GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dash Sula: Ja si mund të bashkohet PD, Berisha e Basha të mos luajnë për mbijetesë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Rritja e çmimit të energjisë, revoltohet Sula: Qeveria po rrjep lekët e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Dashnor Sula në studion e News24 tha se Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta kanë një shans që deri në shtator të reflektojnë lidhur me situatën ku ndodhet opozita, pasi në të kundërt janë të pakorrigjueshëm dhe Edi Rama ta gëzojë pushtetin.

Sula tha se demokratët nuk kanë asnjë faj për përplasjen që u krijua mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ndërsa shtoi se PD mund të bashkohet vetëm me një ofertë të re dhe me fytyra të reja.

“Nëse Sali Berisha do të vijojë të mbajë nën kontroll atë pjesën e madhe dhe Lulzim Basha, bashkë me 4-5 të tjerë do të kenë nën kontroll atë pjesën e vogël, ky do të ishte një dështim.

Nëse nuk realizohet bashkimi real i demokratëve, atëherë po ua them që sot që ta harrojnë që në 2025 mundim Edi Ramën në zgjedhje”, tha Sula, duke shtuar se ajo që ndodhi në 14 maj ishte një sinjal i fortë që na u dha.

Në vijim ai tha se e kuptonte që Tirana mund të humbej në zgjedhje, por nuk arrinte dot të kuptonte se si mund të humbte opozita në bastionet e saj si në Shkodër, Kamëz, Tropojë, Vaun e Dejës e plot bashki të tjera.

“Nëse Berisha, Basha dhe Meta do të luftojnë për të mbijetuar në politikë, le të rrinë dhe të vazhdojnë, por demokratët dhe shqiptarët nuk fitojnë gjë nga kjo mënyrë sjelljeje”, tha Sula.

Ai tha se deputetët gjithashtu duhet të ngrihen përtej agjendës individuale dhe të bëjnë çdo gjë për bashkimin e PD.

Etiketa: BASHAberishaPDSula

Lajme të lidhura

Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit qeveritar
Aktualitet

Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit qeveritar

14:09 - 23/09/26
Berisha: Rama përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie Hyseni-Agasi, por ajo e ka marrë çdo vendim me porosi të tij
Aktualitet

Berisha: Rama përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie Hyseni-Agasi, por ajo e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

14:05 - 23/09/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë (Emrat)

13:47 - 23/09/26
Para
Osmani: Veriu i Kosovës u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

Osmani: Jemi të gatshëm të shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit qeveritar
Aktualitet

Tjetër goditje për Ramën? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit qeveritar

14:09 - 23/09/26

Një dokumentar investigativ që po përgatitet në Austri pritet të sjellë të tjera të dhëna mbi akuza për korrupsion dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Rama përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie Hyseni-Agasi, por ajo e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

Berisha: Rama përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie Hyseni-Agasi, por ajo e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

14:05 - 23/09/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë (Emrat)

13:47 - 23/09/26
Vlora Hyseni u shkarkua dhe arrestua, Rama komandon drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit

Vlora Hyseni u shkarkua dhe arrestua, Rama komandon drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit

13:34 - 23/09/26
Aksident në Bulqizë! Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën shoferi

Aksident në Bulqizë! Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, humb jetën shoferi

13:05 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com