GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Mos flisni, ju japim para”/ Salianji denoncon fshehjen e ngjarjes: Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mos flisni, ju japim para”/  Salianji denoncon fshehjen e ngjarjes: Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Salianji, ka ngritur dyshime mbi rrethanat e vdekjes së elektricistit Lutfi Elezaj në Laknas të Kamzës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se familjarët e Elezajt kërkojnë të zbardhet e vërteta për vdekjen e tij, e cila, sipas tyre, është trajtuar si pasojë e një infarkti.
Salianji ka qene ne banesen e familjareve ne Laknas dhe ka takuar bashkëshorten dhe familjarët e të ndjerit, të cilët kanë dhënë dëshmi që, sipas Salianjit, ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si është trajtuar ngjarja. Sipas tij, familja pretendon se është përballur me dyer të mbyllura nga institucionet dhe me përpjekje për të heshtur çështjen përmes parave ose premtimeve për vende pune.
Duke akuzuar pushtetin se po tenton ta mbyllë çështjen pa dhënë përgjigje për familjarët, ish-deputeti kërkon një hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm për të përcaktuar rrethanat dhe përgjegjësitë në rast.

Postimi i Salianjit:

A është vrasje vdekja e elektriçistit Lutfi Elezaj në Kamëz? Pse po mbulohet ngjarja?
Dëshmia rrëqethëse e bashkëshortes dhe familjarëve!
Sot shkova në Laknas për t’i dhënë zë një familjeje të thjeshtë, që më kontaktoi e dëshpëruar, pasi, sipas saj, i janë mbyllur dyert e institucioneve dhe çdo mundësi për ta bërë publike të vërtetën që kërkon.
Lutfi Elezaj i kushtoi 40 vite të jetës punës si elektricist. Sot, familja e tij kërkon përgjigje për vdekjen e tij në krye të detyrës, ndërsa rrethanat e ngjarjes ngrejnë pikëpyetje të rënda.
Familja kërkon të vërtetën, ndërsa pushteti duket se kërkon të mbyllë çështjen duke e shitur vdekjen si infarkt!
Dëshmia e bashkëshortes dhe familjarëve është rrëqethëse. Ata tregojnë për dyer të mbyllura, përpjekje për t’u mbyllur gojën me para nën dorë apo me premtime për vende pune.
Në vend që t’u japin përgjigje, t’i dëgjojnë dhe të hetojnë çdo dyshim, një familje që ka humbur njeriun e saj përballet edhe me përpjekje për ta heshtur.
Kjo është mënyra mafioze e qeverisjes: kur nuk japin dot përgjigje, përpiqen të blejnë heshtjen!
Nuk mund të trajtohet jeta e një njeriu si një dosje që mbyllet me një firmë. Nuk mund të blihet dhimbja e një bashkëshorteje dhe djemve te saj, një familjeje që kërkon të dijë çfarë i ndodhi njeriut të tyre.
Kush ka frikë nga e vërteta? Pse nuk u jepen përgjigje familjarëve? Çfarë po pengon zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje?
Kërkoj transparencë dhe hetim të plotë, të pavarur e të paanshëm për vdekjen e Lutfi Elezajt. Çdo përgjegjësi duhet të dalë në dritë dhe çdo tentativë për të penguar drejtësinë duhet të hetohet.
Sot i dhashë zë një familjeje që ndihet e braktisur. Nuk do ta lë vetëm!

gijotina.com/

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve
Breaking Views

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash
Aktualitet

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Para
“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!

“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”
Sport

Derbi kthehet në makth për Interin, Milani i jep sërish “leksion”

23:06 - 31/10/26

Derbi i tetë radhazi që Interi nuk arrin të triumfojë. Milani duket se është kthyer në një “makth” për zikaltrit...

Lexo më shumë
Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

Protesta që sfidon qeverinë Rama në sytë e Europës, Corriere della Sera raporton revoltën e të rinjve

22:50 - 31/10/26
Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

22:29 - 31/10/26
Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

Protestat në Paris/ Mbi 400 të arrestuar, demonstruesit përplasen me policinë dhe shkatërrojnë trotuaret

22:03 - 31/10/26
Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

Protestat në Hamburg/ Iniciativa e “Gen Z regelt” shndërrohet në kaos, hedhin fishekzjarrë drejt policisë

20:51 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com