GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Debati në PD, Shehi refuzon të mbajë anë: As Berisha se mund dot Ramën

15:10 - 26/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati në PD, Shehi refuzon të mbajë anë: As Berisha se mund dot Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar në ABC debatin e një dite më parë në Komisionin e Ekonomisë me socialistin Eduart Shalsi. Shehi tha se ajo që ndodh është absurde pasi sipas tij pala tjetër mburret për borxhin e marrë.  Në lidhje me debatin e brendshëm në PD, ai u shpreh se nuk mbështet as Bashën dhe as Berishën.

“Këtu vijnë me marrë para borxh dhe mburren. Vetëm ne mburremi që kemi marrë borxh që do i shlyejnë fëmijët tanë. Si ata që janë me Bashën, dhe ata që janë me Berishën, si ata njerëz si puna ime që nuk janë as me Bashën as me Berishën, kemi një të përbashkët që nuk jemi dakord me këtë qeveri.

Ideja e ndarjes, pse nuk jeni homogjenë. Ne nuk po bashkohemi rreth kauzës. Ne jemi bashkuar mbas kryetarit. Këto janë kauzat që po flasim ne. Rreth këtyre kauzave ne jemi të bashkuar. Ne na ndakan kryetarët. Le t’i lëmë menjëanë kryetarët. Nuk jam me asnjërin. E kanë bërë ciklin e vet. Janë konsumuar. Liderët bëhen rrugës. Le të bëhen 5-6 vetë. Fillojnë primaret që sot për ata që do bëhen kryetarë bashkie nesër. Liderët lokalë mund të bëhen liderë nacionalë. Çfarë është kjo formulë që të gjejmë liderin dhe pastaj të gjejmë votuesin”, tha Shehi.

Ai deklaroi se ka ardhur koha për një reflektim të madh që të gjithë të reflektojnë gabimet e tyre gjatë kësaj periudhe.  Ai tha se ndonëse Berisha mund të ketë synime për t’u kthyer në PD, kjo nuk do të ishte e mjaftueshme për të mposhtur Ramën duke nënvizuar se duhet që opozita të dalë përtej Partisë Demokratike.

“Një pjesë e atyre që po bëjnë betejën sot, mburren. Ne na duhet qytetari që voton. Ai është rralluar. Unë nuk jam nga ata aleatët as qorr, as besnik. Jam i vjetër në politikë. Jam njeriu kritik që nuk ka besuar ndonjëherë që fluturon. Ka ardhur koha për reflektim të madh. Debati nuk vlen shumë sepse po rrëshqet në teza që nuk janë politike. Duhet të interpretojmë gabimet tona gjatë kësaj periudhe. Ne nuk po merremi pse dolëm nga parlamenti dhe kush qenë fajtorët. Ne një pjesë e mirë e të djathtës kemi dhënë sinjale për reformat që kanë dashur të majtët. Ne po merremi kush ka letra më shumë për kundërshtarin. Historira luftërash politike që është ngopur vendi për 30 vite.

Ky debat ka lëvizur ujërat dhe ka dalë jashtë rashfit politik. Opozita duhet të dalë përtej Partisë Demokratike. Ky hark i madh mund të bëhet një valë kundër kësaj qeverie dhe kundër këtij kryeministri dhe ta rrëzojë. Për këtë duhen ide të reja që liderët nuk janë të pazëvendësueshëm. Këto janë disa nga tezat që mendoj unë. Duhet të fillojmë që sot të zgjedhim kandidatët për kryetarët e bashkive. Debati do bëjë që të zgjidhen njerëzit më të mirë.

Unë nuk e kam zgjidhjen e artë. Berisha mund të kthehet por nuk është e mjaftueshme për të rrëzuar Edi Ramën. Edhe Basha vetë nuk është më i mjaftueshëm. Duhet largim absolutisht. Mund të largohet nga ky lidership për t’i hapur rrugë burrave të shtetit dhe politikës”, u shpreh ai. 

Shehi komentoi gjithashtu edhe Vettingun në politikë ku deklaroi se e mbështet idenë për futjen e politikanëve në filtër, por shtoi se duhet një strukturë e posaçme që mund ta çojë deri në fund këtë punë, duke parë me skepticizëm kalimin në dorë të SPAK.

Etiketa: PD

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Nga ndërprerjet tek rritja e borxhit, pasojat për familjarët dhe bizneset, ja çfarë fsheh emergjenca energjetike

Vodhën energji elektrike, arrestohen 5 persona dhe procedohen 13 të tjerë

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com