GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Defender 2023”, Presidenti Begaj: Me rëndësi tepër të madhe në situatën gjeopolitike

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Defender 2023”, Presidenti Begaj: Me rëndësi tepër të madhe në situatën gjeopolitike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e cilësoi stërvitjen ushtarake amerikane “Defender 2023”, me një rëndësi tepër të madhe dhe të prekshme në situatën aktuale gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, por edhe situatës në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij, Begaj nënvizoi se Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizues në Ballkan, dhe eksportuese e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Kreu i Shtetit inkurajoi qeverinë që të rrisë mbështetjen për Forcat e Armatosura dhe kontributin e Shqipërisë në aleancën ushtarake të NATO-s.

“Dy vite më parë, kur nisëm punën për Defender Europe 2021, e dinim se sfida ishte shumë e madhe për kapacitetet e vendit tonë. Megjithatë, ne arritëm të tregojmë se dimë të ngrihemi me përgjegjshmëri në lartësinë e detyrës dhe se Shqipëria jonë e vogël në fakt, rreh më shumë se pesha e saj.

Më vjen shumë mirë që mblidhemi përsëri në Shqipëri, për t’iu konfirmuar edhe një herë, mbështetjen tonë të palëkundur dhe gatishmërinë e vendit tonë për të instensifikuar gjithmonë e më tej, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Defender Europe lindi si një stërvitje, për të rritur kapacitet mbrojtëse të aleancës, në rast konflikti apo kërcënimi.

Me agresionin e padrejtë rus në Ukrainë, realiteti i sotëm gjeopolitik është tërësisht ndryshe nga ai i dy viteve më parë dhe situata e sigurisë është bërë tejet më komplekse. Këto ndryshime kanë efekte të ndjeshme edhe në rajonin tonë të brishtë, të Ballkanit Perëndimor, ku aktorë dashakeqës, që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne, përpiqen të zgjerojnë influencat e tyre.

Prandaj edhe rëndësia e kësaj stërvitjeje është sot më e prekshme se kurrë dhe vazhdueshmëria e saj, më se e nevojshme. Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizuers në Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Në pozitën time si Komandant i Përgjithshëm, inkurajoj qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për FA dhe kontributin e Shqipërisë në NATO. Çdo investim drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, është një investim më shumë drejt stabilitetit”, -theksoi Begaj.

Etiketa: Defender 2023Presidenti Begaj

Lajme të lidhura

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së
Aktualitet

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë
Aktualitet

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Para
Spinazzola mund të transferohet drejt gjigandëve spanjollë

Spinazzola mund të transferohet drejt gjigandëve spanjollë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar sqarime drejtorisë së burgut “Jordan Misja” lidhur me pretendimet se kreut të Partisë...

Lexo më shumë
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com