Saimir Korreshi, deputet i PD-së, dhe Erion Braçe, ligjënës i PS-së, janë përfshirë në replika mes tyre, gjatë seancës parlamentare, ku është diskutuar mbi problemet që po përballen fermerët, veçanërisht mungesën e mbështetjes nga Qeveria.
E ndërsa Korreshi ka vënë theksin në atë se fermerët nuk po arrijnë të mbulojnë edhe kostot, ndërsa depot e grurit janë plot, për shkak se çmimi është nën vlerën reale, Braçe tha se në Lushnje ka demokratë që “janë më shumë socialistë se demokratë se kanë përfituar me shumë se socialistët në Lushnje.
Korreshi është përgjigjur duke kërkuar listën e këtyre të fundit, me Braçen që është përgjigjur se deputeti demokrat është “i pari”.
Debati nisi pasi deputeti demokrat ka ironizuar Braçen lidhur me ca pamje nga vreshtat e Lushnjes, duke u shprehur se nuk mund të zgjidhen problemet duke publikuar selfie.
“Selfiet e këtyre ditëve kanë qenë shumë të ndjeshme për fermerët e Lushnjes, por mirë do të ishte të mos kishin shkuar vetëm këta të PS-së, por të kishin dalë edhe këta të anëve tona (demokratët).
S’ka vetëm PS këtu. Ka 3 ditë që fermerët e shkretë dalin në arë vetëm për të bërë selfie, jo mo se nuk vaditet toka. Ata ngelen me telefon në dorë. Tani o na tregoni se si ecën situata me selfiet, se për ndryshe nuk kemi terezi kështu. Së pari u uroj suksese në detyrën e vështirë të ministrisë së Bujqësisë. Së pari gruri është në magazinë sepse duhet të pyesini sa është kuintali i grurit. Iku druri erdhi misri, po njëlloj. Po pyesin nga Lushnja ore kush i mori këto subvensionet? 25 vite ka komuna e Dushkut pa u vaditur.
Pyetini njerëzit se çfarë do të thonë. E pra kjo është situata. Lushnja gjithë ky vend bujqësor, nuk ka një laborator por duhet të shkojmë në Krujë për të bërë analizat e tokës. Verifikojini njëherë pse u ndalë tollonat e nafëts dy ditë para zgjedhjeve. Ka një kallëzim nga unë personalisht për këtë në Prokurorinë e Lushnjes. Është ndarë pikërisht nga mbështetës të Partisë Socialiste që nuk kanë asnjë lidhje me bujqësinë. Verifikojini pse ajo shumë 400 mijë lëkë të vjetëra për hektarë serë nuk janë marrë nga fermerët, por u dhanë vetëm 186 mijë lekë. Nuk e dija se deri dje gjithçka zgjidhej me selfie, por bujqësia është në ditën e saj më të zezë. Doni të dini se si është vërtetë bujqësia, ejani dhe jua tregoj unë”, tha Korreshi.
Dhe deklaratat e Korreshit kanë sjellë edhe reagimin e Erion Braçes.
Debati
Korreshi: Më trego ku janë produktet bujqësore!
Braçe: Të tregoj edhe ndonjë gjë tjetër ty unë! Në këtë sallë ka edhe demokratë që janë më shumë socialistë se demokratë se kanë përfituar me shumë se socialistët atje në Lushnje.
Korreshi: Më trego listën.
Braçe: Do listën? Ti je i pari për shembull. Ajo që desha të thosha ka të bëjë me faktin se fenomenet natyrore nuk varen nga qeveria. Bie shi apo breshër sot nuk ka lidhje me ministrat apo kryeministrin. Detyra e qeverisë është të adresojë ndryshimet klimatike. Kur njëri këtu merrte shalqirin dhe i fuste kastravecin brenda unë flisja për ndryshimet klimatike. Nëse në këtë sallë ka akoma njerëz që mendojnë se ky ishte vit i keq bujqësor nuk i ndihmoj dot. Kujt nuk i ka pëlqyer shalqiri, pastaj rrushi e domatet le të presë sezonin e preshit se është shumë afër.
Korreshi: E para unë nuk tu referova përveç inputeve bujqësore. Meqë je deputet i Divjakës dil edhe nga këneta e Karavastasë se ka 12 vite që rruhen lekët. Le të verifikohet nga ministrja kush janë ata që kanë marrë naftë dhe kush jo. Unë këtë po them. Pse iku ministrja e bujqësisë nuk jam për preshin e sallatorin.
Discussion about this post