GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Curri: Ndërhyrja e politikës do të ndikojë edhe te Kombëtarja. FSHF-ja, shtëpi për futbollistët

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Curri: Ndërhyrja e politikës do të ndikojë edhe te Kombëtarja. FSHF-ja, shtëpi për futbollistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Debatik Curri ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, mbi zgjedhjet në FSHF që do të mbahen në muajin mars dhe ndërhyrjen e politikës në këtë proces. Curri e sheh mjaft shqetësuese gjendjen, që mund të ndikojë edhe te Kombëtarja e klubet, teksa shpreson që politika të ndalet e zgjedhjet në FSHF të zhvillohen të qeta.

A i ndikon futbollit një situatë e tillë?

“Ne që kemi luajtur për Kombëtaren, e përcjellim me mjaft interes këtë ngjarje që është duke ndodhur në Shqipëri dhe jam mjaft i shqetësuar për gjendjen dhe mënyrën se si po zhvillohet dhe po bëhet presion, siç e kam parë dhe është duke ndërhyrë politika në një garë, që është e ndaluar nga UEFA, që e ka cekur se gjëja kryesore që nuk duhet të bëhet është ndërhyrja e politikës. Çdo garë e ndershme, që bëhet me një kandidat që kandidon dhe dëshiron të bëhet kryetar federate, është e pranueshme, por jo në mënyrat që po zhvillohet tani. Presidenti që është edhe tani, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme prej vitesh dhe mendoj se është njeri me edukatë për të udhëhequr federatën edhe për shumë vite të tjera. FSHF-ja është një institucion që është si një lloj shtëpie për çdo futbollist. Sa i përket Armand Dukës, është një ndër personat që ka investuar më shumë në infrastrukturë dhe është duke investuar. Çdo skuadër në Shqipëri ka një stadium. Kjo ndërhyrje do të ndikojë edhe të Kombëtarja, edhe te klubet e tjera. Shpresoj që do të ndalen këtu, sepse ka pasur indikacione dhe më herët, për ndërhyrje të politikës. Po shpresoj që kjo të mos ndodhë as në Shqipëri, as në Kosovë e as në ndonjë vend tjetër” – tha Curri për emisionin “Breaking” në Top Neës, teksa foli edhe për drejtimin e Dukës në krye të FSHF-së.

“Duka është një njeri që e ka bërë punën mjaft mirë deri tani dhe shpresojmë që të vazhdojë dhe më tej të ketë këtë qasje që ka pasur deri tani. Mendoj që është një person që e meriton të jetë aty dhe ta lejojnë të zhvillojë projektet që i ka për 4 vitet e ardhshme. Shpresojmë që këto fjalë tonat t’i kuptojnë njerëzit dhe të kuptojnë njëherë e mirë që njerëzit që punojnë duhet të udhëheqin gjithmonë dhe të vazhdojnë projektet që kanë” – përfundoi Debatik Curri.

Etiketa: Debatik Currifshffutbollikombetarjakryesore2nderhyrjaPolitikaShteti

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Conte me elozhe për Bergwijn dhe për ndeshjen e zhvilluar

U bë “barrë” për Barcelonën, por Dembele kërkohet nga dy ekipe ‘big’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com