GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, është prezantuar ditën e sotme si Kryeinspektori i ri i Përgjithshëm. Në prezantimin e tij në këtë post, e pranishme ka qenë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila gjatë fjalës së saj vlerësoi angazhimin e Sulës dhe përvojën e tij ndër vite, në një moment reformimi për të gjitha inspektoriatet në vend, në kuadër edhe të përmbushjes së kushteve për integrim në BE.

Ndërkohë Sula gjatë fjalës së tij, ka shprehur përkushtimin e tij për të qenë në dispozicion të plotë për zgjidhjen e çdo problemi apo shqetësimi.

“Për mua është një moment i veçantë sot. Vij për herë, ndodhem për herë të parë në këtë situatë, por nga i pari te i fundit i falënderoj për pjesëmarrjen dhe i konsideroj të gjithë kolegë. E para dhe e fundit, unë mendoj dhe gjykoj që çdo person i cili kryen një funksion, ka një detyrë për të përmbushur, në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, sigurisht që ka bërë maksimumin dhe do të ketë raporte speciale me mua. Me gjithë respektin maksimal që kam pasur për zotin Hajdari, e falënderoj për punën gjatë këtyre viteve. Kjo do të jetë një rrugë që ka nisur para disa viteve dhe e cila do të konsolidohet në një stad të ri, sepse e kërkon vetë koha, e kërkojnë vetë direktivat e BE-së dhe vetë riorganizimi që po i bëhet të gjithë inspektoriateve.

Bashkëpunimi me zonjën ministre dhe me qeverinë do të jetë në kushtet maksimale. Tre pika do të më shoqërojnë gjatë kohës që do të jem në këtë detyrë. Përkushtimi do të jetë maksimal, edhe nga pikëpamja formale e orarit kur vihet në punë, deri në orën që mbyllet. Unë do të jem 24 orë në 24 në dispozicion për çdo problem që ndonjë koleg do të ketë. Padiskutim me ministren dhe me kryeministrin”, tha mes të tjerash Sula.

Sula tha më tej se bashkëpunimi i tij me ministren Ibrahimaj dhe kryeministrin Edi Rama do të jetë maksimal, pavarësisht që dikur kanë qenë përballë njëri-tjetrit.

Sula premtoi gjithashtu një respekt të veçantë ndaj bizneseve dhe luftë pa kompromis ndaj bizneseve që abuzojnë me ligjin.

“Gjej rastin në këtë moment, pavarësisht se qoftë me ministren apo me kryeministrin Edi Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, sepse kështu funksionon demokracia, por kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq. Por për të punuar dhe për të çuar diçka përpara për Shqipërinë. Për mua kjo është një sfidë, një dorashkë e hedhur nga kryeministri për të përmbushur këtë detyrë. Nuk është privilegj, por një përgjegjësi shumë e madhe, pavarësisht se vij nga sistemi i drejtësisë për 15 vite dhe 20 vite në politikë dhe kemi pasur mundësi që të njohim shumë gjëra.

Duhet të kemi pozitivitetin që në funksion të përmbushjes së detyrës, por edhe në funksion të respektimit të biznesit, pasi mendoj që është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi është ai që mbush përditë buxhetin e shtetit me taksat dhe tatimet që paguhen dhe që të gjithë ne këtu paguhemi nga taksat dhe tatimet që biznesi paguan. Luftë pa kompromis ndaj bizneseve abuzuese”, shtoi Sula.

gijotina.com/

Etiketa: Dashnor SulaKryesore1

Lajme të lidhura

Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka
Breaking Views

Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka

23:08 - 18/06/26
Arbër Abazi, 2 tendera, 2 miliardë lekë në 1 ditë! “Alko” përballë 2 konkurrentëve fiktivë në Cërrik, firmos kryetari i PS-së
Breaking Views

Arbër Abazi, 2 tendera, 2 miliardë lekë në 1 ditë! “Alko” përballë 2 konkurrentëve fiktivë në Cërrik, firmos kryetari i PS-së

22:34 - 18/06/26
Rama dhe deputetët, dalin nga pas Kuvendit nga frika protestuesve, Bido përballet me turmën
Breaking Views

Rama dhe deputetët, dalin nga pas Kuvendit nga frika protestuesve, Bido përballet me turmën

21:37 - 18/06/26
Para
Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka
Breaking Views

Zvicra mund Bosnjën që mbeti me 10 lojtarë, shënon edhe Xhaka

23:08 - 18/06/26

Zvicra ka gjetur fitore e pare në ndeshjen e dytë të grupit B. Pasi Bosnja mbeti me 10 lojtare, per...

Lexo më shumë
Arbër Abazi, 2 tendera, 2 miliardë lekë në 1 ditë! “Alko” përballë 2 konkurrentëve fiktivë në Cërrik, firmos kryetari i PS-së

Arbër Abazi, 2 tendera, 2 miliardë lekë në 1 ditë! “Alko” përballë 2 konkurrentëve fiktivë në Cërrik, firmos kryetari i PS-së

22:34 - 18/06/26
Rama dhe deputetët, dalin nga pas Kuvendit nga frika protestuesve, Bido përballet me turmën

Rama dhe deputetët, dalin nga pas Kuvendit nga frika protestuesve, Bido përballet me turmën

21:37 - 18/06/26
Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!

Skenarët e mundshëm të ndikimit të protestave!

21:28 - 18/06/26
“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Tensione te selia e PD-së, përplasje mes protestuesve dhe demokratëve

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Tensione te selia e PD-së, përplasje mes protestuesve dhe demokratëve

20:19 - 18/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet giriş