GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

09:00 - 04/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin mbi rritjen e pagave të gjyqtarëve, duke i kthyer edhe një përgjigje Shoqatës së Gjyqtarëve, e cila tha se “po ushtrohet presion ndaj tyre”.

Kreu i qeverisë i qëndron mendimit se iniciativa e tyre për të rritur vetë pagën është një përpjekje e pajustifikueshme dhe  e papranueshme.

Rama thotë se Shoqata e Gjyqtarëve shfaqet si një parti politike dhe me një gjuhë, sipas tij të papranueshme për atë cka ata përfaqësojnë.

“Jam këtu në një komunikim sepse jam i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i shoqatës së gjyqtarëve lidhur me shqetësimin e ngritur nga unë për një përpjekje që në këndvështrimin tim është e pajustifikueshme, e papranueshme dhe e pa gëlltitshme për t’ju imponuar parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për ti rritur pagat vetes gjyqtaret me gjyq.

Këtë shqetësim publik unë e kam shprehur si palë në emër të një pale, një pale me të drejtën për të mbrojtur interesin e vet publik në gjykatë. Pra në emër të pushtetit ekzekutiv, por edhe si kryetar i shumicës parlamentare. Është hera e dytë që ndodh që ka një habi shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur në fakt unë flas në emër të çka përfaqësoj me votën e shqiptarëve në mbrojtje të interesi me të cilin jemi në gjyq, pra jemi palë.

Befas shoqata e gjyqtarëve shfaqet si parti politike me një gjuhë të papranueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor, pra përfaqësojnë një pushtet, i cili arbitron dhe jo një arbitër i cili thotë bilbili është i imi, topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të rrijë pa portier”, tha Rama.

Kreu i qeverisë i quajti një “tymnajë populiste”, dhe i ftoi në betejë nëse e konsiderojnë veten si parti politike.

“Ne nuk jemi në fushatë dhe nuk kemi qëllim të bëjmë fushatë kundër gjykatësve. Ajo që kjo shoqatë po kërkon është unikale në historinë e Evropës, nuk e bën më të lehtë pozicionin e gjykatësve. E gjithë kjo tymnaje populuiste, po kush jeni ju që i jepni vetes të bëni përcaktime të tilla? Jeni parti politike? Regjistrohuni, dilni në garë dhe mbroni platformën tuaj dhe bëni edhe ju luftën me etiketime dhe sharje”.

Rama shtoi se gjyqtarët kërkojnë n37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur pagat vetes. Në një lidhje live në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se nuk ka as ligj e kushtetutë që ua jep atyre këtë të drejtë.

Unë e kam provuar linçimin, është diçka krejt tjetër nuk ka lidhje fare me një qëndrim publik ku nuk është as përmendur njeri me emër dhe as është fyer njeri, por është ngritur një problem i madh serioz. Ju kërkoni 37 mln euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes tuaj pagat. Shqiptarët duhet të dinë se ju kërkoni që për gjyqtarin e shkallës së parë paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro, për të apelit nga 3480 euro që është sot, në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në gjykatën e lartë të shkojë 5800 euro dhe të Prokurorëve të SPAK, të cilët i veçoj se nuk i është bashkuar kësaj përpjekje absurde dhe respekte, për ta çuar pagën e vet 9800 euro.

3 mijë euro doni t’i rrisni vetes në muaj me një vendim gjykate. Çfarë kërkoni? Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë, është se pagat tuaja, janë pagat më të larta goxha më të larta se në rajon, se në RMV, Mal të Zi dhe janë të barabarta me një vend të BE si Greqia. Sot ju i keni pagat sa në Greqi, dhe doni ti rrisni me nga 3 mijë euro në muaj, në emër të çfarë në emër të ligjit e kushtetutës? E pavërtetë, nuk ka ligj e kushtetutë që iu jep juve këtë të drejtë.”, tha Rama.

Etiketa: gjyqtareKryesore1Ramasulm

Lajme të lidhura

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën
Aktualitet

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

18:17 - 24/02/26
Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)
Aktualitet

Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)

17:18 - 24/02/26
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve
Lajme

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

16:20 - 24/02/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën
Aktualitet

Tragjedia shqiptare në Itali/ Babai i 20-vjeçarit që u hodh në det: Kujtoi se kishte vrarë nënën

18:17 - 24/02/26

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri...

Lexo më shumë
Trajneri i ri i Torinos vlerëson Ismajlin: Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai

Trajneri i ri i Torinos vlerëson Ismajlin: Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai

18:08 - 24/02/26
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:02 - 24/02/26
Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)

Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT)

17:18 - 24/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com