, VKM nr. 59, datë 26.01.2022, Aneks 7”. Fondi limit i caktuar për këtë tender është 9,362,222 lekë pa TVSH.

Edhe Laguna “Kune Vain” është vënë në qendër të interesit për ndërtime. AKZM ka shpallur fituese studion “Gjeokonsult & CO” sh.p.k për marrëveshjes kuadër: “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Rezervati Natyror i Menaxhuar Kune-Vain-Tale-Patok-Fushëkuqe-Ishëm”, Aneks 16” me fondin limit 9,480, lekë pa TVSH.

Kjo studio është e raportuar nga KLSH si mbikëqyrëse punimesh që vulos vjedhjen e fondeve nga kompanitë e ndërtimit. Kompania është themeluar nga Hamit Mustafa dhe më pas ia kaloi me letra të birit.

Vjedhja është dokumentuar nga një raport i Kontrollit të Shtetit për adutimin e veprimtarisë së ARRSH-së, duke përfshirë edhe rrugën Kardhiq-Delvinë.

Hamit Mustafa dhe Kujtim Çela, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë certifikuar punime të pakryera në lotet 4, 5 dhe 6 të rrugës Kardhiq-Delvinë

Certifikimi i punimeve të pakryera është bërë për llogari të ndërtuesve Arben Goga, Bashkim Ramaj dhe Pëllumb Mustafa, të cilët kanë marrë paratë për lotin 6, për Sadik dhe Idajet Ismailaj që kanë marrë fondet për lotin 5 si dhe për Ergest Pazën dhe ortakët e tij, të cilët kanë marrë paratë për lotin 4.

Dhe për këto merita, drejtoresha e AKZM i ka dhënë kompanisë Gjeokonsult & CO edhe kontratën për planin e Qafë Shtamës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Hartimi i planit të integruar të menaxhimit: Parku Natyror Qafshtamë, VKM nr. 60, datë 26.01.2022, Aneksi 5”. Fondi limit i caktuar për këtë qëllim është 9,431,777.7 lekë pa TVSH në total, vënë në dispozicion nga të ardhurat e AKZM-së.

Në vitin 2024, me forcën e kartonëve, Edi Rama e ndryshoi ligjin për Zonat e Mbrojtura. Ndryshimet në “Ligjin për Zonat e Mbrojtura” i hapin rrugë ndërtimit në këto zona, pasi u jep të drejtën bashkive të menaxhojnë të paktën  20% të territorit të tyre. Nisma u paraqit në Kuvend nga 12 deputetë të mazhorancës, të cilët argumentuan se projektligji i ri do të ndalë shpopullimin. Mirëpo, ekspertët mjedisorë paralajmëruan se projektligji zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, me Nartën në krye të listës pasuar nga zona të tjera në bregdet, me pasoja shkatërruese për florën dhe faunën.

Në ligjin e ndryshuar për Parqet Kombëtare theksohet se se lejohen projekte të miratuara nga KKT, të propozuara nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit apo bashkitë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Daniel PirushiGentian SulaHamit Mustafatenderzonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë
Breaking Views

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…
Breaking Views

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Para
Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici!

Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com