GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

De Biassi apo Sylvinho? Ja cilin trajner vlerëson më shumë Duka

15:21 - 26/11/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
De Biassi apo Sylvinho? Ja cilin trajner vlerëson më shumë Duka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ftuar në “Ditari i Fundjavës” në A2 CNN, foli edhe për dallimet dhe vlerësimet e tij personale sa i përket dy trajnerëve të kuqezinjve, atij që na çoi në EURO 2016, Gianni de Biassi dhe tranerit aktual, që na kualifikoi në EURO 2024, Sylvinho.

Sipas tij, si de Biassi ashtu edhe Sylvinho janë me balanca pozitive dhe se kush më shumë e kush më pak, është e vështirë ta ndash, pasi çdokush e sheh në këndvështrimin vet.

Le të flasim për trajnerët, të dy shumë të dashur për sportdashësit shqiptarë. Nga njëra anë de Biassi, i cili na dërgoi në EURO 2016 dhe nga ana tjetër Sylvinho, disi më entuziast, më i mikpritur. A keni ju një preferencë personale mes të dyve?

Duka: Unë e kam vlerësuar kontributin e de Biassit për kualifikimin tonë në EURO 2016, por në këndvështrimin tim, njerëzit nuk janë shumë të krahasueshëm, kanë karakteristikat e veta, por mjafton që balanca të jetë pozitive. Dhe si e tillë, të dy personat në fjalë, janë me balanca pozitive dhe se kush më shumë e kush më pak, është e vështirë ta ndash, pasi çdokush e shesh në këndvështrimin vet.

Trajneri aktual që kemi është shumë i mirë. Në momentin që kemi vendosur që Sylvinho të jetë trajneri i Shqipërisë, mbase nuk do të ishte zgjedhja e duhur, pasi mund ta kenë parë si një trajner pa eksperiencë, aq më tepër brazilian, që nuk është se shquhen, për më tepër në Evropë, si trajnerë shumë të mirë, por dëshira, përkushtimi dhe eksperienca që ka marrë në futbollin e luajtur, i ka gërshetuar dhe rezulton shumë i mirë.

Me këtë Sylvinho që e zbuluam, a e bën atë më të dashur për sportdashësit shqiptarë?

Duka: Futbolli është riskioz. Tifozët e futbollit ndryshojnë brenda minutave të një ndeshjeje. Kur rezultati është pozitiv, sigurisht që vlerësimet janë të mëdha. Nga ana tjetër, kur rezultatet janë negative, fillojmë dhe gjejmë të metat, të cilat edhe ato kanë ekzistuar e që shfaqen akoma dhe më shumë kur nuk ka rezultate.

Për momentin ne jemi në “qiellin e shtatë” me rezultate pozitive dhe nuk shohim asnjë anë negative të kurrkujt për momentin. Por, në total, Sylvinho, stafi i tij, kanë bërë një punë fantastike.

Etiketa: de biassidukaSylvinhotrajneri

Lajme të lidhura

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore
Breaking Views

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield
Breaking Views

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund
Sport

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26
Para
Hamasi: Lirojmë 70 pengje në këmbim të një armëpushimi 5-ditor

Hamasi e konfirmon, Izreali na vrau komandantin më të rëndësishëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore
Breaking Views

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës e fundit pë rjavën e 28-të të Abissnet...

Lexo më shumë
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com