GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

“Dedikuar të zhdukurve të luftës”, ja si lindi ideja e filmit shqiptar të nominuar për ‘OSCAR’

21:40 - 29/12/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Dedikuar të zhdukurve të luftës”, ja si lindi ideja e filmit shqiptar të nominuar për ‘OSCAR’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, filmi artistik “Zgjoi” (Hive) ka futur këtë herë zyrtarisht Kosovën në listën e garës për OSCAR 2022, duke u përzgjedhur mes 15 filmave më të mirë të nominuar për këtë çmim në edicionin e 94-ët në Los Angelos. Në një rrëfim për Report TV, producenti Paskal Semini tregon sesi nisi ideja e bashkëpunimit për realizimin e suksesshëm të filmit dhe vështirësitë e artit kinematografik sot.

Nisur si ide 10 vite më parë, në 2019 filmi artistik “Zgjoi” (Hive) nga Kosova është futur zyrtarisht në garën e ngushtë mes 15 filmave më të mirë ndërkombëtarë të nominuar në edicionin e 94-ët për çmimin Oskar 2022.

Akademia e Shkencave dhe Arteve shpalli listën e ngushtë të nominimeve për 10 kategori të “Oscars 2022” për fimat me metrazh të gjatë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, ku Kosova do të përfaqësohet këtë herë me filmin dramatik “Zgjoi” të regjisores Blerta Basholli.

Paskal Semini, një ndër producentët kryesor të filmit në një intervistë për Report Tv rrëfeu të gjithë punën, vështirësitë dhe përpjekjet e stafit për të arritur në ditët e suksesit të filmit deri në përzgjedhjen në këtë garë historike.

“Është hera e parë, filmi i parë që shkon për të konkuruar për në Oscar dhe përzgjidhet në short list. Ndër 92 shtete që paraqesin filmat e tyre për t’u zgjedhur për konkurim në Oscar, ne u përzgjohëm në pesëmëdhjetëshen e parë. Rruga e filmit dhe suksesi i filmit ndihet dhe kam besim se do jemi në listën konkuruese ne vetë po punojmë për ta mbështur dhe promovuar”-thotë Semini.

Nën interpretimin e rolit kryesor të aktores Yllka Gashi, drama e subjektit të filmit frymëzohet nga historia e vërtetë e gruas së rritur në një fshat patriarkal, Fahrije Hotit nga zona e Krushës së Madhe në Kosovë, e cila përjeton vuajtje të panumërta pas humbjes së burrit të saj gjatë luftës në Kosovë.

“Ngjarjet e filmit janë reale, pasi është dhe emri i personazhit qendror në film Fahrija. Ngjarjet zhvillohen mbas luftës së Kosovës dhe në qendër të filmit është roli i gruas, i cili ishte i dëmtuar goxha qoftë nga ambientet patriarkale, domethënë nga traditat tona shqiptare, që i kemi sidomos nëpër zona të thella, fshatra që janë shumë mbytëse për rolin e gruas. Por, lufta solli një ndryshim shumë të madh sepse gjatë luftës në Kosovë përveç mijërave të varrëve janë dhe mijëra të zhdukur është një listë e gjatë që bën që shumë familje akoma të jenë në kërkim të eshtrave, të varrit apo të fatit të familjarëve të tyre të humbur. Fahrija është një ndër këto gra që ndodhet në këtë rrethanë që lufton për emancipimin e saj, të gjithë fshatin e ka kundra”.-deklaron Semini.

Teksa e konsideron një sukses historik për kinematografinë shqiptare përzgjedhjen në garën mes 92 vendeve pjesëmarrëse në këtë kategori për Seminin, ajo që nuk duhet t’i mungojë këtij lloj arti sot është mbështetja institucionale për të dhënë më të mirën.

“Filmi filloi xhirimet në 2019, ideja për filmin ka filluar rreth 10 vite më përpara. “Hive”është një bashkëprodhim nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni e Veriut dhe Zvicra më përpara kur regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli lexoi në gazetë historinë e Fahrijes, filloi të kontaktojë me të e cila e afeksjonoi jashtë mase dhe më vonë ta kthejë në skenar këtë eksperiencë. Realisht, kur kam qenë bashkëproducent i një film tjetër “Call November”, regjisorja dhe atje kam dëgjuar për herët të parë për projektin “Hive”. Kur aplikuam për grant qeveritar në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë ishte projekti i parë nga 5 projekte që ishin në garë që fitoi”.-shprehet Semini.

Një arritje me rëndësi e filmit “Zgjoi” ishte edhe fitorja e 3 çmimeve kryesore në konkursin Dramatik të Kinemasë Botërore të “SunDance Film Festival” këtë vit.

“Filmi ka kaluar një fazë pjekje në montazh deri sa arritëm në nivelin që u kënaqëm dhe më pas e bëmë gati për postproduksion. Pikërisht, në Janar të 2021 filmi u mbyll dhe kjo me rastin e paraqitjes së filmit tonë në konkurimin e “SunDance Film Festival 2021”. Ai ishte momenti i parë dhe goditja e parë e suksesshme e filmit sepse filmi vendosi një histori për “SunDance Film Festival” duke fitur tre çmimet kryesore.”-tha Semini.

Në këtë garë filmi kosovar kandidon përballë disa filmave nga Austria, Gjermania, Italia e Meksika, deri te Japonia ku pjesë e listës janë edhe filmi autobiografik i regjisorit italian Paolo Sorrentino, “The hand of God”, Belgjika me “Playground” me regji  të Laura Ëandel, Meksika  me “Prayers for the stolen”, etj.

Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022 në Teatrin mbretëror Dolby të Hollyëood, në Los Angeles. Në listën e ngushtë të 15 filmave të përzgjedhur për t’u votuar në rast të një fitore nga nominimet për Oscar, “Zgjoi” është  filmi i dytë pas atij “Shok” më 2016 me regji dhe skenar të regjisorit britanik që përfaqëson kinematografinë e Kosovës në Oscar./ Shqiptarja.com

Etiketa: filmKosoveLufteOscar

Lajme të lidhura

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi
Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet papritur nga jeta këngëtari i mirënjohur shqiptar, Shpat Kasapi

09:44 - 26/11/25
Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”
Art & Kulturë

Shuhet këngëtari Jimmy Cliff, legjenda e muzikës “Reggae”

09:11 - 25/11/25
Para
Vuçiç hap thesin për 2.9 milionë banorë serbë, do t’u jap para të thata në duar

Vuçiç hap thesin për 2.9 milionë banorë serbë, do t’u jap para të thata në duar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com