GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Dasma në fshehtësi e Shpat Kasapit zhgënjen miqtë, arsyeja pse anuloi ceremoninë madhështore VIP

13:06 - 13/06/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Dasma në fshehtësi e Shpat Kasapit zhgënjen miqtë, arsyeja pse anuloi ceremoninë madhështore VIP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao, i kanë dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë. Këngëtari i njohur dhe make up artistja ndanë lajmin e gëzueshëm me të gjithë në rrjetet sociale, ku publikuan disa foto të realizuara pasi i kanë thënë “Po” përgjithmonë njërit-tjetrit.

Shpati ka treguar se që tani e tutje, Selvija do të mbajë mbiemrin e tij, pra, Kasapi. “Nga sot, Selvije Kasapi”, shkroi artisti krah fotos së publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”. Çifti u fejua në muajin janar të këtij viti dhe kanë vendosur të lidhin kurorë gjatë një ceremonie sekrete, edhe pse planet i kishin bërë për të organizuar një ceremoni madhështore VIP.

Burime pranë çiftit kanë treguar se ata e anuluan dasmën, pasi në prioritetet e tyre tashmë është sjellja në jetë e një fëmije. Madje, për këtë hap, ata po kujdesen në çdo detaj, pasi shpesh Selvije është fotografuar ndërsa shkon për vizita te klinika e gjinekologes.

Madje, për këtë arsye mediat hamendësuan se ajo mund të jetë tashmë shtatzënë, por Selvije e mohoi duke thënë se është në dëshirat e tyre të mëdha, po që ende nuk është bërë realitet. Ajo tregoi se nuk është shtatzënë gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në “Instastory”, duke shtuar se kur të vijë momenti do t’ua tregojë të gjithëve.

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi priti gjatë për t’u stabilizuar në një marrëdhënie serioze, e duket se pritja ia ka vlejtur. E partnerja e tij, Selvija, ka treguar se është kundër rrymës, pasi nuk kërkon shumë nga Shpati, as jetë luksoze, as vila e makina. Përkundrazi, ajo dëshiron një jetesë të thjeshtë.

Këtë Selvija e ka treguar përmes një postimi ku fotografon një shtëpi të vogël pranë një liqeni dhe shkruan se dëshiron një jetë modeste me njerëzit e dashur dhe një bebush.

Etiketa: Shpat Kasapi

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Gara në PD, Nishani: Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë parti!

Gara në PD, Nishani: Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng këtë parti!

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com