Në një repart të QSUT, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas burimeve brenda spitalit, Reanimacioni Qendror, Imazheria dhe Spitali Ditor prej disa minutash është pa drita, duke krijuar kaos për pacientët e familjarët. Të njëjtat burime thonë, se ky nuk është rasti i parë, pasi shpesh herë ndodh ndërprerja e energjisë elektrike.
Ndërprerja e energjisë elektrike ‘preku’ edhe ndeshjen Dinamo-Vllaznia. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me 40 minuta vonesë në “Air Albania”.
Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të një defekti në linjën e OST.
Sipas një njoftimi nga OSHEE, është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.
OSHEE sqaron se po bashkëvepron me stafet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për zgjidhje të problemit.
Ndërkaq, furnizime po kryhen nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.
“Është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj. Po bashkëveprojmë me stafet e OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit), për zgjidhje të problemit. Ndërkohë OSSH është duke furnizuar nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
gijotina.com/










Discussion about this post