GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Debati PS-PD në Strasburg/ Opozita ankohet për zgjedhjet! Bardhi: Nuk u parandaluan krimet elektorale

në Breaking Views, KRYESORE, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati PS-PD në Strasburg/ Opozita ankohet për zgjedhjet! Bardhi: Nuk u parandaluan krimet elektorale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debati i politikës shqiptare u zhvendos këtë të mërkurë në Strasburg, në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, ku në fokus ishte procesi i integrimit evropian, por që mazhoranca dhe opozita debatuan sërish për zgjedhjet e 11 Majit.

Në emër të qeverisë, ministri i Shtetit, Taulant Balla, tha se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, ndërsa i cilësoi historike zgjedhjet e 11 Majit.

“Qytetarët tanë bënë një zgjedhje të qartë, për të vazhduar rrugën e reformave dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE. Këto zgjedhje ishin historike, jo vetëm për shkak të rezultatit të tyre, por edhe për shkak të mundësimit për herë të parë të votimit nga jashtë vendit”.

Por, për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, më 11 Maj nuk u parandaluan krimet zgjedhore.

“Nuk pati asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore. Mund të ketë çështje nën hetim dhe procedime në zhvillim, por nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në vitin 2030, ato nuk ndihmojnë aspak në ndëshkimin real të krimeve zgjedhore”.

Ministri Balla debatoi dhe me deputeten e zgjedhur demokrate, Jorida Tabaku, për Reformën Zgjedhore.

“Ritheksojmë nevojën për të filluar në shtator dhe vijuar me reformën elektorale. Në reformën tjetër duhet të kemi dispozita në kodin elektoral për mënyrën se si zgjidhen anëtarët e Parlamentit Europian”, u shpreh Balla.

“Më vjen keq të them që për 12 vitet e fundit parlamenti nuk ka qenë në gjendje të bëjë një reformë të plotë elektorale dhe ka të bëjë me vullnetin politik”, tha Tabaku.

Për përfaqësuesit ndërkombëtarë në Komisionin e Stabilizim-Asociimit, Shqipëria është pararojë në procesin e integrimit evropian.

“Kemi 4 grupkapituj të hapur dhe jemi në prag të të pestit, jemi në një moment të paprecedent jo vetëm nga pala e Shqipërisë, por edhe nga BE. Afatet janë ambicioze, por të arritshme me punë dhe vullnet nga të gjitha palët. Ecuria për sundimin e ligjit ka qenë kyçe për ta bërë këtë gjë e në veçanti, është vijimësia e reformës në drejtësi, si dhe rezultatet e mira të SPAK”, u shpreh Sigrid Brettel.

“Mbështesim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027. Roli i SPAK dhe pavarësia e tij në gjykimin e çështjeve të nivelit të lartë është shumë e rëndësishme”, tha Suzana Melkalkova.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Parlamenti EvropianStrasburg

Lajme të lidhura

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”
Aktualitet

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26
Para
“Shqipëria nuk mund të anëtarësohet me fasadë reformash”, Gjekmarkaj në Parlamentin Europian: Zgjedhjet, farsë elektorale

“Shqipëria nuk mund të anëtarësohet me fasadë reformash”, Gjekmarkaj në Parlamentin Europian: Zgjedhjet, farsë elektorale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve...

Lexo më shumë
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com