GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Debati/ Rakipi-Bylykbashit: Nuk thatë gjysëm fjale deri mesnatën e 14 majit për zgjedhjet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati/ Rakipi-Bylykbashit: Nuk thatë gjysëm fjale deri mesnatën e 14 majit për zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Oerd Bylykbashi komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” videon e votimit elektronik në një qendër votimi të Elbasanit, më 14 maj, ku akuzohet një komisionere e PS-së, se ka asistuar votuesit duke i orientuar që votojnë për kandidatin e PS-së për bashkinë e Elbasanit.

Por drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi replikoi me Bylykbashin, duke e pyetur nëse PD-ja e Berishës kishte komisioner aty dhe pse nuk u ndalua kjo që sot quhet krim zgjedhor.

Debati

Rakipi: Ju do të dilni në rrugë apo jo?

Bylykbashi: Ata që dalin në rrugë kanë ndonjë arsye apo hajde të dalim?

Rakipi: Për mua jo.

Bylykbashi: Unë mendoj që po.

Rakipi: Për mua jo, sepse ju deri të dielën vonë në darkë nuk thatë asnjë fjalë.

Bylykbashi: Jo, jo.

Rakipi: Uaaaa! Një gjysëm fjale.

Bylykbashi: Jo nuk është e vërtetë. Ja të shohim këtë të Elbasanit. Votat nuk i ka numëruar elektronika. Është shumë interesante se si Edi Rama vendosi Elbasanin dhe Kamzën për votim dhe numërim elektronik, sepse propozimi ynë ishte për Elbasanin dhe Durrësin si bashki të fuqishme. Rama insistoi për Elbasanin dhe Kamzën. Ajo pajisje nuk të lë të bësh një seri veprimesh të caktuara, është e verbër se kush e shtyp ekranin dhe nuk mund të bësh zhgarravina. Duhet patjetër dikush që të sigurojë që vota shkon atje ku duhet. Aty ku i është thënë me sistemin e patronazhimit, ku është dhënë para, kërcënuar. Është e kundraligjshme nga ana penale ajo që ndodh në atë qendër votimi. Zgjedhësi pasi jep dokumentet e identifikimit, shkon te ekrani dhe voton vetëm.

Rakipi: Në zgjedhjet e mëparshme, nëna ime ka shkuar me njerëz të afërm e shoqëruar sepse nuk mund të votonte vetëm. Aty çfarë ka ndodhur?

Bylykbashi: Operatori i sistemit, komisioner, ka asistuar shumë herë zgjedhësit, ndonëse ligji thotë se lejohet vetëm për ata që kanë kufizime fizike, pra i verbër ose nuk ka duar.

Rakipi: Ju kishit komisionerë aty?

Bylykbashi: Nuk ka rëndësi.

Rakipi: Po si s’ka rëndësi? Kishit komisionerë apo jo? Tani ju mendoni se Edi Rama kishte menduar ta bënte duke çuar këta këtu?

Bylykbashi: Kjo ka ndodhur në Elbasan dhe Kamëz dhe votimi ka qenë i kontrolluar dhe vota nuk ishte as sekrete dhe as e lirë.

Etiketa: bylykbashiPDRakipiZgjedhje

Lajme të lidhura

Të pafajshëm për krime kundër njerëzit, ish-krerët e UÇK-së dënohen nga gjykata e Hagës me 81 vite burg
Kosovë & Rajon

Të pafajshëm për krime kundër njerëzit, ish-krerët e UÇK-së dënohen nga gjykata e Hagës me 81 vite burg

12:02 - 16/09/26
Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg
Kosovë & Rajon

Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

11:52 - 16/09/26
Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kosovë & Rajon

Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

11:49 - 16/09/26
Para

Raul pranë historisë, ja kur do luhet play-offi për ngjitjen në Kategorinë e Dytë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të pafajshëm për krime kundër njerëzit, ish-krerët e UÇK-së dënohen nga gjykata e Hagës me 81 vite burg
Kosovë & Rajon

Të pafajshëm për krime kundër njerëzit, ish-krerët e UÇK-së dënohen nga gjykata e Hagës me 81 vite burg

12:02 - 16/09/26

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep...

Lexo më shumë
Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

11:52 - 16/09/26
Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

Gjyqi në Hagë, Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

11:49 - 16/09/26
Kadri Veseli shpallet fajtor, dënohet me 18 vite burg nga Gjykata e Hagës

Kadri Veseli shpallet fajtor, dënohet me 18 vite burg nga Gjykata e Hagës

11:48 - 16/09/26
‘Territorialja’/ Rama në Korçë, pensionistët tentojnë të futen në takim: Si mund të jetohet me 10 mijë lekë në muaj

‘Territorialja’/ Rama në Korçë, pensionistët tentojnë të futen në takim: Si mund të jetohet me 10 mijë lekë në muaj

11:39 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com