GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Debati/ Fuga kërkoi transparencë për fondet, Gjinushi: Budallallëqe, ditën e mirë!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati/ Fuga kërkoi transparencë për fondet, Gjinushi: Budallallëqe, ditën e mirë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga ka denoncuar në mbledhjen e Asamblesë së Akademisë së Shkencave mbifaturimet në projektet që realizohen nga ky institucion. Fuga tha se kishte vërejtje serioze mbi disa projekte, duke sugjeruar se ato ishin të mbifaturuara dhe se ishte i gatshëm të hartonte një raport për këtë çështje.

“Për disa projekte po të doni ju bëj një raport, ku disa projekte janë të mbifaturuara për mendimin tim, këto janë vërejtjet e mia,” deklaroi ai, duke shprehur shqetësim për mënyrën e menaxhimit të fondeve dhe mungesën e transparencës.

Por si gjithmonë, kur dikush kërkon transparencë, përgjigja është e njëjta: “Shashka! Broçkulla! Budallallëqe!” ishin fjalët e Skënder Gjinushit, sot kryetar i Akademisë së Shkencave, që tregoi se nuk ka lidhje as me etikën, as shkencën, as me akademinë. Një institucion që supozohet të jetë tempulli i mendimit të lirë drejtohet sot nga një ish-kryetar partie të vdekur, që u riciklua nga Edi Rama dhe Tom Doshi.

“Po thuaje një emër!” – dëgjohet ai t’i thërrasë Artan Fugës, sikur të ishte në ndonjë birucë hetuesie.

Gjinushi, i cili e quajti Fugën “filozof” dhe “njeri që flet kot”, nuk dha asnjë shpjegim, duke treguar gjithashtu një mungesë të plotë respekti për etikën e diskutimit.

Pjesë nga debati mes tyre në mbledhje:

Fuga: Sot shkenca nuk matet se ç’kërkon si buxhet por çfarë jep dhe si kontribut shoqëror dhe prurje të matshme. Këtu kemi vetëm çfarë harxhojmë dhe çfarë duam. Mendoj se nuk kemi akses në detajet që jepen për projektet dhe më duket e tepërt që qoftë dhe njeriu më I nderuar nga brenda një viti të ketë 7 projekte a 10 projekte me mijëra euro. Po si i realizon?

Gjinushi: Po kush? Po nuk flitet kështu po flet për kolegët. Cili?

Fuga: Ma lë të mbaroj

Gjinushi: Cili

Fuga: Unë këtu nuk do përmend emra

Gjinushi: Vërejtjet bëhen konkrete dhe jo teorira. Megjithatë bëj teorinë dhe do marrës përgjigje

Fuga: Për disa projekte po të doni ju bëj një raport, ku disa projekte janë të mbifaturuara për mendimin tim, Këto janë vërejtjet e mia

Gjinushi: Thuaje njërin, thuaje pra. Thuaje pra se derisa po e thua. Mos hidh shashka këtu.

Fuga: Ju lutem ruani etikën

Gjinushi: Jo jo, shashkat janë shkelja më e rëndë e etikës

Fuga: Ruani etikën. Më lini të flas. Nuk e di në shqip fjalën shashka, po ma shpjeguat

Gjinushi: Shashka janë broçkullat

Fuga: Aha… Po broçkullat çfarë janë?

Gjinushi: Diskursi yt i zakonshëm

Fuga: Po unë kush jam

Gjinushi: Ai që të njohin të gjithë

Fuga: Ju faleminderit z.kryetar. Kjo është etika

Gjinushi: Ti nuk del për të diskutuar por për të filozufuar. Në mënyrë të çuditshme bën sikur ngre probleme dhe s’je në gjendje të thuash kush është problem.

Fuga: Faleminderit për kritikën tuaj

Gjinushi: Etika më e keqe është kur flet kot

Fuga: Për ju ata që hedhin kritika janë armiq

Gjinushi: Këto që the nuk janë Kritika, vetëm tregojnë sesa i saktë është raporti

Fuga: Po mirë dakord, a do e them mendimin tim

Gjinushi: Ke akoma mendim?

Fuga: Unë mendoj se kam por mendimi i mendimit nuk është mendimi juaj

Gjinushi: Mendimi i mendimit është budallëk

Fuga: Faleminderit, unë nuk hy në atë etikë

Gjinushi: Tani thuaj dhe një shashkë të fundit

Fuga: Çfarë është shashka?

Gjinushi: Po ti je filozof, nuk di shashkën ti?

Fuga: Jo. Ta mbaroj. Nëse kryesia do një raport nga unë unë jam gati ta bëj dhe ta qarkulloj. Faleminderit.

Gjinushi: Ditën e mirë!

Etiketa: Artan FugaSkender Gjiknushi

Lajme të lidhura

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit
Aktualitet

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë
KRYESORE

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
Para
Shpërthim pranë një pallati në Orikum

Kërcënoi drejtoreshën e shkollës, arrestohet adoleshenti në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit
Aktualitet

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26

Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së...

Lexo më shumë
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26
SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com