GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debate tek ‘Ekonomia’, Braçe përplaset me Klosin: Hotelet me 5 yje përjashtohen nga taksat

11:37 - 22/01/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debate tek ‘Ekonomia’, Braçe përplaset me Klosin: Hotelet me 5 yje përjashtohen nga taksat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debate janë regjistruar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë mes dy deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Blendi Klosi. Në mbledhje po diskutohet projektligji i depozituar i Klosit, ku kërkohet që hotelet me 4 dhe 5 yje të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat korporative për një periudhë 10 vjeçare.

Deputeti Braçe i është drejtuar Klosit se ky i fundit duhet të vendosë në pozicion listën e subjekteve që kanë përfituar nga kjo masë favorizuese. Ndërkohë Klosi i është përgjigjur se  favorizim kanë ato hotele që janë të ngjashme me Bashkimin Evropian. Braçe i përgjigjet se sipas tij ky është favor fiskal dhe ka nevojë për transparencë.

Braçe: Dua të na vini në dispozicion, sot, se është bërë e vazhdueshme që bëjmë kërkesë në komision dhe na vijnë pasi miratohet ligji në parlament, sa subjekte kanë përfituar nga kjo masë favorizuese, apo ky privilegj, nëse është lista ta kemi, ju thatë se po zhvillohen jo në zona urbane. Nga e gjitha çfarë është thënë në media, pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në Tiranë dhe në rast se mund të më ndihmon në listë, nëse ka një të tillë në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Divjakë, Golem, Darëzezë, Vlorë brenda, Palasë, a janë 11, nëse janë 11 e përfshin të gjithë vijën ku bëhet turizëm, në Dhërmi, livadh, Ksamil, Sarandë. Sa është fitimi i deklaruar i tyre që kanë operuar gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë, sa kanë deklaruar si fitim, që ne e kemi përjashtuar nga pjesa e tatimit, ky fitimi i deklaruar ça është bërë më pas, është riinvestuar apo akumuluar si pasuri e operatorëve apo më keq, riinvestuar jashtë këtij vendi, sa projekteve në janë proces, janë në punë e sipër. Çfarë përfitimesh kemi ne për hotelet me katër dhe pesë yje? Privilegje kemi? Ky është i vetëm apo ka edhe të tjerë.

Klosi: Ka shumë.

Braçe: Ka shumë, Po pse s’na i thoni? Dua të di kur janë bërë këto lehtësira fiskale. A vjen ky propozim me strategjinë e të ardhurave që ju keni miratuar dhe bërë publike, FMN është një nga argumentet që duhet vlerësuar, pyetur. Kanë ata FMN dhe Banka e Shqipërisë ndonjë opinion?

Klosi: Kush janë projektet që kanë, apo do me lejoni që t’i përgjigjem tabakut dhe Spahos. Duke ndarë të dyja kategoritë, teknike dhe politike, të gjithë këtu jemi në politikë në shërbim të qytetarëve. Status me 5 yje e kanë ato hotele që janë të ngjashme me Bashkimin Evropian apo botë, që të quhesh brand, kanë 3 të ngjashme në BE apo 7 në botë. Një investitor që lidh një marrëveshje me një brand nuk është lejuar të bëjë investime sipas dëshirës, janë hotele me 100 dhoma minimalisht, nuk është e gjithë industria, kështu e kemi ndërtuar, lokomotiva që tërheq të gjithë sektorin e turizmit, më vjen keq që e kuptoni se ku është ndryshimi, gjithë Rajoni e ka këtë.

Braçe: Rrotullojeni si të doni, është favor fiskal dhe ka nevojë për transparencë.

Etiketa: DEBATEekonomiahoteleKlosi

Lajme të lidhura

Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime
Aktualitet

Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

13:30 - 31/01/26
Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon
Aktualitet

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Para
U zhduk në mënyrë të mistershme, gjendet i mbytur në Lumin e Shalës babai i tre fëmijëve

U zhduk në mënyrë të mistershme, gjendet i mbytur në Lumin e Shalës babai i tre fëmijëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit...

Lexo më shumë
Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

Pas vizitës në Strasburg, reagon Berisha: Lajmet për ndërprerjen e fjalës janë trillime

13:30 - 31/01/26
Berisha: Balluku e kërcënoi hapur Ramën se do e marrë me vete në qoftë se ai e lëshon

Skandali në drejtësi/ PD denoncon KLGJ-në, gjyqtarja e dënuar vazhdon punën në Gjykatën e Posaçme

13:15 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend

12:59 - 31/01/26
Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

Shkurti nis me mot ekstrem, rrezik për përmbytje dhe erëra shkatërruese

12:45 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com