GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Degradimi i Rilindjes në Dibër rëndon mbi xhepat e qytetarëve

Pak vite pas projektit të Rilindjes Urbane, bulevardi në qendër të Peshkopisë po rikonstruktohet nga e para për shkak të degradimit të shpejtë të punimeve, që sipas banorëve të zonës u bënë në funksion të fushatës elektorale.

12:41 - 28/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Degradimi i Rilindjes në Dibër rëndon mbi xhepat e qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Bulevardi u degradua totalisht, nuk kishte rrugë tjetër,” thotë një specialist i zyrës së Urbanistikës në Dibër për të justifikuar ribërjen nga e para të bulevardit “Elez Isufi” në qendër të qytetit të Peshkopisë.

“Ndërhyrja ishte e detyruar,” shton ai, ndërsa kërkon të mos citohet me emër.

Bulevardi “Elez Isufi” – një pedonale rreth 700 metra në qendër të Peshkopisë, ishte dikur një rrugë e rrethuar nga aroma e blirit. Ai iu nënshtrua projektit të Rilindjes Urbane në prag të zgjedhjeve lokale të pjesshme të vitit 2016, por punimet degraduan që në dimrin e parë, pasi pllakat u çanë nga ngricat dhe krijuan gropa përgjatë gjithë bulevardit.

Bulevardi është një prej pesë projekteve që qarku i Dibrës fitoi në kuadër të Rilindjes Urbane me një vlerë totale prej 4.1 milionë eurosh. Më vete, rikonstruksioni i bulevardit kushtoi 105 milionë lekë [848 mijë euro].

Por pavarësisht vlerës së shpenzuar, bashkia e Dibrës u detyrua të kërkojë një fond të dytë prej 182 milionë lekësh [1.8 milionë euro] për të rindërtuar bulevardin.

Punimet kanë filluar në shtator të vitit 2024 dhe pritet të përfundojnë brenda një viti nën mbikëqyrjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në bashkinë e Dibrës besojnë se projekti do të jetë këtë herë i suksesshëm, pasi “pllakat janë marrë nga Korça”, një qytet i ngjashëm sa i përket kushteve atmosferike me Dibrën dhe do të kenë rezistencë ndaj ngricave.

Por banorët e Peshkopisë janë dyshues.

“Projekti i parë i ndërtimit të bulevardit ishte një projekt shkatërrimi,” i tha BIRN Qazim Zebi, banor i Peshkopisë.

Sipas tij, projekti u ndërrrua në mes të punimeve, duke eliminuar ndërtimin e një shatërvani, ndërkohë që krasitja e pemëve të blirit solli mungesën e hijeve dhe të aromës aq të këndshme që vlerësohej nga qytetarët.

Fiqiri Doda, një tjetër banor i Peshkopisë, e vë theksin te shpërdorimi i parave publike përmes punimeve jocilësore.

“Sheshet që ndërtohen duhet të kenë një jetëgjatësi mesatare të paktën 30-50 vjeçare dhe jo të shkatërrohen plotësisht vetëm për 7-8 vjet pas ndërtimit si ky i joni,” thotë Doda me zhgënjim.

“Ka nisur ky projekti i ri… Të them të drejtën, pak për të mos thënë fare, besoj se do ketë sukses. Do përfundojë si i pari,” shtoi ai.

Dilaver Shehu i lidh investimet e viteve të fundit me fushatat elektorale dhe kjo shpjegon sipas tij edhe cilësinë e dobët të punimeve.

“Shikoni me kujdes, këto janë projekte financohen gjatë fushatave elektorale të zgjedhjeve parlamentare apo lokale, thjesht dhe vetëm për të joshur elektoratin, por edhe për përfitime financiare,” tha Shehu, dyshues edhe për projektin e ri.

Investimet për qëllime elektorale janë një fenomen i tejzagjatur i Shqipërisë së tranzicionit, që shoqërohet me shpërdorim të fondeve publike, cilësi të ulët të punimeve dhe cenim të besimit të qytetarëve.

Edhe përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, asfalti elektoral u shfaq në bashkitë e Matit dhe Dibrës për të ndikuar votën e qytetarëve.

Haki Hoxha nga Peshkopia nuk beson se punimet e reja në bulevardin “Elez Isufi” do të kenë një fat të ndryshëm për shkak të kësaj arsyeje.

“Shkurt, edhe projekti i dytë do të përfundojë si i pari,” i tha ai BIRN, ndërsa shtoi: “këto janë investime në prag të fushatave zgjedhore që favorizojnë forcat politike gjatë zgjedhjeve”.

Punime në bulevardin kryesore në Dibër | Foto arkivë.

/Reporter.al/

Etiketa: Bashkia DiberBulevardi Elez IsufiDiberDilaver ShehuFiqiri DodaHaki HoxhaInvestime elektoraleKryesore1Qazim Zebirilindja urbaneRilindje

Lajme të lidhura

Këshilli i Mandateve/ anëtarët e PD: 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët
Aktualitet

Këshilli i Mandateve/ anëtarët e PD: 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët

12:45 - 20/12/25
‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve
Aktualitet

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

12:32 - 20/12/25
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë
Aktualitet

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

12:28 - 20/12/25
Para
FSHF zbulon rregullat e reja për futbollistët e grumbulluar të Kombëtares

FSHF zbulon rregullat e reja për futbollistët e grumbulluar të Kombëtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këshilli i Mandateve/ anëtarët e PD: 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët
Aktualitet

Këshilli i Mandateve/ anëtarët e PD: 5 herë u tentua të intimidohen prokurorët

12:45 - 20/12/25

Një ditë pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pesë anëtaret e PD të këtij Këshilli kanë dalë sot...

Lexo më shumë
‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

12:32 - 20/12/25
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

12:28 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com