GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deklaratat e Ramës për daljen nga Arbitrazhi, ironizon Salianji

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji ‘zbërthen’ skemën Rama-MCGonigal: Afera është 300 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD Ervin Salianji, komentoi çështjen Beccetti si edhe kërcënimet e kryeministrit Edi Rama për daljen nga Arbitrazhi, në emisionin “Kjo Javë” në News24.

“Kërcënime me lugë çaji”, kështu i ka quajtur Salianji deklaratat e kryeministrit Rama.

Gjatë intervistë në studio me gazetaren Nisida Tufa, Salianji u ndal edhe tek VKM për konfiskimin  e pronave, për të cilën tha se është një marifet i Ramës për të goditur kundërshtarin politik.

Pjesë nga biseda në studio:

Konfiskimi i pronave me VKM: 

Salianji: Sot është një debat i kotë është një marifet që qeveria kërkon për të fituar kohë. Unë mendoj që gjyqtarët që kanë etikë profesionale do të kenë integritetin e duhur për ta rrëzuar. Që kryeministri të konfiskoi prona bie ndesh me të gjitha liritë dhe të drejtat. Rama përjashton nga gjoba e ndjekje penale shkelësit dhe këto i përdor për të goditur kundërshtarin politik. Nuk ka ku qëndron kjo VKM. Ky është një prej rasteve që tregon nëse do të ndikojë në perceptimin e publikut në drejtësi, por besoj që në këtë rast do të jepet një vendim në përputhje me Kushtetutën. Shqipëria sot është e ngarkuar me miliona euro në Arbitrazh. Muaj përpara i kam dërguar një  shkresë avokatit të shtetit për të ditur se sa është detyrimi dhe nuk mora përgjigje. Qeveria ndaloi një komision hetimor për çështjen e Beccettit dhe për këtë arsye nuk lejon drejtësinë të veprojë. Pra fjala e Edi Ramës për këta është  ligj.

Çështja Becchetti dhe kërcënimi i kryeministrit Edi Rama se do të tërhiqet nga Arbitrazh, si e shihni?

Salianji: Kërcënime me lugë çaji, Rama këtë bën. Qytetarët shqiptarë për faj të Ramës do të paguajnë si çeçoja miliona euro. Qeveria nuk pret që të marrin vendime gjykatat por bën kërcënime mbyll TV dhe sot detyron shqiptarët të paguajnë miliona euro. Rruga Tirana-Elbasan ka kushtuar aq para që është me tunele. Pra për çdo shkelje që bëhen në të tilla raste duhet të mbajë përgjegjësi ai që ka shkelur. Nëse do të ishte drejtësi sot, do të kishte hetime.

I druhet Rama humbje të çështjeve të tjera në Arbitrazh?

Salianji: Rama i ka të humbura të gjitha ngjarjet. për faj të Edi Ramës, shembja e Prestigjit ishte një rast tjetër, u godit në shkelje të ligjit. Do të jenë miliona euro që do të ndalohen tek qytetarët shqiptarë. Pushteti nuk është i përjetshëm as për diktaturat. Edi Rama ka treguar që përveç vetes të gjitha të tjerat i shet.

Premtimet e Ramës për rritje pagash?

Salianji: Nuk besoj se Rama i josh dot shqiptarët, por po tregon dështimin e qeverisë. Pagat rriten mbi bazën e rritje ekonomie. Janë premtime kot sepse është të tentosh të ngopësh qytetarët me lugën bosh

Escobar në Tiranë. Si i lexuat mesazhet e tij?

Salianji: Fakti që Escobar vjen para zgjedhjeve e jep mesazhe tek klasa politike, tregon se SHBA janë të fokusuar tek Shqipëria. Një nga mesazhet më të rëndësishme që dha ishte që SHBA kanë marrëdhënie me qytetarët shqiptarë pavarësisht klasës politike.

Etiketa: ArbitrazhEdi RamaErvin Salianji

Lajme të lidhura

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira
Aktualitet

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!
Aktualitet

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
Para
Vrau mamanë, gjykata lë në burg autorin e krimit në Pejë

Vrau mamanë, gjykata lë në burg autorin e krimit në Pejë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26

Një emigrant i ardhur nga Italia, tha se iu bashkua protestës së diasporës në ditën e 63-të për t’i dhënë...

Lexo më shumë
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26
Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

Aktivisti Arben Kola: Do e hedhim Ramën jo vetëm nga karrigia, por do e shpallim edhe ‘non grata’ për tradhti

19:55 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com