GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Debati i pagave, rritja që mund të kthehet në bumerang

07:40 - 22/04/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati i pagave, rritja që mund të kthehet në bumerang
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngutja e qeverisë për të aplikuar rritjen e munguar të pagave gjatë 10 viteve të fundit në administratën publike, vetëm në dy vite, rrezikon të kthehet në bumerang për të gjithë ekonominë.

Projekti i Kryeministrit Edi Rama për të çuar pagën mesatare mujore bruto në sektorin publik në 900 euro deri më 2024, nga rreth 650 euro që është aktualisht, më shumë se një ekuacion mbi kostot buxhetore rrezikon të rrisë më tej presionet mbi inflacionin, papunësinë, barrën fiskale për popullatën e gjerë, borxhin publik dhe humbjen e konkurrueshmërisë, lajmërojnë ekspertët e ekonomisë dhe të tregut të punës, në kushtet kur vlera e prodhimit mbetet e njëjtë.

Në tremujorin e fundit të vitit 2022, paga mesatare në sektorin shtetëror arriti në 74,450 lekë (636 euro), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Sipas planit të qeverisë, ky tregues arrin në 900 euro në vitin 2024, me rritje 41%.

Nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2022, pagat reale në sektorin shtetëror janë rritur rreth 20%, teksa plani i ri synon të aplikojë zgjerim me nga 20% për dy vitet në vijim 2022 dhe 2023. Qeveria planifikon që, nëpërmjet pagave të administratës publike (84 mijë punonjës) të ushtrojë presion edhe për sektorin privat.

“Me rritjen që ne kemi bërë, paga mesatare në sektorin publik do të shkojë në 900 euro. Kjo është një arritje shumë e madhe, por duhet të shoqërohet edhe nga ecja me të njëjtin ritëm të kompanive private”, – tha kryeministri Edi Rama, në një vizitë që zhvilloi në një nga fabrikat e fasonit në kryeqytet.

Në kushtet kur popullsia e vendit po pakësohet dhe po plaket nga ritmet e larta të emigracionit dhe rënia e lindjeve, rritja e pagave po vlerësohet si mjeti i vetëm dhe më i shpejtë për të shpëtuar vendin nga braktisja.

Bizneset dhe ekspertët e ekonomisë e pranojnë se ka vend për përmirësim në disa sektorë dhe kategori biznesesh të mëdha, por rritja me ritme të larta në një periudhë të shkurtër do të jetë e papërballueshme për disa kategori dhe sidomos bizneset e vogla.

Ndërsa biznesi i mesëm natyrisht do ta ketë shumë vështirë për të qenë konkurrues dhe të tërheqë punonjës. Bizneset e mesme të konsoliduara do t’ia dalin, ndërsa të tjerat do ta kenë shumë vështirë të rriten më tej.

“Rritja e fortë e pagave të administratës publike, e përqendruar në dy vjet, në një kohë që në dhjetë vjet nuk ka pasur as indeksim, do të zhbalancojë disa tregues të rëndësishëm, të tillë si inflacioni, shtimi i barrës fiskale dhe reduktimi i shërbimeve publike:, tha Sherefedin Shehu, ish-zv.ministër i Financave, tani konsulent i pavarur.

“Rritjet e sforcuara të pagave për të rritur kërkesën në treg, kur fuqia prodhuese e ekonomisë dhe produktiviteti nuk i përgjigjen këtij ritmi do të çojë në mënyrë të pashmangshme në përshpejtim të inflacionit”, thotë Elvin Meka, dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Biznesit dhe Zhvillimit në Universitetin Europian të Tiranës.

Sipas tij, rritja reale e pagave sigurohet me një zgjerim i ekonomisë mbi 5-6% dhe kur produktiviteti i saj përmirësohet qëndrueshëm./Monitor

Etiketa: bumerangpaga

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës ulet në nivele rekord në bursë, Bordi i Transparencës ende asnjë reagim
Aktualitet

Pas ndërhyrjes së Bordit të Transparencës, ankohen importuesit: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës

12:51 - 27/03/26
Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime
Aktualitet

Shtrenjtimi i produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Do monitorojmë, por nuk ndërhyjmë dot në çmime

11:52 - 27/03/26
“Megaskandali”/ Investigimi i deputetit të PD: Dyfishohet numri i makinave, bie sasia e karburantit të importuar
Aktualitet

Çmimet e larta të karburanteve/ Konfindustria i kërkon qeverisë: Ulni barrën fiskale dhe taksat vjetore të makinave

10:05 - 27/03/26
Para
Lufta në Ukrainë, Medvedev: Rusia do arrijë deri në Poloni

Medvedev shpërthen kundër Britanisë: Mbeten armiq të përjetshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin
Aktualitet

Foto nga gjyqi i vrasësit të Nikulajt/ Daily Mail: U pagua 1 milion euro për ekzekutimin

16:46 - 27/03/26

Daily Mail ka publikuar fotot në sallën e gjyqit të vrasësit me pagesë të biznesmenit Ardian Nikuljat, Ruben Saraiva, i...

Lexo më shumë
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës, prej 8 vitesh rrezikonin jetën e qytetarëve të zonës

Nis shkatërrimi i shkëmbinjve në malin e Torovicës, prej 8 vitesh rrezikonin jetën e qytetarëve të zonës

15:46 - 27/03/26
Berisha: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës

Berisha: Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës

15:28 - 27/03/26
Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit

Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit

15:10 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com