GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dashuria” e të huajve me Ramën, Bushati sherr me Zhejin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dashuria” e të huajve me Ramën, Bushati sherr me Zhejin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në emisionin “Të Paekspozuarit” u diskutua për faktin se disa liderë të BE, duket sikur kanë një marrëdhënie mjaft të mirë me kryeministrin Rama.

Lidhur me këtë ka patur një debat mes Andi Bushatit, i cili thotë se marrëdhënia e Ramës me ta nuk ka prodhuar asgjë për Shqipërinë nga pikëpamja ekonomike dhe është thjesht show, ndërsa Artur Zheji këmbëngul se i bën mirë Shqipërisë.

Debati:

Artur Zheji: Mund të kemi dyshimet tona për seriozitetin e kryeministrit. Porse nuk mund të vë në dyshim, baroneshën Von der Leyen…

Andi Bushati: Pse e shpalle baroneshë?

Artur Zheji: Ashtu është, vjen nga familje fisnike. Ose do të themi marrëzi të madhe që i ka hedhur trutë e gomarit këtyre dhe këtu në bëjme një vetëvrasje, ose them se Shqipëria është vend gjeo-strategjik gjithnjë e më i rëndësishëm, me apo pa Ramën, për shkak se influencon në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi. Ndoshta po krijohet një projekt shumë më afatgjatë, ku Tirana… Është hera e dytë që vjen Scholz këtu. Mendoj se Shqipëria është vend i ngjashëm me Belgjikën, gjithnjë e më tepër. Po të federohemi ne, që jemi të federuar në konceptin gjeo-politik, i qëllon Ramës sot, nesër mund të jesh dikush tjetër. Pra, unë nuk kam të drejtë për inat të vjehrrës, të fle më mullixhiun. Të themi që këta janë çmendur të gjithë?

Neritan Sejamini: Kush tha se janë çmendur?

Artur Zheji: Makroni shkon te zyra e kryeministrit, ne ndihemi të respektuar. Këta po mbështesin një tiran?

Andi Bushati: Asnjëri nuk tha që Rama korruptoi Makronin. Problemi që shqetësohem unë, sa është kjo një marrëdhënie që bëhet për show dhe sa fitojnë shqiptarët? Ti citove “baroneshën”. Unë po të citoj kryeministrin, që iu drejtuar asaj dhe i tha, ju po e drejtoni Evropën dhe Ballkanin drejt një ndarje gati klasore, sepse Brukseli jep për çdo qytetar të vendeve anëtare 4500 euro për kokë dhe 138 euro për ne të Ballkanit. Pra pesha specifike deri tani ku jemi, përveç daulleve, është që kaq na japin. A duhet të gëzohemi me kaq? Ndoshta. Unë nuk di, që një shqiptar i thjeshtë, ti jetë bërë jeta qoftë edhe fare pak më e mirë, se George Bush përqafoi Berishën. Zero. Mora Berishën si shembull.

Etiketa: bushatiRamazheji

Lajme të lidhura

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa
Aktualitet

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Para
Opozita drejt vendimeve ekstreme: Edhe grevë urie si Pjetër Arbnori

Berisha: Bardhi, kryetar i Grupit. Mua më njeh partia për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com