GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debate mes përfaqësuesit të LSI dhe atij të PS në mbledhjen e KAS

09:02 - 17/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debate mes përfaqësuesit të LSI dhe atij të PS në mbledhjen e KAS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KAS sapo ka hapur 24 kutitë për qarkun e Beratit  ku do të merren materialet zgjedhore: procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Dhe pas inspektimit të tyre do të vendoset nëse ka nevojë për rinumërim votash. Por teksa ndodhte kjo procedurë, mes përfaqësuesit të LSI dhe atij të PS ka ndodhur një debat.

Debati:

Përfaqësuesi i LSI: Kur është mbyllur valixhja në qendrën e votimit, a janë hapur në KZAZ?

Përfaqësuesi i PS: Jo.

Përfaqësuesi i LSI: Prandaj lind dyshimi ynë në lidhje me numrin e votuesve që kanë qenë në atë qendër votimi ku s’ka pasur, një raport PEI dhe valixhja qenka hapur me iniciativë të KQZ në kuadër të kryqëzimit të të dhënave që është një kërkesë e kodit.

Përfaqësuesi i PS: Mbaroi procesi i votimit, përgatitet procesverbali dhe printohet raporti e mbyllet nga pajisja PEI, këto procesverbale nënshkruhen nga anëtarët e Komisionit të Qendrës së Votimit dhe si rregull duhet të futen tek kutia e materialeve zgjedhore.

Kryetari i KAS: Pra kemi një lapsus në disa raste?

Përfaqësuesi i LSI: Sipas pretendimit tonë është qëllimshmëri sepse ka penguar procesin e mëtejshëm të evidencave të QV përkatëse në lidhje me numrin e zgjedhësve që kanë qenë në ato QV.

Përfaqësuesi i PS: Është e drejta juaj ta keni si të doni, por kemi mijëra operatorë të trajnuar për pak ditë, që atë raport të firmosur e kanë vendosur në një kuti tjetër.

Përfaqësuesi i LSI: Është evidentuar fakti që në disa QV nuk ekziston regjistri me regjistrime, si qenka lapsus, kush ka votuar në këto Qendra Votimi?

Përfaqësuesi i PS: Të thuash nuk ekziston se nuk e gjen në një kuti po në tjetrën, kjo nuk përbën problem. Ta lëmë procesin të eci normalisht. Do të sugjeroja të mos fillojmë që në fillim të procesit të nxjerrim pretendime.

Përfaqësuesi i LSI: Ne duam sipas kërkesës, që për të gjitha qendrat të na jepet materiali nga anëtarët, të kemi kohën e nevojshme për të parë kryqëzimet me të dhënat që ne kemi.

Përfaqësuesi i PS: Konfirmohet që ndodhen të treja dokumentet. Nëse do konfirmohet kjo gjë, ju ose kërkoni origjinalin ta shikoni, por nëse mungojnë dokumentet të merren kutitë dhe të hetohen më imtësisht. Pra nëse konfirmohet nga administrata që dokumentet ndodhen në dosje, ju si KAS i shqyrtoni, ne jemi për t’i parë provat, sepse për t’i këqyrur do e bëni ju.

Përfaqësuesi i LSI: Bërja e disa fotokopjeve nuk mund të cënojë një proces. Nëse disa kopje cënojnë procesin…

Etiketa: KAS

Lajme të lidhura

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër
Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Para
Si i ka mbrojtur “Direktiva për mbrojtjen e të dhënave” fëmijet nga rrjetet sociale?

Si i ka mbrojtur "Direktiva për mbrojtjen e të dhënave" fëmijet nga rrjetet sociale?

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com