GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deklarata në emër të grupit Parlamentar të PD-së, Shehu: Konfuzion i atij që e hartoi!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Si mund të shpëtojë PD? Shehu: Të bashkohemi me demokratët që kanë trokitur në derën e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Tritan Shehu, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, kundërshton propozimin e grupit parlamentar të PD-së që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, të ndodhë edhe distancimi i Sali Berishës. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se Basha liroi zyrën që po e mbante padrejtësisht me ndihmën e shkopinjve dhe gazit të Ramës.

“Po lexoj një “deklaratë” në “emër” të grupit parlamentar! Por pa u pyetur edhe vetë grupi parlamentar! Një deklaratë që veçse tregon së paku konfuzionin e atij qe e hartoi. Të nderuar kolegë deputetë! Le të jemi të qartë, Z.Basha sot veçse pranoi të ekzekutojë, nën presionin e anëtarëve të PD dhe votuesve të saj, vendimin për shkarkimin e tij nga posti i Kryetarit të PD, i ratifikuar ky prej 18 Dhjetorit. Asgjë tjetër, ai që prej asaj date nuk ishte kryetar. Në fakt ai kështu po liron një zyrë të mbajtur padrejtësisht me ndihmën e shkopinjve dhe “gazit” të Ramës. Sidoqoftë ne të gjithë se bashku duhet ta shfrytëzojmë këtë ngjarje, për të çuar në normalitet PD e grupin e saj parlamentar. “Deklarata” që dëgjova pak më parë nuk ndihmon në këtë drejtim, përkundrazi ajo tingëllon si ai “litari” i lënë jashtë “varrit”, që synon të na kthejë në pikën fillestare. Bashkimi i te gjithëve neve, tashmë është një realitet që po ndodh” – tha Shehu.

Shehu gjithashtu tha se deklarata të tilla të hedhura me nxitim nga individë, nuk ndihmojnë këtë proces të dëshiruar. Sipas tij, normalizimi kërkon aplikimin e çfarë është thelbësore në demokraci.

“Ky proces do te finalizohet duke qene se bashku, duke dënuar si staliniste edhe ato “pezullime” e “përjashtime” jo statuore, që për turp vazhdojnë të artikulohen dhe në këtë letër të shpërndarë. Ky normalizim duhet të fillojë, ashtu siç po ndodh realisht, nga Grupi Parlamentar, nga ne deputetet, për të reflektuar më tej në të gjithë PD. Deklarata të tilla të hedhura me nxitim nga individë, nuk ndihmojnë këtë proces të dëshiruar. Normalizimi kërkon aplikimin e çfarë është thelbësore në demokraci:

1-Hapësira për të gjithë ne bashkëjetesë si të barabartë midis të barabartësh.

2-Njohjen e votës së lirë si mekanizmin për zgjedhjet dhe vendimmarjet në PD.

Kush merr mbi vete të drejtën për të përjashtuar apo pezulluar kolegët, nuk mund të jetë demokrat dhe as i shërben demokracisë e PD. Ngjarjet e këtyre muajve të fundit e rikonfirmuan këtë të vërtetë të madhe. Janë këto rregulla, që duhet të implementohen menjëherë, të mbledhur së bashku për të zgjedhur drejtuesit tanë reale, duke filluar nga grupi parlamentar e vazhduar me tej në të gjithë nivelet e PD…deri në zgjedhjen e lirë të kryetarit tonë të ardhshëm. Për të dalë përfundimisht kështu nga kriza ku na ka futur mentaliteti “anti-votë”, për të mos u përsëritur kurrë këto ngjarje të rënda” – shkruan Shehu.

Etiketa: deklarataemergrupi parlamentarkonfuzPDTritan Shehu

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Dorëheqja e Bashës, Ambasada e Britanisë: Çdo demokraci ka nevojë për një opozitë të fortë

Dorëheqja e Bashës, Ambasada e Britanisë: Çdo demokraci ka nevojë për një opozitë të fortë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com