GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deklarata kundër Amerikës/ Harxhi: Tregon që Rama është në gjendje të rëndë psikologjike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata kundër Amerikës/ Harxhi: Tregon që Rama është në gjendje të rëndë psikologjike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ka komentuar deklaratën e bërë dje nga Kryeministri Rama ndaj SHBA. Sipas saj, deklarata e Ramës ‘Amerika na la’, ishte më e rënda e këtyre 35 viteve të fundit.

Harxhi thotë se kjo tregon se Rama ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike, pasi një kryeministër i një vendi demokratik, nuk mund të shprehet në atë lloj forme.

“SHBA ka ambasadën në Tiranë. Prania diplomatike e tyre është ende këtu, por është pasive aktualisht, nuk ka asnjë deklaratë. Nuk ka asnjë aktivitet politik, nuk shfaqen fare në publik dhe kjo tregon që natyrisht ka patur një lloj neutralizimi nga ana e Departamentit të Shtetit për disa përfaqësi diplomatike, sepse nuk është vetëm Shqipëria, të cilat kanë funksionuar në mënyrë ndryshe.

Kanë funksionuar në një linjë të plotë më qeverinë. Gjithmonë, kancelaritë funksionojnë me qeveritë, por ajo që ndodhte në Shqipëri ishte e pazakontë. Sepse këtu ishin palë me qeverinë, ishin palë në proceset elektorale. Këtu ishin palë me qeverinë në të gjitha proceset në të cilat ata nuk dilnin hapur dhe nuk flisnin asnjë fjalë kundër korrupsionit që ndodhte, por nga ana tjetër anatemonin opozitën.

Deklarata e djeshme e kryeministrit që nuk është debatuar sa duhet në median shqiptare, është ndoshta deklarata më e rëndë që ka ndodhur këto 35 vite të fundit, që Amerika në la. Kini parasysh diçka, që këto katër vitet e fundit, që nga momenti që zoti Berisha është shpallur non-grata nga Antony Blinken dhe deri në momentin që ai pati arrestin e tij politik, që ishte arrest i stisur, pa dosje, pa akuzë e pa asgjë. Kurrë për asnjë moment PD, zoti Berisha, anëtarë të saj nuk folën dhe nuk thanë asnjëherë që SHBA na la në baltë, apo u larguan nga ne etj etj. Përkundrazi, vazhduam dhe thamë në çdo moment që është aleati ynë kryesor.

Dhe të kthehet kjo tani në kohë, që nga ’45-a nga koha e Enver Hoxhës, të dalë Edi Rama e të bëjë një deklaratë të tijë që ‘Amerika na la’, do të thotë që ai është gjendje të rëndë psikologjike, të rëndë emocionale që bën një deklaratë të tillë, e pazakontë për një kryeministër. Dhe e dyta, këtu vërtet ka diçka që atë po e shqetëson vërtet shumë. Nga ana tjetër, nuk ka ndodhur kurrë, edhe në ’49-ën, kur ambasada amerikane u mbyll në Shqipëri, gjatë periudhës së Enver Hoxhës, përsëri shqiptarët ruajtën, e mbajtën, dëgjonin Zërin e Amerikës, e kishin kryesor atë. Ndërsa të dalë një kryeministër këto 35 vite e të thotë që Amerika u largua nga ne, kjo është shumë e rëndë”, u shpreh ajo.

Etiketa: AmerikeHarxhiKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
KPA rrëzon SPAK-un dhe ONM-në, konfirmon në detyrë prokurorin Valentin Preçi

KPA rrëzon SPAK-un dhe ONM-në, konfirmon në detyrë prokurorin Valentin Preçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com