GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Debat për hir të debatit: A është sot e martë?

17:30 - 28/02/23
në Opinion
Kohë leximi: 6 min
A A
Ironia e Lutfi Dervishit: Shqipëria në vend numëro, ja vizioni i politikanëve tanë për 2030-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi – Mirë se erdhët sërish në programin tuaj në ekranin e së vërtetës dhe vetëm asaj. Jemi përsëri për të shtjelluar pyetjen që prej ditësh po mundon mediumet dhe po sfilit dritëpërçuesit tanë të emisioneve.

Në studio kemi përsëri gazetarë të njohur nga të dy kahët, politikanë nga të dy krahët, jurist nga të dy kahët, mjekë nga të dy kahët, teologë nga të dy kahët dhe konsipiracionistë po nga të dy kahët.
E nisim pa humbur kohë me pyetjen e madhe që shikoni në krye të ekranit: A është sot e martë?
Zoti A. Zh, ju keni një jetë që raportoni për aktivitetin e qeverisë i cili më konfirmoi pak para nisjes së emisionit se ke diçka eskluzive.
AZH: Kam ardhur në emission në besën tuaj që do flitet me gjuhën e arsyes dhe jo atë të spekulimit si herën e shkuar. Ju mund të thoni gjithë ditën se sot është e martë, mund të nxirrni para nesh kalendarë letre apo elektronik, mund të na tregoni orën tuaj të çartur, por burimet e mia të rezervuara nga qeveria më bëjnë me dije se Kryeministri ndërkohë që flasim ka nisur punën për ditën e mërkurë dhe sipas këtyre burimeve, absolutisht sot është e mërkurë.
Moderatori: Me siguri opozita ka një mendim tjetër…
O: Qesharakë keni qenë dhe qesharakë keni mbetur! Jo e mërkurë, por as e hënë nuk është sot! Nëse i referohemi burimeve të tuaja, sot është e shtunë ose e dielë. Madje po të jetë për këto burime që na referon, këto punë janë pak më të thella se për këtë qeveri 7 ditët e javës janë të diela.
Moderatori: Panelit tonë i është bashkuar edhe analisti L. R. Para se t’ju adresoj pyetjen, ju lutem mos ma relativizioni përgjigjen pasi e dua me PO ose JO. A është sot një ditë e martë?
L. R: Më pëlqen pyetja juaj dhe besoj se e kam një përgjigje të qartë e cila varet kryesisht nga fakti se për çfarë ne po flasim dhe kujt po i drejtoheni. Në këtë pikëpamje, përllogarisim orën nëse përgjigja do të vinte nga Lindja e Largët, p.sh Japonia, përgjigja do të ishte e mërkurë, sepse janë 7 orë para nesh, por nëse kjo pyetje do të merrte përgjigjen nga Perëndimi i largët, përgjigja do të ishte e Hënë. Kaq, shumë e thjeshtë dhe e panevojshme të komplikojmë përgjigjen.
Zonja A e opozitës: Po të jetë kështu, sipas kalendarit kinez, sot është viti i Miut. Këtu biem dakord, por në fakt duhet thënë se është viti i Ariut. Se sa i përket korrupsionit dhe abuzimeve ju nuk vidhni si miu, por si ariu!
Moderatori: Ju lutem mos e degjeneroni debatin. Po ju jurist zoti P. L, çfarë opinioni ndani për këtë çështje?
P: Nuk besoj se kjo çështje ka vlerë politike, por juridike dhe fatkeqësisht konstatoj se kemi dalë pak nga shinat e debatit juridik. Çështja nuk shtrohet nëse është e martë në këtë moment në një vend tjetër të botës. Pyetja është se a është e martë në Shqipëri? Unë e dëgjova edhe përfaqësuesin e qeverisë dhe atë të opozitës ku me thënë të drejtën nuk ka prova të mjaftueshme për t’u shprehur në këtë fazë të debatit.
Moderatori: Kësaj pyetje këtë herë kanë dashur t’i përgjigjen edhe mjekët. Ju duket normale ju si mjek që ne debatojmë sot nëse është apo jo e martë?
M. P: Siç e kam theksuar edhe gjatë pandemisë shëndeti qëndron mbi të gjitha. Më thoni ju lutem, a pyeti njeri gjatë pandemisë çfarë dite është sot? E rëndësishme është që të kujdesemi çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë, për turpin tonë, më falni për trupin tonë pasi dihet shkencërisht se kemi vetëm një vend për të jetuar. Ky vend është trupi ynë…
Moderatori: Dakord me shkencën, por këtu kemi edhe përfaqësues fetar që i dëgjojmë sidomos kur politikanët nuk merren vesh me njëri-tjetrin dhe e bëjnë çorbë vendin. Çfarë mendoni i nderuar për temën e ditës?
Z: Për mendimin tim, dita e javës nuk është një gjë që mund të cakohet nga ne njerëzit. Librat e shenjtë nuk përmendin në mënyrë specifike shtatë ditët e javës. E kush jemi ne, tek e fundit që të themi me siguri se çfarë dite është sot? Gjithësesi e marta është ditë tersi, ndaj sugjeroj që debatet të mos i shtrojmë për këtë ditë.
Moderatori: Jam krejt i sigurtë që përgjigjen më të saktë do të ma japë konspiracionisti. T. A.
T.A: E di çfarë po mendoja ndërkohë që po dëgjoja parafolësit? Shpikja e kalendarit është pjesë e një konspiracioni për të kontrolluar mendjet tona dhe për të na vënë në rresht. Iluminati do që të mendojmë se sot është e Martë, po a mund të më thotë njeri: pse qenka sot e martë? Pse na kanë thënë ne, që jemi me shumicë të besimit islam se e marta është ditë tersi? Na kanë bërë lëmsh. Rënia e Konstadinopojës ka ndodhur më 29 maj 1453 në një ditë të martë- thonë. Po kjo është bërë me qëllim. Ata që mbrojtën kryeqytetin e Bizantit për 53 ditë mund ta shtynin rezistencën edhe një ditë më shumë që të mos qëllonte e martë, por u dorëzuan qëllimisht ditën e martë që ne sot këtu, pas plot 570 vjetësh të diskutojmë këtë gjë për të mos u marrë me ata që kontrollojnë fijet e botës.
Moderatori: Meqë sot nuk u morëm dot vesh nëse është e martë apo jo, këtë temë interesante me të njëjtët të ftuar do ta zhvillojmë, si sot një javë.
Të dashur miq, takohemi të martën tjetër!
Etiketa: DebatLutfi Dervishi

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Tërmet në Vorë, lëkundjet ndihen nga banorët e zonës

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Turqi, panik mes qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com