GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debat i ashpër Qori-Fevziu! Kreu i “Lëvizjes Bashkë”: S’më ke ftuar! Moderatori: Mua s’më…

09:20 - 10/01/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debat i ashpër Qori-Fevziu! Kreu i “Lëvizjes Bashkë”: S’më ke ftuar! Moderatori: Mua s’më…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, është përfshirë në një debat me kreun e partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, pasi ky i fundit e akuzoi se ka mbi 1 vit që nuk ftohet në emision.

Sipas Qorit, ‘Tv Klan’ e ka censuruar për shkak të akuzave që ai ka bërë ndaj oligarkëve. Në krahun tjetër Fevziu u shpreh se nuk ka asnjë ndërhyrje për të ftuarit që merr. Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu u shpreh se në studion e tij ka ftuar njerëz të kategorive të ndryshme, që nga ata të thjeshtët e deri tek miliarderë. Ai theksoi se i vetmi yll polar që e ka orientuar në punën e tij ka qenë instinkti i gazetarit që të ketë audiencë.

Fevziu tha se “s’ka Perëndi në botë të më diktojë mua kë do marr e kë do heq” në lidhje me të ftuarit në emisionin e tij.

Arlind Qori: Edhe nga pikëpamja sociale dhe ideopolitike, jemi kërcënim për partinë në pushtet, për oligarkinë ekonomike dhe kjo është arsyeja pse nga njerëzit politikë në Shqipëri unë jam më pak i pranishmi në mediat e mëdha në televizionet e mëdha. Në televizionin po aq të madh sa tuajin unë kam po 1 vit e 8 muaj pa marrë asnjë ftesë. Kjo tregon në gjykimin tim frikën që ka qeveria, pushteti politik dhe oligarkia ekonomike nga Lëvizja Bashkë.

Blendi Fevziu: Ti bën një akuzë tani ndaj meje. Ta them këtu ta dish ti dhe çdo njeri në Shqipëri që s’ka Perëndi në botë të më diktojë mua kë do marr e kë do heq. S’ndodh. E para. E dyta.

Arlind Qori: Ky është gjykimi im.

Blendi Fevziu: Ky është mendimi yt, por do rrish këtu tani se po bën një akuzë. Tani po t’i marr një për një unë, kryeministri sa herë ka qenë vitin e fundit?

Arlind Qori: Ma thuaj ti, ku di unë?

Arlind Qori: Ka dashur të vinte dhe nuk e ke ftuar?

Arlind Qori: Unë pranoj çdo ftesë. Unë ngrihem nga gjumi në 3 të mëngjesit po më pyeti mua dhe vij në televizion më kupton? Top Channel ka bërë emisione për pensionet dhe nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të Lëvizjes Bashkë. Ka bërë emisione, ne kemi bërë 7 protesta për pensionistët dhe nuk ka ftuar përfaqësues të Lëvizjes Bashkë dhe kjo është skandaloze.

Blendi Fevziu: A mund të mbaroj se nuk të jap llogari për Top Channel fare. Do rrimë një herë këtu. Sa herë ka qenë kryetari i opozitës vitin e fundit?

Blendi Fevziu: Një herë, në datën 8 Dhjetor.

Arlind Qori: Edhe ata kanë dashur të vijnë?

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi, nuk duan ata se nuk varet dëshira e tyre fare. Sa herë ka qenë zv/kryeministrja e Shqipërisë? Asnjëherë.

Arlind Qori: Unë nuk e di kush është zv/kryeministrja e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Ti s’e di, por prit do rrimë këtu tani. Sa herë ka qenë ministri i Financave? Asnjëherë në tre vitet e fundit.

Arlind Qori: Po të pyesim publikun si e kanë emrin këta, asnjëri nuk e di!

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi si e kanë emrin. A po më thua për politikanë? Sa herë ka qenë nënkryetari apo Sekretari i Përgjithshëm i partisë? Asnjëherë në intervistë. Këtu te unë. Ata që janë. Pse ti thua unë jam ata nuk janë. Sa herë ka qenë kryetari i kuvendit në këtë studio në 8 vjetët e fundit? Asnjëherë. Sa herë ka qenë presidenti në këtë studio? Asnjëherë. Ti thua unë s’jam ftuar ndërkohë që unë po të them që gjithë kjo hierarki e këtij shteti, president, kryetare e kuvendit, kryeministri dhe kryetari i opozitës kanë qenë dy herë, në qoftë se e merr listën dhe e sheh aq sa ke qenë ti kanë qenë edhe këta të dy./Opinion

Etiketa: DebatFevziuperplasjeQorri

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Shndërruan apartamentin në ‘fole’ prostitucioni, në kërkim dy tutoret

Shndërruan apartamentin në ‘fole’ prostitucioni, në kërkim dy tutoret

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com