GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dëgjojeni babin, mos nevrikoset”, vrau gruan dhe u dërgoi mesazh djemve në emër të saj: Do mbledh disa para dhe do vij t’ju marr

21:55 - 06/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dëgjojeni babin, mos nevrikoset”, vrau gruan dhe u dërgoi mesazh djemve në emër të saj: Do mbledh disa para dhe do vij t’ju marr
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në telefonin e Kastriot Cenkos, policia greke ka gjetur një mesazh, të cilat ai i kishte shkruar vetë duke u hequr si bashkëshortja.

Mesazhi shkruan: “Rafael biri im mamaja iku mori ca rroba një valixhe dhe dhe iku. Jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi për këtë të kujdesesh për vëllanë dhe të dëgjosh babanë. Mamaja kur të mbledhi para dhe të rregullojë dhe letrat do kthehet t’ju marrë me vete. Për momentin unë do iki shumë larg dhe me babanë unë u ndava për këtë ta dëgjoni të mos nevrikoset dhe të bëni kujdes dakord biri im. Kur të mundem do t’ju marr në telefon sepse tani nuk mundem, sepse nuk kam dhe kredite mirë. Mos u shqetëso do jem mirë dhe do të marr unë kur të mundem mirë. Puthje për ty dhe vëllanë dhe të bëni kujdes dhe të dëgjoni babanë mirë biri im. Unë kur të rregulloj letrat dhe të mbledh para do vi t’ju marr, por deri atëherë të jeni të urtë të dëgjoni dhe të kujdeseni për njëri tjetrin. Ju dërgon mamaja dhe ju dua shumë kur të mundem do të marr unë në telefon biri im dakord dashuria ime. Tani nuk mundem të flas më, do të marr unë, mos u shqetëso do jem mirë. Mirupafshim!

Dhe diçka tjetër biri im babi nuk e di që unë ika kur ta lexojë mesazhin thuaji që do e marr unë në telefon mos të më marrë ai dakord, puthje biri im. Shkruam biri im pasi unë të thashë kur të mbledh para për të rregulluar letrat do vi të të marr dhe ty dhe vëllanë tënd, prandaj mos u shqetëso. Ju dua shumë dhe do t’ju marr unë kur të mundem, dakord biri im. Lëre babin, lëre babin të thotë çfarë të dojë”.

Ndërkohë zbardhet dëshmia e shqiptarit që masakroi për vdekje gruan e tij në Athinë.

Pasi është shoqëruar në stacionin e policisë ku u mor në pyetje, Kastriot Cenko pranoi veprimet e tij dhe deklaroi: ndërsa fëmijët flinin diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe e pashë që mungonte Alba në krahun tim. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej ndërsa në linjë tjetër dëgjohej një zë mashkulli. I thashë të vinte në dhomë të flisnim. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se nuk ishte askush dhe se po shikonte video.

Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të merri fëmijën e madh dhe do iki. Më tha që nuk kam para dhe nuk do rrijë me mua. E pyeta pse merrte djalin tonë të madh dhe më tha se këtë fëmijë nuk e ka bërë me mua dhe vetëm djalin e vogël kemi bërë bashkë. Në atë moment u hutova plotësisht dhe e hapa çantën që marr në kantier, që e kisha pranë shtratit tonë, mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në pjesën e sipërme të kokës dhe menjëherë ra në krevat. Nuk bëri fare zhurmë.

Nuk e dija nëse kishte vdekur por prapëseprapë mora një kabllo karikuesi që e gjeta para meje, aja kalova rreth qafës dhe e shtrëngova për ta mbytur. Ngaqë nxirrte gjak nga koka e saj, i vura një qeskë në kokë dhe e mbështolla.… Të shtunën i çova fëmijët në shtëpinë e vëllait tim, për të pasur kohë dhe për të qenë vetëm në shtëpi Më pas mora trupin e mbështjellë të Albëss, vendosa edhe dy qeska të tjera njëra mbi tjetrën me nastro, vendosa mbështjellëse me flluska dhe me një shkallë e ngjita në papafingo. Ishte shumë e rëndë dhe e kisha të vështirë ta ngrija vetë”.

Asnjë person tjetër nuk është përfshirë për momentin sipas policisë megjithëse po hetohet nëse ka lidhje vëllai i autorit.

gijotina.com/

Etiketa: Krim në familjeKryesore1

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
“Nuk vij dot nga Austria për të paguar ujin”, e-Albania nuk e lejon qytetaren të shlyejë detyrimet

“Nuk vij dot nga Austria për të paguar ujin”, e-Albania nuk e lejon qytetaren të shlyejë detyrimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com