GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i DASH/ Tabaku: Investimet kërkojnë sundim të ligjit dhe jo qeverisje për një pakicë të privilegjuar

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSAC nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke ngritur shqetësimin se pasiguria institucionale, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po pengojnë investimet e huaja në Shqipëri.

Tabaku thekson se raporti është hartuar si një udhëzues praktik për sektorin privat amerikan dhe për bizneset që shqyrtojnë mundësinë e investimit dhe operimit në Shqipëri. Për këtë arsye, sipas saj, gjetjet e dokumentit duhet të merren seriozisht nga institucionet shqiptare.

Tabaku evidenton se, sipas raportit, krimi i regjistruar është rritur me rreth 17%, ndërsa problematikat e sigurisë reflektohen edhe në mjedisin ekonomik dhe në pastrimin e parave në sektorë të ndryshëm.

Megjithatë, deputetja demokrate vlerëson se shqetësimi më i madh për investitorët potencialë nuk është vetëm siguria fizike, por pasiguria institucionale. Sipas saj, korrupsioni, koordinimi i dobët ndërmjet institucioneve dhe një sistem drejtësie ende në zhvillim vazhdojnë të pengojnë zbatimin e ligjit, ndërsa pandëshkueshmëria e personave me pushtet politik dhe ekonomik mbetet një shqetësim serioz.

Tabaku paralajmëron se këto rreziqe janë veçanërisht të mëdha në sektorë me interes për investitorët amerikanë, si infrastruktura rrugore dhe energjetika, ku ndërthuren prokurimet publike, lejet shtetërore, kontratat afatgjata dhe vendimmarrja politike.

Duke ia faturuar qeverisjes socialiste stanjacionin ekonomik dhe institucional të vendit, Tabaku kërkon ndryshimin e modelit aktual të zhvillimit.

“Pak muaj pasi Departamenti i Shtetit publikoi raportin mbi klimën e investimeve dhe pak javë pasi Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi perceptimin e bizneseve amerikane në Shqipëri për klimën e biznesit, Departamenti i Shtetit publikoi edhe raportin e OSAC.

Ky është një raport i hartuar për sektorin privat amerikan, një udhëzues praktik për bizneset që shqyrtojnë mundësinë për të investuar dhe operuar në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye, gjetjet e tij meritojnë vëmendje.

Sipas raportit, krimi i regjistruar është rritur me rreth **17%**, duke nxjerrë në pah një problem serioz për mjedisin ekonomik të vendit tonë, i cili reflektohet edhe në pastrimin e parave në sektorë të ndryshëm.

Megjithatë, për një investitor potencial, shqetësimi kryesor nuk lidhet vetëm me sigurinë fizike. Ai lidhet me **pasigurinë institucionale**.

Raporti evidenton korrupsionin në gjyqësor, në administratën shtetërore dhe në prokurimet publike, krahas mungesës së transparencës dhe konkurrencës, informalitetit të lartë dhe vështirësive në zbatimin e kontratave. Korrupsioni, koordinimi i dobët ndërmjet institucioneve dhe një sistem drejtësie ende në zhvillim vazhdojnë të pengojnë zbatimin e ligjit. Pandëshkueshmëria e personave me pushtet politik dhe ekonomik mbetet një shqetësim serioz.

Këto rreziqe bëhen edhe më të mëdha në sektorë potencialisht tërheqës për investitorët amerikanë, si infrastruktura rrugore dhe energjetika, ku ndërthuren prokurimet publike, lejet shtetërore, kontratat afatgjata dhe vendimmarrja politike.

Investimet vijnë atje ku konkurrenca është e barabartë, prokurimet janë transparente, drejtësia garanton zbatimin e kontratave dhe askush nuk qëndron mbi ligjin. Mbi të gjitha, ato vijnë kur investitorët mund të hyjnë në një vend pa pasur nevojë për lidhje politike, por thjesht sepse mjedisi është i përshtatshëm, i qëndrueshëm dhe konkurrues.

Shqipëria vazhdon të mbetet në të njëjtin stanjacion për shkak të sistemit që kanë ngritur socialistët. Për ta ndryshuar këtë dinamikë, vendi ka nevojë për një shtet ku **sundon ligji, jo ligjet me porosi**; për një qeverisje që punon për shumicën, jo për një pakicë të privilegjuar.

Shqipëria ka nevojë për një model zhvillimi që nuk ushqen pastrimin e parave, por ndërton një ekonomi tregu larg monopoleve dhe pranë konkurrencës së lirë“, shkruan Tabaku.

Etiketa: qeverisjeTabaku

Lajme të lidhura

Dita e 80-të e revoltës, protestuesit i lënë mesazh kryeministrit në bulevard: Dorëheqje!
Aktualitet

Dita e 80-të e revoltës, protestuesit i lënë mesazh kryeministrit në bulevard: Dorëheqje!

22:28 - 18/08/26
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

21:39 - 18/08/26
I riu në revoltën para Kryeministrisë: Rama ka vetëm fasadën, nuk na ndal më asgjë deri në largimin e tij
Aktualitet

I riu në revoltën para Kryeministrisë: Rama ka vetëm fasadën, nuk na ndal më asgjë deri në largimin e tij

21:14 - 18/08/26
Para
Berisha denoncon: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit dhe lidhjet me Olsi Ramën

Berisha denoncon: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit dhe lidhjet me Olsi Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 80-të e revoltës, protestuesit i lënë mesazh kryeministrit në bulevard: Dorëheqje!
Aktualitet

Dita e 80-të e revoltës, protestuesit i lënë mesazh kryeministrit në bulevard: Dorëheqje!

22:28 - 18/08/26

Qytetarët i kanë lënë një tjetër mesazh kryeministrit në bulevard, ndërsa mbyllën fjalimet në ditën e 80-të të protestës dhe...

Lexo më shumë
Lufta me Ukrainën/ Ushtarët rusë në front: Do të hamë macet, s’kemi ushqim!

Lufta me Ukrainën/ Ushtarët rusë në front: Do të hamë macet, s’kemi ushqim!

22:01 - 18/08/26
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

21:39 - 18/08/26
I riu në revoltën para Kryeministrisë: Rama ka vetëm fasadën, nuk na ndal më asgjë deri në largimin e tij

I riu në revoltën para Kryeministrisë: Rama ka vetëm fasadën, nuk na ndal më asgjë deri në largimin e tij

21:14 - 18/08/26
“Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj”/ Aktivisti Andi Tepelena: Dosja Balluku duhet të bëhet publike, të tregohet çfarë fshihet pas saj

“Duam drejtësi me peshqit e mëdhenj”/ Aktivisti Andi Tepelena: Dosja Balluku duhet të bëhet publike, të tregohet çfarë fshihet pas saj

21:07 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com