GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dashnor Sula për legalizimin e kanabisit: Po afrohen zgjedhjet lokale e maxhoranca kërkon…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dashnor Sula për legalizimin e kanabisit: Po afrohen zgjedhjet lokale e maxhoranca kërkon…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me legalizimin e kanabisit. Me anë të një postimi në “Facebook”, Sula shprehet se qeveria në mandatin e saj të dytë e gjelbëroi Shqipërinë me drogë dhe i ngordhi të gjitha bletët nga hashashi.

Deputeti demokrat shtoi se arsyeja se përse kjo qeveri po insiston të legalizojë hashashin, është se po afrohen zgjedhjet lokale dhe mazhorancës i duhen paratë për të blerë vota.

Postimi i plotë:

Legalizimi i kanabisit minon integrimin në BE dhe rrënon ekonominë!

“Vesi del me shpirtin” Kjo shprehje i shkon shumë për shtat kësaj qeverie. Ndërsa kemi nisur procesin screanin për procesin e integrimit Evropian, kjo qeveri po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për ta zhbërë vendimin për hapjen e negoviatave.

Pasaportat e Arta

Amnistia Fiskale

Legalizimi i Kanabisit

Të gjitha këto nisma janë kundër direktivave politike të Bashkimit Evropian. Ia bëj me dije qytetarëve që nëse një nga këto nisma të qeverisë miratohet, jo vetëm që largohemi në kohë nga BE por rrezikon të zhbëhet edhe vendimi për hapjen e negociatave.

Nga kjo mazhorancë në fakt nuk jam i surprizuar që e rikthejnë për diskutim legalizimin e kanabisit. Sepse kjo qeveri që kur erdhi në mandatin e parë e gjelbëroi Shqipërinë me drogë. I ngordhi të gjitha bletët nga hashashi. Kjo qeveri e bëri Shqipërinë të famshme në çdo vend të globit për helmimin vendeve të BE me drogë. Në Shqipërinë që po lulëzon “profesioni” i vrasëve me pagesë kjo qeveri kërkon të legalizoj drogën.

Është kjo qeveri që ka ngritur trarët në dogana dhe ka fikur radarët për të eksportuar tonelata me kanabis drejt vëndeve të BE dhe duke importuar konteiner me kokainë në Shqipëri.

Êshtë kjo qeveri e cila e ka kthyer Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave. Paratë e tonelatave të hashashit që shkojnë në BE dhe të kokainës ndërtohen kulla në Tiranë dhe trafikantët bëhen biznesmenë të ndershëm.

Ndaj në Shqipërinë me pagën mesatare 60 mijë lek të rinj, qiraja e shtëpive në kryeqytet është 30 mijë lek në muaj.

Në vendin ku 65% apo edhe më shumë e familjeve që kanë vështirësi për të mbyllur muajin për shkak të të ardhurave financiare të ulta, një metër katrorë e një apartamenti kushton deri në 3 mijë euro, ndërsa për biznese deri në 7 mijë euro dhe një garazh kushton 80 mijë euro.

Kemi habitur botën mbarë se ku dolën në Shqipërinë me pagë mesatare 60 mijë lek kaq pasanikë që në të gjithë bregdetin ndërtojnë vila e rezorte miliona euroshe.

Asnjë logjikë ekonomike nuk kanë këto çmime me pagat, por çdo qytetar i thjeshtë e kupton se kjo ndodh për shkak të parave të pista. Ndërkohë që qeveria do që të legalizoj kanabisin.

Na e ka vendosur damkën Moneyval që jemi në listën gri të pastrimit të parave. Agjencitë ligjzbatuese partnere gjithashtu na e kanë vendosur damkën. Megjithatë kjo qeveri sërish insiston të legalizojë kanabisin.

Ka edhe një arsye tjetër thelbësore se përse kjo qeveri po insiston të legalizoj kanabisin në këtë moment kur edhe është bërë e qartë nga BE se nuk duhet.

Po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale dhe sigurisht kjo mazhorancë do të përdore paratë e drogës qe do ta kamuflojë “të ligjshme” për të blerë votat dhe për të manipuluar zgjedhjet. Kjo është mëse e qartë.

Etiketa: Dashnor Sulakanabisilegalizimi

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
Qëndrimet provokuese të Erdogan, Mitsotakis: Çfarëdo që kisha ia thashë në fytyrë

Qëndrimet provokuese të Erdogan, Mitsotakis: Çfarëdo që kisha ia thashë në fytyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada
Botë

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26

Reshjet e shiut të parashikuara për ditën e shtunë në zonën e New Yorkut konsiderohen si aleati kryesor për të...

Lexo më shumë
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com