GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Degradimi i mëtejshëm i shqipes në një propozim qeveritar

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kanali i Korfuzit dhe ‘Agon Channel’ – paralele trishtuese dhe një propozim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Genc Pollo

Së fundmi qeveria Rama miratoi dhe i përcolli Kuvendit një projekt-ligj që eliminon më tej kushtin e “njohurisë së gjuhës shqipe, të folur e të shkruar, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor, si dhe njohuritë  bazë të historisë së Republikës së Shqipërisë, sipas rregullave të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë” për një kategori personash të huaj që marrin shtetësinë shqiptare. Dokumentet shoqëruese të p/ligjit nuk japin asnjë shpjegim për këtë ndryshim specifik. Ministri i Brendshëm dhe propaganda qeveritare e kanë prezantuar p/ligjin si lehtësim të kushteve të talenteve sportive të huaja që përmes shtetësisë “do të gjallërojnë jetën sportive e do të përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare”. Kjo e fundit duhet të debatohet nëse është udha e dëshiruar, e dobishme apo edhe më e përshtatshme për të fituar medalje olimpike. Por amendimi i mësipërm nuk është në kategorinë e rasteve të veçanta ku “ka interes kombëtar apo interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit” (neni 9) por vlen për rastet e përgjithshme (neni 8).

Kategoria e të huajve që marrin pasaportën tonë sipas këtij amendamenti përfshin prindërit e të miturve të huaj, kur këta të fundit tashmë kanë përftuar shtetësinë shqiptare; nuk është e qartë pse të tërë këta prindër, të cilët me mesatare demografike në përgjithësi do të jenë në moshë të mesme, nuk do të kenë nevojë të mësojnë shqipen dhe as të dinë se kush ishte Skënderbeu dhe Ismail Q. Vlora. Ndoshta mund të ishin bërë përjashtime për raste individuale pamundësie. Por qeveria me këtë ligj ka dashur një përjashtim toptan. Dikush që mund të mendojë se kategoria më lart është e vogël në numër dhe do mbetet pa qeder, duhet të mësojë se ligji për shtetësinë përjashton tashmë nga kushti i njohjes së gjuhës e historisë por edhe nga kushte ligjore të mëtejshme kategori të tjera qytetarësh të huaj. Ligji për shtetësinë është miratuar dy herë në Kuvend nga mazhoranca rilindiste dhe opozita jeniçere në v. 2020. Herën e dyte mbasi Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim sepse e gjeti në mospërputhje me Kushtetutën e disa konventa ndërkombëtare.

Problemet e këtij ligji meritojnë një shtjellim të detajuar më vete. Por me amendimet e radhës, qeveria do të shtojë problemet që ky ligj sjell për vendin. Fillimisht duke mohuar pjesërisht gjuhën shqipe që ka qenë kordoni identitar kryesor në mos i vetmi i popullit shqiptar në shekuj; dhe që u bë baza e formimit të ndërgjegjes kombëtare në shek. 19. Dhe që prandaj duhet te mësohet nga gjithë ata të huaj që duan të bëhen shqiptarë.

Pastaj duke mundësuar që shtetësia të blihej me pará në dorë për mes një PPP-je edhe nga “derri e dosa” (të më falin ata që nuk e shohin kontekstin e ri) d.m.th. nga njerëz me probleme që nuk duan të lidhin jetën me Shqipërinë dhe as me kulturën shqiptare por vetëm të përdorin e të keqpërdorin atributet e shtetit tone; duke udhëtuar lirshëm në Evropë. E ndërkohë që “pasaportat e arta” janë bllokuar nga Bashkimi Evropian efektin e tyre mund ta shohim paralel me lejet e punës për “bangladeshasit”. Siç ishte e parashikueshme këta punëtorë nga Azia punojnë dy-tre muaj këtu e pastaj zhduken për t’u shfaqur në Austri dhe Evropën e kamur ku ose kërkojnë azil ose punojnë në të zezë.

Prandaj një detyrë e opozitës në këto rrethana është jo vetëm të kundërshtojë “amendamentin anti-shqip” me argumente e me votë por edhe të angazhohet se ditën që do të jetë mazhorancë do të fshijë këto devijime nga Fletorja Zyrtare dhe do e rishqyrtojë tërësisht legjislacionin e shtetësisë.

Etiketa: Genc PolloOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?
OP-ED

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Para
Tirana mund të presë derbin e nxehtë të Greqisë

Tirana mund të presë derbin e nxehtë të Greqisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

35 orë në luftë me flakët, zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit
Aktualitet

35 orë në luftë me flakët, zjarri në Vajkal të Bulqizës del jashtë kontrollit

17:17 - 28/08/26

Zjarri në fshatin Vajkal të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa prej rreth 35 orësh forcat në terren po luftojnë...

Lexo më shumë
GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Ergys Agasin

GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Ergys Agasin

16:37 - 28/08/26
“Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”- Aktivistja Kokaj: Diaspora vjen në shesh më 12 shtator! Shqiptarët nuk kanë më frikë

“Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”- Aktivistja Kokaj: Diaspora vjen në shesh më 12 shtator! Shqiptarët nuk kanë më frikë

16:33 - 28/08/26
Masa e sigurisë ndaj Ergys Agasit në GJKKO, ndërpritet për herë të dytë seanca

Masa e sigurisë ndaj Ergys Agasit në GJKKO, ndërpritet për herë të dytë seanca

16:13 - 28/08/26
Vjedhje spektakolare në muzeun e Vjenës, grabitet gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli

Vjedhje spektakolare në muzeun e Vjenës, grabitet gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli

15:29 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com