GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deklarata e FMN, PD: Tregoi që qeveria favorizon oligarkët, korrupsioni lulëzon çdo ditë

09:37 - 13/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata e FMN, PD: Tregoi që qeveria favorizon oligarkët, korrupsioni lulëzon çdo ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e FMN, ku kritikonte qeverinë për PPP-të dhe mungesë transparence në menaxhimin e  fondeve. Përmes një postimi në Facebook, Jorida Tabaku, ka deklaruar se FMN vërtetoi  denoncimet e shpeshta të PD, që qeveria po abuzon me fondet dhe keqmenaxhon taksat e mbledhura nga qytetarët.

 Sipas saj, kjo qeveri nuk po punon për rimëkëmbjen e ekonomisë por për rrënimin e saj. “Qeveria po dështon në menaxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet edhe si pasojë e informalitetit të lartë dhe keqmanaxhimit të taksave. Qeveria po dështon tek shpenzimet, investimet janë jo eficente dhe qytetarët e ekonomia nuk fitojnë prej tyre.  Me pak fjalë investimet nuk prodhojnë rritjen e dëshiruar ekonomike, rritjen e punësimit dhe një shëndet më të mirë të ekonomisë”, shkruan ajo.

Sipas Tabakut, qeveria e tregon hapur se favorizon oligarkët duke tejkaluar masën e kontratave koncesionare dhe fondet që shpërndan për to. Ajo thekson se, qeveria tregohet jotrasparente për PPP, sepse kështu mund të vjedh rehat dhe të boshatis buxhetin e shtetit.

Sipas saj, çdo taksë që paguajnë qytetarët nuk kthehet në investim, por kalon direkt në xhepat e koncesionarëve.  “Situata me PPP është në kufijtë e çmendurisë, ato zënë 50% të PBB-së për vitin aktual duke e kthyer buxhetin e shqiptarëve në portofolin e miqve të qeverisë. Borxhi Publik pritet të rritet edhe më tej jo vetëm si pasojë e rritjes së PPP-ve por edhe si pasojë e rritjes së normave të interesit.

Transparenca me kontratat, me vendosjen e politikave fiskale dhe ligjeve kanë ndikuar në krijimin e një klime armiqësore me biznesin dhe taksapaguesit por mbi të gjitha që vendosin në pikëpyetje buxhetin në lidhje me PPP. Mungesë e plotë transparence se sa nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar për shqiptarët gjatë pandemisë dhe sa i kanë shkuar në xhep koncesionarëve”, shkruan Tabaku

Tabaku vë alarmin se, në këtë mënyrë qeveria bën që qytetarët të varfërohen çdo ditë dhe korrupsioni të lulëzojë.

“Mungesë e plotë transparence për fondet e rindërtimit ndërkohë që gjasat janë që keqpërdorimi është disa milionësh. Ndërkohë që lufta kundër informalitetit ka prodhuar një ekonomi edhe më shumë informale. Shenjat tregojnë se rritja e çmimeve do t’i bëj edhe më shumë dëm të ardhurave të shqiptarëve që do të vidhen nga pesha e inflacionit dhe rritjes së çmimeve”, tha ajo.

Në përfundim, ajo shkruan se,  Shqipëria është ajo e varfëruar, me korrupsion, buxhet të shndërruar në portofolin e koncesio arëve dhe oligarkëve

Etiketa: DenoncimPD

Lajme të lidhura

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Para
NATO përgjysmon misionin e Rusisë në aleancë

NATO dëbon tetë pjesëtarë të misionit rus

TË FUNDIT

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26

Nesër në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë zhvillohet seanca e parë për kërkesëpadinë ndaj Dekretit të Presidentit për...

Lexo më shumë
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com