GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debate dhe tension në mbledhjen e KLP-së, demokrati: Këtij parlamenti duhet t’i vijë turp që…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debate dhe tension në mbledhjen e KLP-së, demokrati: Këtij parlamenti duhet t’i vijë turp që…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përzgjedhja e kandidaturave për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit ka përplasur sot në Komisionin për Çështjet Ligjore mazhorancën dhe opozitën, lidhur me atë se kush prej qeverive në pushtet ka bërë më shumë për shtresën e ish të përndjekurve.

Deputetët e PD-së në komision kanë kërkuar që kandidaturat të vijnë pikërisht nga kjo shtresë, që sipas tyre “janë të interesuar për tiu hapur dosjet dhe jo për t’i varrosur, siç do mazhoranca”.

Enkelejd Alibeaj: Atë pjesë të anëtarësisë së autoritetit të dosjes sipas traditës e kësaj radhe do duhet t’ja kishit lënë opozitës në dorë për ta përcaktuar, që puna e këtij autoriteti të jetë e padiskutueshme, nuk e keni bërë.

E kuptoj nxitimin e shpejtësinë me të cilin po veproni. Nuk më bën çudi. Do ishte e ndershme në funksion të mbështetjes që i jepet autoritetit të dosjeve për ta bërë këtë ndarje.

Do ishte e logjikshme e një lloj reflektimi për të mbështetur atë autoritet që të paktën  që ajo pjesë që vjen nga të përndjekurit politikë të kishte ajo të drejtën për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në këtë autoritet. Viktimat e atij sistemi e kanë të drejtën morale e ligjore që të jenë ata të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre në këtë institucion.

Nuk e keni bërë, ftesë e kam ju thashë mos bini pre e frymës që ju ka kapluar që për çdo gjë doni ta merrni, ta merrni, e keni forcën e kartonit e di dhe këtë. T’i japim të përndjekurve politikë atë që u takon së paku, jë kënaqësi shpirtërore të njohin kush kanë qenë persekutorët e tyre të djeshëm.

Drejtuesi i komisionit të Ligjeve, Eduard Ndreca: Gjithë ky proces që kërkuar sot ka kaluar sot shqyrtojmë kandidatët që kanë marrë mbështetje nga 28 deputetë, diskutimet politike duhet të ishin bërë, dhe ju e shikoni se ne kemi bërë më shumë se sa keni bërë ju për të përndjekurit. E kemi treguar me fakte mos i hyjmë më këtij debati se është bërë e stërbërë dhe ju e dini e vetë këtë.

Oerd Bylykbashi: Së paku e di që ju nuk do e bëni, mendoj që të gjitha kandidaturat duhet të vinin qartazi nga shtresa e atyre që u persekutuan,  se do ishte respektim i vuajtjeve dhe nevojë therëse që ka sot shoqëria Shqiptare për tu ndarë nga një e shkuar kriminale, se jo të gjithë ishin kriminel.

Të gjithë dhe ai kryeministri duhet të ishte i tillë të përzgjidhte përtej interesit të tij politik dikë që vjen nga një shtresë që ka qëllimin për të nxjerrë, se ky nuk është autoriteti që duhet të varrosë dosjet, ky nuk mund të jetë autoriteti për mos informimin për dosjet e sigurimit se mekanizmi që do prodhoni ju është pikërisht ai, do vendosni mazhorancën që atje të mos ndodhë asgjë. E ju lutem mos e thoni prapë atë gjë që ju paskeni bërë më shumë.

Këtij parlamenti duhet t’i vijë turp që akoma nuk ka bërë atë që duhet të bëjë, qëllimi i këtij institucioni nuk është si të mbyllen dosjet por si të hapen deri në fund.

Ju lutem t’ja kursejmë dhe një herë atë fjalë që thatë pak më parë uroj të nuk do replikoni, por në këtë proces synimi jonë të jetë që maksimumi i  kandidatëve që do miratohen të vijnë nga ajo shtresë që ta nxjerrin të vërtetën realisht e jo ta kycin dhe për një mandat tjetër deri sa askush mos të kujtohet më.

 

Etiketa: Eduard NdrecaEnkelejd AlibeajOerd Bylykbashi

Lajme të lidhura

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht
Breaking Views

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria
Breaking Views

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26
OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën
Breaking Views

OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën

21:32 - 02/10/26
Para
Adrola Dushi rrëfehet si asnjëherë më parë, tradhtia dhe planet për të ardhmen (FOTO)

Adrola Dushi s’njeh kufi, ja ku është shfaqur këtë herë (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com