GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Demokratët në Kuvend përplasen me Shehajn, Noka e shtyn nga foltorja dhe i hedh celularin, Mziu e shan nga robt – VIDEO

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë, Video
Kohë leximi: 3 min
A A
Demokratët në Kuvend përplasen me Shehajn, Noka e shtyn nga foltorja dhe i hedh celularin, Mziu e shan nga robt – VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Agron Shehaj është përplasur me ish-kolegët demokratë gjatë seancës së sotme parlamentare.

Një nga përplasjet ishte ajo me kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi. Shehaj, prej gati dy orësh, bllokoi foltoren dhe nuk lejon as deputetët e maxhorancës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalën.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i thotë Shehajt: “Çfarë do nga neve, na thuaj.” Ndërsa i janë drejtuar njëri-tjetrit: Kush të paguan?

“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt pas ndërprerjes së seancës.

Në përgjigjeve të akuzave të Bardhit se Shehaj me sjelljen e tij në Kuvend po bëhej shërbëtor i socialistëve, ish deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët u përplasën me njeri-tjetrin, në 8 janar 2022, në selinë blu.

“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, i tha Shehaj Bardhit.

Një tjetër përplasje ishte ajo me Xhelal Mziun. Deputeti i PD Mziu, teksa nuk arriti të fliste dot nga foltorja pasi ishte bllokuar nga Agron Shehaj. Në këto kushte, e quajti Shehajn “papagall”, madje mori edhe shishen e ujit në përpjekje për ta hedhur, por pa e finalizuar aktin. Në shkëmbim replikash dhe ofendimesh, u dëgjuan edhe sharje të rënda nga Mziu drejt Shehajt.

Debati Mziu-Shehaj:

Mziu: Pusho papagall… (Merr shishen e ujit në dorë, por nuk e hedh, lëshon një sharje dhe vijon fjalën). Qeveri krimi dhe korrupsioni. Që përdor edhe një papagall si ky që kemi përballë aty. Kemi çmimet më të larta se BE, ia kalojmë dhe atyre… (Shehaj vijon flet nga foltorja duke bërë video)…

Spiropali: Zoti Shehaj, kini respekt! Zoti Mziu vijoni flisni nga vendi. Zoti Shehaj! Mbylleni gojën! Ju lutem zonja zv.kryeministre, mos i flisni një njeriu që ka bllokuar foltoren, është në videon e tij.

Mziu: Kjo është një regji e kurdisur nga ju, zv.kryeministrja, ai dhe gjithë patronazhistët tuaj. Është turp, ka dy orë kjo situatë kështu!

Përplasja me Nokën

Përplasja më e ashpër ishte ajo me Flamur Nokën. Ndërsa, Shehaj po mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit, Noka e shtyu nga foltorja.

Teksa Shehaj largohet nga foltorja, Noka i hedh në tokë telefonin. Noka e akuzoi Shehajn si “ushtar të Rilindjes”.

Pas një debati mes të dyve, Noka e shtyn Shehajn sërish. Shehaj futet “live” në rrjetet e tij sociale.

“Atë që nuk bëri mazhoranca të më largonte me dhunë, e bëri Flamur Noka. Erdhi këtu dhe më largoi me dhunë, atë që nuk bëri Garda, atë që nuk bëri mazhoranca e bëri ish-kolegu i PD. Dëgjojeni opozitën, është ai që rrahu votuesit e PD. Dëgjojeni opozitën”, thotë Shehaj.

Më tej, Noka ia merr telefonin dhe ia hedh tutje.

Në këto momente, kryeparlamentarja Spiropali ndërpreu seancën dhe urdhëroi Gardën të shoqërojë jashtë salle deputetin Shehaj.

Shehaj debaton edhe me deputetë të tjerë demokratë si Gazment Bardhi dhe Albana Vokshi para se të lejë sallën e Kuvendit.

“Shko të Erion Veliaj tani, ec. Zhelet e Erion Velisë të dalin jashtë, ec”, i drejtohet Bardhi-Shehajt.

Në një prononcim për gazetarët jashtë parlamentit, Shehaj tha se “kisha një raport me PD që fatkeqësisht u prish, mesa duhet nuk ishin dakord që unë të bëja opozitë të vërtetë”.

“Banda e Shqipërisë e lejoi këtë në Kuvend. Lejoi që një deputet te dhunohej brenda ambienteve të Kuvendit. Kur bën një opozite të vërtetë kur flet për vjedhjet e Ramës dhe oligarkëve të gjithë bëjnë bashkë për të penguar që kjo gjë të ndodhi. Doja të flisja për vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve. Kisha një raport me PD që fatkeqësisht u prish, mesa duhet nuk ishin dakord që unë të bëja opozitë të vërtetë.  Doja të flisja për aferën 1.3 mld euro është një pjesë e madhe e buxhetit. Qartësisht që rrugët tona ndahen”, tha deputeti.

Përplasja në 1:10:00

Etiketa: Agron ShehajKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues
Aktualitet

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Para
Zyrtare, Everton i Brojës bëhet me pronarë të rinj

Zyrtare, Everton i Brojës bëhet me pronarë të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma, ka dalë publikisht në mbështetje të kapitenit të Portugalisë pas largimit të tij nga grumbullimi...

Lexo më shumë
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com