“Nuk mbyllen kurrë pazaret tua, që kapin miliarda me Al Alabarin me Portin e Durrësit.
Jo, jo, nuk mbyllen. T’i mbyll Dumani sot, por jap fjalën e nderit që bashkë me Dumanin që i mbyll krimet tua, ditë të zeza të presin përpara”, deklaroi sot Berisha në adresë të kryeministrit Rama. Më tej kreu i PD-së replikoi në distancë me KLP, e cila reagoi sit ndaj deklaratave për Altin Dumanin.
“Çfarë je ti, KLP, që shkon si ushtare në komisionin Xhafaj, cilat janë lidhjet tua, thuaja shqiptarëve që të detyrojnë në komisionin e Geron Xhafës?”, tha ndër të tjera Berisha.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta
Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, misionare dhe misionarë të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar, të kauzës së lirisë, kauzës së dinjitetit, kauzës së votës së lirë, kauzës të të vërtetave kryesore të njeriut.
Të dashur miq, dhe njëherë përulem me nderim të madh para jush, para oratorëve të kësaj platforme që përcjellin të vërtetat e mëdha tek qytetarët shqiptarë.
Ju guximtare e guximtarë çdo natë dhe në çdo kohë mbrojtët në Rrugën e Shpresës ato të vërteta të mëdha, mbi të cilat bazohet individi i lirë, shoqëria e lirë, familja, kombi dhe e ardhmja.
Ju i mbrojtët ato në kushtet e një diktature të egër, e një diktature të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Por ju i mbrojtët ato edhe në një kohë kur nga vendi i madh i lirisë frynin erërat e ekstremit të majtë.
Mbështetej në mënyrën më absurde narkodiktatura e Tiranës, doktrina e monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros zëvendësoi në narkodiktaturën e Edi Ramës, doktrinën marksisto leniniste të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.
Ndaj miqtë e mi, meritat tuaja janë të jashtëzakonshme.
I keni bërë vendit dhe i bëni një shërbim të paçmuar.
Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë.
Këto ditë në parlament, në studiot televizive dhe kudo, dëgjoni dhe lexoni për buxhetin në të madh në historinë e Shqipërisë prej 8.2 miliardë eurosh.
Buxheti, i cili vetëm një të dyqindtën iu kushton 40 përqind të shqiptarëve që jetojnë në fshat.
Buxhetin antiqytetar që 800 mijë pensionistëve iu kushton 16 milionë euro.
Në akte përçmimi, përbuzje ekstreme nga narkoelita e Shqipërisë, e cila pasurohet çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë duke thithur pasuritë tuaja, pasuritë e shqiptarëve si shushunja.
Duke u zhytur në luks, në abuzime, shpërdorime të paimagjinueshme.
Dhe me 8.2 miliardë euro kanë zemër dhe shpirt këta të pashpirt dhe të pazemër t’u thonë 800 mijë pensionistëve se nuk do ua rrisim pensionet, por do u bëjmë një bonus që nga marsi në tetor ua vodhëm për t’ua dhënë dhe për t’u gëzuar ju në dhjetor.
Të dashur miq, Edi Rama është kryeministër i vetëm në Europë dhe në botë, që në gjykatën e Uashingtonit ka të dënuar McGonigalin që e korruptoi me paratë e zyrës së tij, por që mbrohet nga faqezi Dumani sepse është peng i apartamenteve dhe krimeve të tij.
Natyrisht Edi Rama, narkoministrat e tij, nuk mund të mos shpërfillin, të mos përçmojnë pensionistët e vuajtur, fermerët, të papunët.
Nuk mundet kurrsesi sepse vetë zhgërryhet në luks, zhgërryhet në vjedhje.
Edi Rama 10 ditë më parë ishte në Nju Jork.
Miq, ai udhëtoi më një suitë të paktën 25-30 shoqërimesh.
Ai fjeti në një hotel me 25-30 vetë ‘The Gregorian’ mu në zemër të Manhatanit, të zonës më të kushtueshme të planetit.
Imagjinoni ju, një kompani e tërë të pushtojë suitat dhe dhomat e hotelit më qendror të metropolit të botës.
Kush i pagoi, të kujt ishin paratë?
Në çdo vend të botës kryeministri do ishte i detyruar të tregojë për çdo qindarkë, por këtu këto shkelje të tmerrshme ligji ia mbulon Dumani, ia mbulojnë mercenarët e organizatës kriminale të Skapit.
Se mos ishte vetëm hoteli, jo, jo.
150 mijë euro kushtonte reklama në Manhatan, reklama për Ediskobarin, për narkokryeministrin e vetëm në Europë.
Por a ishte vetëm reklama? Jo nuk ishte vetëm reklama.
Salla më luksoze e prenotuar me 700 vende, ku sipas disa burimeve vendet kushtonin nga 250-250 dollarë sipas vendit ku ishin vendosur.
Po drekat, po darkat e këtyre zyrtarëve që zhgërryhen, që darkojnë në St. George me 10 mijë euro, me biftekë 1 mijë dollarë. Sa kushtuan të gjitha këto?
Të gjitha këto në një kohë që u thonë pensionistëve se pensionet nuk i rrisim dot, se nuk ua marrim dot t’ua japim ju.
Po biletat në Madison Square, 6 bileta, me mace e minj në stadium ky, tifoz i madh, ky basketbollist i dështuar bankine, kush ia pagoi? A dihet kush ia pagoi biletat?
Ia pagoi Marko Rosini, ia paguan mafia e Nju Jorkut.
Kush i pagoi ato bileta, a dini gjë? M’i paguan, thotë. Cili investitor strategjik t’i pagoi ty?
Si mund të të paguajnë ty në një kohë kur ligji shqiptar nuk të lejon kurrë dhuratën mbi 200 euro?
A nuk është kjo një shkelje e ligjit, 1500 herë në qoftë se ti ke shpenzuar 30 apo 50 mijë euro bileta?
Ku i more, kush t’i tha, kush të bleu me këto para o i shitur që shitesh edhe për 5 lekë se nuk ke nder as karakter?
Të mbron Zamani, të mbron mercenar Dumani, por të garantoj se për hundësh do të dalin ty dhe atij që mbron krimet tua, krimet që ke kryer.
Thuaju shqiptarëve pak, folu pak shqiptarëve për ekspozitën e Hong Kongut që hape me avion në dispozicion nga Tirana në Hong Kong, 8700 km distanca, 850 mijë fluturimi.
Po salla luksoze?
Pra, kush të pagoi ty, kush të peshoi në kandar me 500 mijë dollarë?
Apo të mbron Dumani, të mbron faqeziu sepse fsheh apartamentet e tij me para krimi?
Të mbron Kraja, xhelati i Sigurimit të Shtetit.
Po si mund t’ia dish ti për pensionistët, kur për të hapur një ekspozitë zhgarravinash pa asnjë vlerë shpenzohen 500 mijë euro.
Shpenzohen gjysmë milionë euro vetëm për një udhëtim.
Po Singaporin e harrove ti? Kush të çoi në Singapor ty? Kush pagoi biletat tua dhe avionin për në Singapor?
O i blerë, o i shitur, i pander!
Po ligjet e vendit nuk të lejojnë kurrë të marrësh avion në dispozicion si dhuratë.
Ligjet e vendit nuk të lejojnë kurrë të pranosh 500 mijë euro shpenzime për ty.
Po ti ky je, këto janë standardet tua, standardet e hajdutit më të madh, më të keq, më të liq në historinë e kombit shqiptar.
Thuaju shqiptarëve, kush të çoi në Singapor, kush të pagoi sallën në Singapor, kush të pagoi udhëtimin?
Edi Rama, vërtet sot këto dosje t’i mbyll kreu i organizatës kriminale të Skapit të partisë, por këto dosje nuk mbyllen kurrë.
Nuk mbyllet kurrë djegësi i Tiranës, djegësi i Elbasanit.
Nuk mbyllet kurrë dosja e Xibrakës.
Nuk mbyllet kurrë pallati në pajë i Linda Ramës.
Nuk mbyllen kurrë sarajet e Surrelit.
Nuk mbyllen kurrë akuzat e OSBE që sa u bëre kryeministër të akuzoi për 200 milionë euro të fshehura në kontot bankare offshore.
Nuk mbyllen kurrë pazaret tua, që kapin miliarda me Al Alabarin me Portin e Durrësit.
Jo, jo, nuk mbyllen. T’i mbyll Dumani sot, por jap fjalën e nderit që bashkë me Dumanin që i mbyll krimet tua, ditë të zeza të presin përpara.
Kush është ai që mbyll ty Edi Rama ndërtimin e sarajeve me oborr 8300 metra dhe gjatësi themelesh 57 metra?
Kush është ai që mund të mbyllë grabitjen e kanionit të Gjipesë me 224 mijë metra katrorë tokë, krim që peshon sa shkëmbinjtë e kanionit mbi ty, hajdut?
Edi Rama, kush të mbyll ty dosjen e 6 milionë metër katror tokë për narkotrafikantët dhe ministrat, ku besohet se ti je të paktën 30 përqind aksioner në çdo metër katror?
Po 38 mijë metër katror që me vulë dhe firmë i dhurove vëllaçko Olsit?
Po tokën e pronarëve fisnikë që e lanë për shkollë në zemër të Tiranës dhe e more për pallat për mediat e tua me Bolinon tënd?
Nuk t’i fal kush këto, nuk ka ligj dhe drejtësi në botë që t’i fal përveç Dumanëve të tu.
Po ty dhe atij fundi do u vijë së shpejti.
Të dashur miq, sot kryetarja e KLP-së, zonja Bogdani, e cila është kryetare e KLP-së, kandidatura e Arben Rakipit, e mafiozit, e kryemafiozit të Shkollës së Magjistraturës dhe xhelatit të Sigurimit të Shtetit, sot ka bërë një komunikatë pas sulmeve të ligjshme që unë me fakte, me dokumente kam bërë kundër Altin Dumanit, mercenarit të organizatës kriminale Skapi i partisë dhe BKH-së, kundër prokurorëve skapistë që i paguajnë qytetarët shqiptarë sa 70 pensionistë në muaj.
Që marrin rrogat më të larta në Ballkan dhe si gjakpirës tregtojnë me dosje krimi gjithë natën dhe ditën me vrasësit dhe trafikantët për t’u marrë ryshfete dhe gjoba.
Për të falsifikuar dokumente dhe për t’i fshehur ato.
Për të prishur provat dhe lehtësuar krimet e tyre.
Zonja Bogdani, nuk të njoh dhe nuk e kam për mbarë që për njerëz që nuk i njoh, të flas.
Por për deklaratën tënde, së pari duhet të siguroj çdo punonjës të institucioneve të Shqipërisë, që bëjnë punën me nder, që bëjnë punën me përkushtim, unë kam vetëm respekt dhe vetëm respekt.
Por ti zonjë, që reagove sot, ti je skllave e Vath Stakës dhe Altin Dumanit.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, unë sot denoncova faktin se anëtari i KLP-së, favoriti i zonjës Bogdani, Vath Staka është një kriminel me çizme, i cili me urdhër të Taulant Ballës ka liruar 2 terroristë.
Terroristë u them sepse ata i vendosën tritolin për të ekzekutuar në publik Lulzim Kullën, paçka se ekzekutimi publik është një akt makabër dhe përreth tij mund të vriteshin kushedi sa të tjerë, sepse tritolin e kishin vendosur nën shalën e biçikletës.
Zonjë, e ke kuptuar ti se çfarë ke bërë me deklaratën tënde të sotme?
Ke turpëruar, ke implikuar veten se ke mbrojtur një kriminel të KLP-së.
Ti nuk je njeri i ligjit, por je njeri i pilafit, je njeri i tarafit.
Ti nuk je njeri i ligjit, ti je njeri i krimit.
Shko pak merri dosjen e Lulzim Kullës. Shko e shihe se kush e urdhëroi anëtarin e KLP-së, dhe kërkon respekt.
Turp të keni, po si mund t’u respektoj juve?
Prandaj fyerjet, poshtërimin, sulmet ndaj institucioneve i bëni ju që mbroni krimin dhe kriminelët dhe në vend që të falënderoni për denoncimin, lëshoni deklarata të diktuara nga Fatmir Xhafaj, nga Edi Rama, nga Llum Dumani, etj.
Çfarë je ti, KLP, që shkon si ushtare në komisionin Xhafaj, cilat janë lidhjet tua, thuaja shqiptarëve që të detyrojnë në komisionin e Geron Xhafës?
Unë u them atyre që kanë votuar atë komunikatë, uniteti juaj është unitet në krim.
Është unitet në mbrojtje të krimit.
Është unitet në turpin e dheut.
Ndaj dhe o mercenarë, mos mendoni se do mund të mbani në këmbë këtë regjim me vetëposhtërimin që i bëni vetes dhe institucionit që drejtoni.
Edhe njëherë, ju falënderoj me mirënjohje.
Ju ftoj ditën e votimit të buxhetit, shqiptarët para parlamentit.
Shqiptarët para parlamentit.
Mosbindja civile është betimi ynë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore!
gijotina.com/
Discussion about this post