GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Debate në Këshillin e Legjislacionit: PD akuzon Peleshin për njëanshmëri, kërkon shkarkimin. PS: Ndalni kaosin

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Debate në Këshillin e Legjislacionit: PD akuzon Peleshin për njëanshmëri, kërkon shkarkimin. PS: Ndalni kaosin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Legjislacionit u mblodh ditën e sotme për prezantimin e raportit për shqyrtimin e kërkesës së një deputetëve të Partisë Demokratike, për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshit.

Në mbledhjen e kryesuar nga socialistja Aurora Bylykbashi, demokratët akuzuan drepërdrejtë Peleshin për njëanshmëri në kryerjen e detyrës së kryetarit të Kuvendit.

Ata thanë se që në seancat e para të Parlamentit, Peleshi ka favorizuar mazhorancën, duke mos i ndëshkuar deputetët në rastet e shkeljes së rregullores nga ana e tyre.

Por, sipas opozitës parlamentare, një standard tjetër është mbajtur për ta.

“Kanë qenë 3 ose 4 nga njëri grup dhe po aq nga ana tjetër. Nga ana juaj ishte dhe kryeministri, që njerëzit i përmendi babën njërit, mirë që e njeh babën si institit. Kryetari i Kuvendit duhet të merrte masa për të gjithë. Ajo ideja që do të thoni që PD do kaos, jo, s’e di pse, nuk është e vërtetë”,- tha deputeti Arjan Ndoja.

“Unë nuk shoh që kaosi erdhi prej opozitës, sepse ashtu siç zoti Ndoja e përmendi, po t’i referoheshit nenit 76 të Kushtetutës, kryetari i Kuvendit duhet të jetë i paanshëm në momentin që merr drejtimin e Kuvendit”,- u shpreh deputeti  Gjin Gjoni .

Nga ana tjetër, deputetët socialistë mohuan pretendimet e opozitës, duke shtuar se kryeparlamentari Peleshi nuk mund të tolerojë kaosin në Kuvend. Ndërsa në rastin kur ai kaloi në votim pa u bërë diskutimi për programin e qeverisë,  PS thotë se kreu i Kuvendit ka detyrimin të gjejë mekanizmin zhbllokues për të çuar deri në fund votimin.

“Unë mendoj se kaosi mohon problemet e qytetarëve. Unë jam me parimin që deputeti të flasë ç’të dojë në parlament, për sa kohë nuk shkel dinjitetin e tjetrit. Kur shumica e opozitës prishte rendin në sallë, kryetari i Kuvendit detyrohej të merrte masa”,- tha deputeti socialist Damian Gjiknuri .

Raportet e dy palëve nuk u miratuan në Këshillin e Legjislacionit, pasi PD kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me argumentet e socialistëve, ndaj para se të shkohet në seancën plenare për të votuar apo jo shkarkimi i Peleshit, Legjislacioni do të mblidhet sërish.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën
Aktualitet

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26
Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet
Aktualitet

Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

10:49 - 22/10/26
Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë
Aktualitet

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26
Para
Çekia shkarkon trajnerin pas humbjes turpëruese ndaj Ishujve Faroe

Çekia shkarkon trajnerin pas humbjes turpëruese ndaj Ishujve Faroe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën
Aktualitet

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26

Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalë...

Lexo më shumë
Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

10:49 - 22/10/26
Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26
Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

10:30 - 22/10/26
Prindërit denoncojnë kushtet në shkollën 9-vjeçare në Yzberisht: Rrezik për nxënësit nga amortizimi i godinës

Prindërit denoncojnë kushtet në shkollën 9-vjeçare në Yzberisht: Rrezik për nxënësit nga amortizimi i godinës

10:13 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com