GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

PS-PD i kthejnë komisionet në arenë akuzash, batutat mes tyre

15:40 - 02/11/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PS-PD i kthejnë komisionet në arenë akuzash, batutat mes tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhjet e sotme të Komisioneve janë shoqëruar me debate mes përfaqësues të PS dhe PD. Këtë të martë u mblodhën tre Komisione, ai i Ekonomisë dhe Financave, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni Hetimor për Inceneratorët.

Në Komisionin e Financave ka qenë e pranishme dhe ministrja Delina Ibrahimaj, e cila ka prezantuar paketën fiskale për vitin 2022. Ibrahimaj tha në fjalën e saj se do të ketë një reduktim të TVSH-së për imputet bujqësore, ndërsa shtoi se 1 miliard lekë do të jenë garanci sovrane për fermerët. Votimi për paketën shkaktoi debate ku zv.kryeministri Erion Braçe është përplasur me deputetin demokrat Edmond Spaho.

Në Komisonin e Ligjeve u diskutua për ligjin e Bashkëqeverisjes që PD e cilësoi si propagandë dhe të padobishëm.

“Nëse keni ngut ta miratoni, respektoni Rregulloren. Nuk po tentojmë të ndryshoni votën. Duhet të na jepni të drejtën për të folur. S’keni ndërmend të bëni asgjë më shumë sesa propaganda. Kjo është tallje me ligjin e koncept. Amendament, neni 4 të shfuqizohet, arsyeja sepse është i padobishëm. E para në pikën 1 që thoni grup interesi që mbron interesin e një grupi. Kjo është e njëjta gjë. Kjo do të thotë që po krijoni konfuzion në legjislacion, që është i padobishëm, por jep impakt dhe në ligjet e tjera. I kam lexuar edhe komentet tuaja. Është e pa denjë, që ministrja të vijë e të thotë që kam hequr dorë nga ligji që kam miratuar. Duhet hequr i gjithë neni sepse është pa sens”, tha Alibeaj.

I fundit ka qenë Komisioni Hetimor për Inceneratorët, ku nuk munguan as këtu tonet e larta të zërit. Me shumicë votash, u zgjodh sekretare deputetja e PS, Antoneta Dhima. Ndërkohë që, kryetarja e  Komisionit, Jorida Tabaku dhe nënkryetarja Ermonela Felaj replikuan mes tyre.

Kjo e fundit, kërkoi që të gjithë së bashku të ndjekin nga afër inceneratorët dhe të shikojnë se si zhvillohet puna me to. Nga ana tjetër, kryetarja Tabaku, nënvizoi se nuk ka si qëllim që Komisioni të kthehet në zyrë propagande për këtë industri.

Ermonela Felaj: Duhet të kuptojmë pse iu futëm strategjisë së landfillëve dhe inceneratorëve. Landfillet janë shfaqur më herët në kohë. Nëse duhet të kuptojmë se ça ndodh në Shqipëri duhet të shkojmë edhe në vendin ku këto inceneratorë janë ngritur dhe të shohim se çfarë ndodh aty. Nëse duam që kjo të funksionojë, nuk duhet të pengojmë njëri-tjetrin, duke i qëndruar objektit të veprimtarisë.

Jorida Tabaku: Kemi bërë kërkesë për ngritjen e këtij komisioni. Jemi të gatshëm të shohim edhe elementët që ne shohim dhe gjykojmë, por ta harrojmë që ky komision do të kthehet në zyrë propagande. Nuk do të jemi zyrë PR për këtë tematikë.

Ermonela Felaj: Nuk është nevoja që ju moralin tuaj të punës të na impononi ne. Të gjithë duhet të përshtatemi sipas kodit të etikës që ka ky parlament. Ne do të shohim inceneratorin e Elbasanit, e Durrësit. Porto Romano është mbyllur dhe ne do e shohim, edhe atë të Tiranës dhe të Fierit, do e shohim çfarë ndodh. Ju nuk mund të thoni se nuk ka përfunduar puna, kur procedurat janë kryer. Puna e këtij komisioni kjo është. Fjalën e mora sepse më takonte.

Ngritja e një Komisioni Hetimor për inceneratoret, ka qenë një ndër kërkesat e PD, pas atij për zgjedhjet e 25 prillit dhe çështjes Beccheti.

Etiketa: DEBATEkomisioneKryesore1PDPS

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Para
Aktori i njohur rezulton me COVID pak para premierës së filmit të ri

Aktori i njohur rezulton me COVID pak para premierës së filmit të ri

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com