GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

DASH tregon si u larguan 4 amerikanë nga Afganistani

08:36 - 07/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
DASH tregon si u larguan 4 amerikanë nga Afganistani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër amerikanë të tjerë arritën të largohen nga Afganistani përmes një rruge tokësore me lejen e talebanëve që kanë kontrollin e vendit, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të hënën.

Edhe pse kryengritësit talebanë, të cilët tani kontrollojnë Afganistanin, kanë bllokuar fluturimet ajrore që transportojnë shtetas amerikanë si dhe afganë që duan të largohen nga vendi, zyrtari amerikan tha se talebanët nuk penguan kalimin e katër amerikanëve dhe ishin në dijeni të nisjes së tyre.

Zyrtari e njoftoi këtë fakt pak para se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të mbërrinte në Doha për të falenderuar zyrtarët e Katarit për ndihmën që dhanë si pikë e parë tranziti për mijëra amerikanë dhe afganë, të cilët u larguan nga Kabuli në fund të gushtit.

“Ne kemi mundësuar largimin e sigurt të katër amerikanëve përmes rrugës tokësore,” tha zyrtari, pasi individët u pritën nga personeli i ambasadës kur kaluan kufirin afgan.

Pas ndalesës në Katar, Sekretari Blinken shkon në Gjermani për bisedime me aleatë të rëndësishëm amerikanë mbi përmbylljen javën e kaluar të luftës gati dy-dekadëshe të SHBA në Afganistan.

Katari ishte një qendër kryesore për transportin masiv të amerikanëve nga Kabuli; ai shërbeu po ashtu si një pikë e parë zbarkimi për mijëra refugjatë afganë pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët muajin e kaluar.

Edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin po viziton aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme për t’i falënderuar për ndihmesën e tyre në evakuimet nga Afganistani. Ndalimet e tij përfshijnë Katarin, Bahrenin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite.

Etiketa: AfganistanDASH

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Ronaldos i vendosin limite në Manchester, 20 km për orë me Ferrari

Ronaldos i vendosin limite në Manchester, 20 km për orë me Ferrari

TË FUNDIT

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili...

Lexo më shumë
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com