GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Debati për Akademinë e Shkencave, Fuga: Ja çfarë kërkoj unë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Distancohem si qytetar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akademiku Artan Fuga shprehet se ajo që kërkon është një Akademi Shkencash që vepron në përputhje me ligjin dhe në kundërshtim me të.

Në një reagim në rrjetin social, Fuga shprehet se kërkon një Akademi që buxhetet t’i fitojë me punë, dhe jo t’i marrë si llokume nga qeveria, duke zhvatur buxhete universitetesh.

“Kërkoj një akademi ku kryetari nuk është edhe kryetar botimesh, dhe drejtor institutesh, dhe kryetar projektesh, edhe ministër arsimit, edhe kancelar, edhe zëdhënës, edhe lincues i atyre që kanë mendim të kundërt me të, por një drejtues me vizion, me modesti dhe dëgjues i kolegëve, dhe kokëulur ndaj asamblëse.

Kërkoj një akademi shkencash që të jetë në rolin e saj, dhe jo thjesht si tërësi njësish me lloj lloj emrash e titujsh që paralelizojne midis tyre si të ishin kioska.

Kërkoj një akademi shkencash që buxhetet t’i fitojë me punë, krijimtari, rezultatet, jo t’i marrë si llokume nga qeveria, pa konkurs, pa projekte, duke zhvatur buxhete universitetesh në kërkim, si alokime se ashtu ma do qejfi mua.

Kërkoj një akademi shkencash që të jetë bashkëvepruese me universitetet dhe Institutet dhe jo koordinuese e tyre, si qendër dispecerie, as t’i keqtrajtojë ata si inferiorë”, shkruan Fuga.


Postimi nga Artan Fuga

A di c’kerkoj?

Nje ze anakronik, nen afshin e zjarrmte te iluzionit te fitores te Pirros thote : si mund te thuhet se dikush kundershton kur nuk di c’kerkon!!!

Se cfare akademie shkencash kerkoj une, ne ende se ka nuhatur, do t’ja them bash kur t’i vije koha, ne vendin e duhur, me edukaten e duhur.

Por sa per sot, i them:

Kerkoj nje akademi te shkencave qe te veproje ne perputhje me ligjin, jo ta marre ligjin neper kembe dhe te veproje ne kundershtim me te!

Kerkoj nje akademi shkencash qe te jete ne duart e akademikeve dhe asamblese, sic duhet, jo t’i trajtoje ata thjesht si publik per te degjuar ne te ngrohte ne dite dimri. As t’i trajtoje akademiket ne moshe si mbushes topi, votojne por nuk votohen! Cfare turpi!

Kerkoj nje akademi ku kryetari nuk eshte edhe kryetar botimesh, dhe drejtor institutesh, dhe kryetar projektesh, edhe minister aresimit, edhe kancelar, edhe zedhenes, edhe lincues i atyre qe kane mendim te kundert me te, por nje drejtues me vizion, me modesti dhe degjues i kolegeve, dhe kokeulur ndaj asamblese.

Kerkoj nje akademi shkencash qe te jete ne rolin e saj, dhe jo thjesht si teresi njesish me lloj lloj emrash e titujsh qe paralelizojne midis tyre si te ishin kioska.

Kerkoj nje akademi shkencash qe buxhetet t’i fitoje me pune, krijimtari, rezultatet, jo t’i marre si llokume nga qeveria, pa konkurs, pa projekte, duke zhvatur buxhete universitetesh ne kerkim, si alokime se ashtu ma do qejfi mua.

Kerkoj nje akademi shkencash qe te jete bashkevepruese me universitetet dhe Institutet dhe jo koordinuese e tyre, si qender dispecerie, as t’i keqtrajtoje ata si inferiore.

Kerkoj nje akademi shkencash perendimore e shekullit XXI jo te drejtuar me mendesi para ose postmilitare te prejardhur nga paslufta e dyte boterore.

Kerkoj nje akademi shkencash qe sjell kontribut ne shoqeri dhe jo qe harxhon parate me grushta per sherbime, honorare, hotele, pagesa per fjalime, e te tjera qe i dini vete. Qe gelltit por nuk prodhon te mire publike!

Kerkoj nje akademi shkencash te rrezatoje e te jete e hapur ndaj shoqerise, dhe jo te perdore qeverine per te rrembyer institucione te tjera shkencore.

Kerkoj nje akademi shkencash prone e publikut, kombit, intelektualeve, jo e dikujt, plakur cilimi qe kujton se instituti eshte i babes se tij, mall babe ku mund ta fusi doren kur dhe si i do qejfi.

Kerkoj nje akademi shkencash ku kryetari te jeté i pare mes te barabarteve, nje mandat te kryeje detyren dhe te leje vendin per te tjere, me te mencur se ai, dhe jo t’i qepet karriges si ngjitur me zamke.

Se si konkretisht, durim, koha po vjen!

Me qetesi, mos harxhoj energji kot!

Kohen nuk e ndalon njeri – e perseris!

Etiketa: Akademia e ShkencaveDebatiFugaKryesore1

Lajme të lidhura

Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim
Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

14:42 - 13/08/26
Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt
Aktualitet

Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt

14:28 - 13/08/26
Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave
Aktualitet

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

14:18 - 13/08/26
Para
“A është normale kjo?”/ Foshnja tre-ditëshe shkakton ‘panik’ te e ëma

“A është normale kjo?”/ Foshnja tre-ditëshe shkakton ‘panik’ te e ëma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim
Aktualitet

Përplasje me armë zjarri në Tiranë/ Policia: Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

14:42 - 13/08/26

Në kuadër të operacionit “Situata” u identifikuan 10 personat e përfshirë në konflikt, 4 prej të cilëve u vunë në...

Lexo më shumë
Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt

Kamioni përplaset me barrierat në Vlorë, dërrasat e ndërtimit bien në asfalt

14:28 - 13/08/26
Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lugaxhi të Elbasanit, flakët avancojnë drejt banesave

14:18 - 13/08/26
Lëndohen 3 pjesëtarët e familjes në Poliçan, shoferja humb kontrollin e drejtimit dhe makina del nga rruga

Lëndohen 3 pjesëtarët e familjes në Poliçan, shoferja humb kontrollin e drejtimit dhe makina del nga rruga

14:06 - 13/08/26
Nga nesër shmangni autostradën Tiranë-Durrës për dy net: ARRSH njofton bllokimin e korsive

Nga nesër shmangni autostradën Tiranë-Durrës për dy net: ARRSH njofton bllokimin e korsive

12:59 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com