GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deklaratat e Dumanit për administratën, Sula: SPAK ka ndezur alarmin

15:04 - 06/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shqipëria vend i pleqve”, Sula: Qeveria është shkëputur nga realiteti  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke marrë shkasë nga deklaratat e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani sipas të cilit kallëzimet në SPAK nga institucionet publike kanë rënë me mbi 40%, deputeti i Partisë Demokratik, Dash Sula, tha se drejtorët e administratës kanë reflektuar porosinë e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, nga dëshmia e Dumanit del që zyrtarët janë bërë palë me korrupsionin dhe janë pozicionuar përballë drejtësisë së re për të fshehur vjedhjet e pasurive publike dhe të taksave.

Reagimi i plotë:

🔴Shqipëria, ky vend kaq i vogël por i aftë të mbajë me lajme Bashkimin Evropian.

📍Mbledhjet e 2 Komisioneve Hetimore, Reforma Zgjedhore, Amnistia Penale që u miratua të enjten dhe arrestimet e SPAK, mbingarkuan opinionin publik dhe një ngjarje shumë e rëndësishme nuk mori vëmendjen e duhur. Bëhet fjalë për shqetësimet e ngritura nga kreu i SPAK z. Altin Dumani para KLP.

🔴 Z. Dumani konfirmoi në një farë mënyre se presioni i qeverisë te administrata publike kishte dhënë efektin e duhur. Ju kujtohen para disa muajsh titujt e mediave se kreu i mazhorancës porositi drejtuesit e institucioneve që të mos i përgjigjen dhe të mos kenë super bashkëpunim me SPAK?

Drejtorët e korruptuar e kanë reflektuar menjëherë urdhrin.

Dumani dëshmoi se kallëzimet në SPAK nga institucionet publike kanë rënë me mbi 40%. Pra jo vetëm që nuk bashkëpunojnë më për të kthyer përgjigje shkresave të prokurorisë, por as nuk bëjnë kallëzime.
Nëse mund ta përkthejmë këtë gjë: del që zyrtarët janë bërë palë me korrupsionin dhe janë pozicionuar përballë drejtësisë së re për të fshehur vjedhjet e pasurive publike dhe të taksave.

🔴 Në këtë përfundim dal me ndihmën e Policisë Europiane. Sipas raportit të fundit të EUROPOL aktiviteti i bandave është rritur dhe po tentojnë që të integrohen në biznesin e ligjshëm. Raporti flet edhe për strukturat dhe lidhjet me bazë kombëtare të bandave shqiptare. Pra, nuk kemi të bëjmë me rënie të kriminalitetit dhe korrupsionit por me ndryshim kursi të kësaj mazhrance. Nuk raportojnë kontrolluesit financiarë për pastrim parash. Nuk denoncojnë institucionet publike rastet sesi bota e errët po pastron paratë në ndërtim, madje japin edhe statuse të veçanta investimi për të korruptuarit.

🔴Ajo që po ndodh në Shqipëri është e rëndë. Pasi SPAK nis të korrë frytet e punës së vetë, mazhoranca i hap lufë. Jo vetëm që nuk denoncon por edhe i vështirëson hetimet duke mos kthyer përgjigje.

Dumani tha se nuk bashkëpunon dot edhe me policinë. U ka rezultuar se flukse në strukturat drejtuese të policisë dalin bashkëpunëtorë të krimit të organizuar ndërsa qeveria nuk i jep mjaftueshëm buxhet për më shumë njerëz të kualifikuar dhe për logjistikë që i jep mundësi të hetojë.

🔴Nuk dua të marrë meritat, por si ish prokuror kisha marrë indicie të mjaftueshme që bandat kriminale janë futur me kokë në sektorin e ndërtimit. E kam thënë këtë që kur kanë dalë raportet apo edhe artikujt investigativ se mbi 2.8 miliardë euro të padeklaruara qarkullojnë në një vit në sektorin e ndërtimit. Ma konfirmoj këtë shqetësim edhe z. Dumani. Në raportimin e tij para KLP, kreu i SPAK la të kuptohet se Biznesmenët e mëdhenj pastrojnë paratë e grupeve kriminale dhe zyrtarëve të korruptuar përmes sektorit të ndërtimit. Jo vetëm kaq por luajn edhe rolin e sekserit për të ndërmjetësuar te policia dhe drejtësia për tiu shmangur drejtësisë.

🔴Megjithatë të gjithë ishim të përgatitur për betejën e SPAK me krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ajo që del jashtë pritshmërive është lufta që ka hapur mazhoranca me drejtësinë e re duke penguar hetimet dhe duke bërë presione të vazhdueshme kompetemcash. Përtej propagandës se ishte PS që bëri reformën në drejtësi, tani po del qartë se Reformën në Drejtësi e kanë dashur vetëm miqtë që e kanë sponsorizuar.

Etiketa: administrataalarmDashnor SulaSpak

Lajme të lidhura

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Para
Guterres: Izraeli përdor inteligjencën artificiale për të…

Guterres: Izraeli përdor inteligjencën artificiale për të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Lexo më shumë
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com