GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dasmë në Dimal, Juliana Memaj hedh 1.3 miliardë lekë, Shkëlqim Fusha i mbledh me fshesë

15:29 - 29/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Dasmë në Dimal, Juliana Memaj hedh 1.3 miliardë lekë, Shkëlqim Fusha i mbledh me fshesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakes së Dimalit, Juliana Memaj, sic duket  i është hapur drita jeshile nga kryeministri Rama që të bëjë tendera të mëdhenj. Mjafton që paratë t’ua japë oligarkëve pranë tij dhe nuk ka pengesë. Kështu, tenderin e pastrimit që bëhej zakonisht për 1 vit, Juliana e bën për 4 vjet, duke kapërcyer edhe mandatin e saj. Epo, kur fton Shkëlqim Fushën në dasmë duhen bërë shpenzime të mëdha.

Kështu, Juliana Memaj i mblodhi në makinë llogaritëse buxhetet e 4 viteve të ardhshme i shtoi edhe ca shifra te tjera dhe i vendosi si fond limit për tenderin “Shërbimi i Pastrimit në Bashkinë Dimal”. Tenderi i regjistruar në APP më 22 gusht 2025 e ka fondin 127 318 776,00 lekë pa TVSH.

Procedura e mbajtur më 22 shtator 2025 është një farsë me fitues të paracaktuar.

Kontrata iu dha Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “ED KONSTRUKSION” me pronar Alfred Irahimin & “FUSHA” sh.p.k, e oligarkut Shkëlqim Fusha. Në këtë Bashkim Ibrahimi ka 24%, ndërsa Fusha do të përfitojë 76%, sipas marëveshjes zyrtare.

Në tender merrnin pjesë edhe dy kompani të tjera që kanë bërë rolin e “konkurrentit”. Bie në sy se “Rey” shpk me pronar Luan Kaprin, e cila është kliente e vjetër e bashkisë Dimal (e ka marrë herë të tjera më parë këtë tender) ka bërë një ofertë të lartë: 142,301,216.98 lekë me TVSH.

Ndërsa, oligarku Arbër Abazi që merrte pjesë me kompaninë Alko Impex Construction shpk ka bërë ofertën e përafërt 152,769,675.01 lekë me TVSH.

Madje, duke qenë i sigurt se nuk ishte fituesi, Alko Impexi i Abazit nuk dorëzuar sigurimin e ofertës.

Në këto kushte, puna e komisionit ishte e lehtë, duke shpallur fitues partnerët “Fusha” shpk dhe “ED KONSTRUKSION” sh.p.k. me ofertën e 122,920,118.50 lekë, që është vlera totale e kontratës me kohëzgjatje 4 vjet.

Kush është Shkëlqim Fusha?

Shkëlqim Fusha, sipas të dhënave nga QKB, zotëron 100% të aksioneve të ‘Fusha sh.p.k’. Po ashtu, Shoqëria Koncesionare ‘Tirana 4’ është një subjekt i lidhur me kompaninë “Fusha sh.p.k.”, ku kjo e fundit zotëron 32.9% të aksioneve. Administratori i kompanisë është Elti Fusha, djali i biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Fusha është marrë nën hetim nga SPAK, duke qenë bashkëpunëtor në disa afera të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjykata Antikorrupsion ka vendosur ndaj  tij masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Megjithatë , Fusha vazhdon të marrë fondet publike, sepse ka lidhje me kryministrin Rama. Pa mbështejen e kryeministrit, Fusha do ta kishte të vështirë të merrte projektin e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave në qendër të Tiranës. Po ashtu, ndërtimi sheshit Skënderbej (parkimi nëntokësor), tendera dhe koncesione pa fund nga qeveria.

FUSHA SHPK u bë e njohur për publikun e gjerë si kompania që ndërtoi sheshin “Skënderbej” me parkingun nëntokësor që në total i ka kushtuar xhepave të shqiptarëve rreth 17 milionë euro.

Aktualisht, Fusha ka koncesionin e pastrimit dhe të mënaxhimit të sheshi Skënderbej.

Rezulton se në disa nga këto kontrata publike, FUSHA SHPK ka garuar e vetme, apo konkurrenti tjetër është skualifikuar në rrethana të dyshimta.

FUSHA SHPK ka bërë rikonstruksionin e Amfiteatrit te Liqeni i Tiranës për 39 510 821 lekë pa TVSH. Për rreth 7,7 milionë euro, po ashtu ka fituar tenderin, në Bashkinë e Vlorës për ndërtimin e bulevardit të qytetit. Një revistë evropiane e ka renditur Shkëlqim Fushën ndër 17 oligarkët më të dyshimtë në Evropën Lindore.

Alfred Ibrahimi, i listuar nga KLSH për abuzime me kontratat

Në qershor të vitit 2021, Bashkia Sarandë ka shpallur fituese kompanitë ED KONSTRUKSION dhe SHENDELLI me objekt “Furnizim me ujë i zonës Baba Rexhepi dhe Lugu i Dardhës faza II (loti përfundimtar)”, me vlerë 3.1 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar që dy kompanitë me pronarë Alfred dhe Eduart Ibrahimi si dhe Yzedin Bozhaj kanë vjedhur një pjesë të parave publike, përmes certifikimit me situacione false të punimeve që nuk ekzistojnë.

Kompania “Ed Konstruksion” SHPK nuk është favorizuar rastësisht, sepse lidhjet e tij me zyrtarët e korruptuar janë të vjetra. Pronari i saj, Ibrahimi është i përfshirë në dosjen e SPAK. Në prill të këtij viti, SPAK ka raportuar se disa ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre Redi Molla dhe Mariglen Qato, janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D”. Ky subjekt ka përfituar në bashkëpunim me kompani të tjera rreth 30 milionë euro tenderë nga institucionet publike, kryesisht nga drejtori në varësi të Bashkisë Tiranë, disa nga të cilat, në periudha të ndryshme janë drejtuar nga Molla dhe Qato.

Hetimet kanë provuar gjithashtu se shumica e tenderëve janë përfituar në mënyrë të parregullt, pa plotësuar kriteret.

Në bashkëpunim me firmën “5D” ka marrë tendera edhe kompania ‘Ed Konstruksion’ me pronar kryesor Alfred Ibrahimin.

Ndërkohë, kompania fituese në të kaluarën ka treguar se merr paratë dhe nuk kryen punën sipas kontratës. Në 11 maj 2023, Opozita e denoncoi këtë kompani se kishte zvarritur punimet e ujësjellësit të Memaliajt, që duhet të kishin përfunduar. Sipas kontratës, banorët e Memaliajt do të kishin ujësjellësin, gjë që nuk ka ndodhur për shkak të pazareve korruptive midis kompanive dhe kryetarit të bashkisë. Kompania “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk fituan në atë kohë kontratën për ndërtimin e Ujësjellësit të Memaliaj në vlerën 4.2 milionë euro. Sipas opozitës, përfitues direkt i tenderit ishte kompania e një drejtori të bashkisë fqinje të Tepelenës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: Alfred IbrahimiJuliana MemajShkelqim Fushatender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
“Final 4” edhe në kampionatin për vajza, ja si do të funksionojë skema

Arrestohet një 24-vjeçar shqiptar në Itali, i përfshirë në trafikun e drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com