GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deficiti tregtar i Shqipërisë thyen rekord historik, eksportet pësuan rënie të frikshme

08:43 - 19/01/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Deficiti tregtar i Shqipërisë thyen rekord historik, eksportet pësuan rënie të frikshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksportet e Shqipërisë pësuan rënie për vitin e tretë radhazi gjatë vitit 2024, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave.

Rënie u shënua në të gjitha grupmallrat, ku më e theksuara ishte rënia te energjia dhe mineralet me 24% dhe materiale ndërtimi e metale me 22%. Grupi veçanërisht i rëndësishëm sa i përket punësimit, Tekstile dhe këpucë, i cili historikisht ka pasur peshën kryesore në eksportet e vendit, pësoi një rënie në masën 17%.

Rënia e eksporteve ka nisur në vitin 2023, pas rritjes së shpejtë gjatë krizës së vitit 2022, kur çmimet e lëndëve të para në tregun ndërkombëtar u rritën fort për shkak të Luftës në Ukrainë. Por gjatë vitit 2024, eksportet ishin pothuajse në nivelin e vitit 2021.

Rënia e eksporteve përgjatë këtyre dy viteve ka shumë faktorë, ku përfshihet rënia e çmimeve të shitjes në tregun ndërkombëtar si dhe forcimi i lekut kundrejt euros, forcim që ka pjesërisht efekt aritmetikor (llogaritë e tregtisë së jashme mbahen në lekë dhe një sasi mallrash e shitur në euro vitin e kaluar vlen më pak lekë sot) dhe gjithashtu ka për efekt humbjen e konkurrueshmërisë së mallrave shqiptare në tregjet ku eksportohen.

Rënia më shqetësuese duket se është në grupin e mallrave Tekstile dhe këpucë, sektor që gjatë vitit të kaluar eksportoi mbi 1 miliardë euro mallra dhe ishte përgjegjës për 28% të të gjitha eksporteve. Ky është sektori veçanërisht i rëndësishëm nga pikëpamja sociale në Shqipëri për shkak të numrit të madh të punonjësve dhe faktit që fabrikat fason sot operojnë në zona periferike dhe qyteza të vogla, ku rëndësia e tyre për ekonominë lokale është e madhe. Eksportet e këtij sektori janë sot pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2020, vitin e pandemisë kur një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik ishte e paralizuar.

Shqipëria eksportoi në total 372.6 miliardë lekë mallra. Ndërsa eksportet ranë, importet u rritën. Importet arritën në 894.4 miliardë lekë me një rritje nominale prej 2.5%. Efekti i kursit të këmbimit në rastin e importeve sugjeron se rritja reale është më e lartë se sa kaq. Leku shqiptar është forcuar me rreth 10% kundrejt euros, monedha kryesore e tregtisë së jashtme të vendit. Në rastin e importeve, kjo do të thotë se rritja reale është rreth 12% ndërsa në rastin e eksporteve, rënia reale nuk është 15.4 por rreth 5%.

Deficiti tregtar i vendit arriti në 522 miliardë lekë ose rreth 5.2 miliardë euro. Ky është deficiti më i lartë tregtar i shënuar ndonjëherë në Shqipëri.

Etiketa: eksportKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Para
“Një vrasje që të implikon ty”, motra e Egli Progës: Policia e Ervin Hoxhës fsheh provat…

“Një vrasje që të implikon ty”, motra e Egli Progës: Policia e Ervin Hoxhës fsheh provat...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com