GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Deklarata e “Safe Journalists”, Meta: Çdo tentativë për kontroll të lirisë së medias është goditje e rëndë për demokracinë

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mblidhet sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta shkruan në “Facebook” se mbështet shqetësimin e gazetarëve shqiptarë e të huaj të grupuar në Rrjetin “Safe Journalists”.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit thekson se dënon me forcë “nxitimin e mazhorancës dhe të Kuvendit aktual njëpartiak për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audiovizive”.

Sipas Metës, duhet të shtyhet plotësimi i vakancave të AMA, pasi Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të fillojë punën.

Mesazhi i Metës:

E mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të rreth 8200 kolegëve të tyre të huaj të grupuar në Rrjetin “Safe Journalists” dhe e dënoj me forcë nxitimin e mazhorancës dhe të Kuvendit aktual njëpartiak për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, një institucion thelbësor për garantimin e lirisë së medias në vendin tonë.

Është pikërisht Kuvendi aktual, që nuk ka qenë i sinqertë, as me median, as me Bashkimin Europian dhe as me Komisionin e Venecias. Për më tepër, që po mbushet gati një vit (19 qershor 2020) dhe ende Parlamenti nuk është tërhequr zyrtarisht nga paketa antikushtetuese “Antishpifje”.

Duke e përkrahur thirrjen e gazetarëve për të shtyrë plotësimin e vakancave në AMA, pasi Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të fillojë punën, theksoj se çdo tentativë për kontroll të lirisë së medias është goditje e rëndë për demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, që minon seriozisht rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Lajme të lidhura

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26
10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani, SPAK çon Belinda Ballukun në gjyq
Aktualitet

10 tendera, 26 të pandehur dhe 2 kompani, SPAK çon Belinda Ballukun në gjyq

14:27 - 16/11/26
Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në muajin Shtator
Aktualitet

Turistët i kthejnë shpinën Tiranës, rënie me 6.5% në muajin Shtator

14:06 - 16/11/26
Para
U lirua nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, Apeli rikthen në qeli Genc Tafilin

U lirua nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, Apeli rikthen në qeli Genc Tafilin

TË FUNDIT

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK
Aktualitet

Fatime Kryemadhi kërkon pafajësi në GJKKO, kundërshton konfiskimin e vilës nga SPAK

16:43 - 16/11/26

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme shpalljen e pafajësisë për akuzën e pastrimit të...

Lexo më shumë
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kalojnë për gjykim Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

16:09 - 16/11/26
Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

Kreu i SPAK konfirmon hetimet ndaj deputetes Sara Mila, dyshime për korrupsion zgjedhor

15:52 - 16/11/26
Protestat në Serbi, Vuçiç: Jemi lodhur nga ata që po na terrorizojnë dhe duhet të përgjigjemi

Akuza për shkelje ligji në lidhje me Kosovën, tre organizata kallëzojnë penalisht Vuçiçin

15:29 - 16/11/26
Rikthehet Kupa e Shqipërisë me turin e 1/8-ave, ja oraret e ndeshjeve

Rikthehet në mesjavë Kupa e Shqipërisë: Do të luhet në dy ditë, fokusi tek Skënderbeu dhe Laçi

15:14 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com