GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deklaratat e Veliajt/ Meta, letër zyrtarëve të lartë: Kryetari i Bashkisë gënjen!

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmi ndaj mediave, Meta: E dënoj censurën ndaj fjalës së lirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për deklaratën e kryebashkiakut, Erion Veliaj, ku tha se Presidenti ka bllokuar firmosjen e ambasadorëve, Ilir Meta u është drejtuar me një letër zyrtarëve të lartë. Në letrën e tij, Meta shkruan se deklaratat e Veliajt janë gënjeshtra dhe kanë për qëllim të spostojnë vëmendjen e opinionit publik. Meta shkruan se Presidenti i Republikës nuk ka rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të qeverisë aktuale për Ambasador të Republikës së Shqipërisë.

“E nderuar Kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme, Të nderuar anëtarë të Komisionit të Politikës së Jashtme, dëshiroj t’ju uroj të gjithëve dhe një herë punë të mbarë dhe suksese në aktivitetin shumë të rëndësishëm të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë dhe në përmbushjen e rolit të pazëvendësueshëm të këtij komisioni dhe vetë kuvendit në politikën e jashtë të vendit tonë. Në vijim të bashkëpunimit të deritanishëm institucional për çështjet e rëndësishme të politikës së jashtme dhe debatit mbi përgjegjësitë që kemi të gjithë përballë popullit shqiptar dhe opinionit publik, dëshiroj t’ju bëj me dije se deklaratat e Kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, lidhur me “bllokimin e qëllimshëm të ambasadorëve” nga ana e Presidentit të Republikës janë vetëm gënjeshtra të qëllimshme, të cilat synojnë vetëm të s’postojnë vëmendjen e opinionit publik nga situata kritike në të cilën ndodhet vendi, nga problemet reale të qeverisjes dhe skandalet e saj dhe të përpiqen të denigrojnë Institucionin e Presidentit të Republikës. Edhe një herë ju bëj me dije juve dhe nëpërmjet jush të gjithë opinion publik, se Presidenti i Republikës nuk ka rrëzuar, refuzuar apo bllokuar asnjë propozim të qeverisë aktuale për Ambasador të Republikës së Shqipërisë në ndonjë vend apo organizatë ndërkombëtare, përkundrazi është treguar shumë bashkëpunues dhe i përgjegjshëm duke dekretuar në kohë dhe në respekt të ligjit propozimet e kësaj qeverie për Ambasadorë apo Shefa Misioni Diplomatik të Republikës së Shqipërisë në vendet mike apo organizatat ndërkombëtare” – shkruan Meta.

Duke shprehur keqardhje, Presidenti Meta gjithashtu thotë se kjo çështje kaq e rëndësishme u nëpërkëmb, u politizua dhe u bë publike në mënyrë të padenjë. Meta shprehet se është i gatshëm të tregoj edhe një herë të gjithë vullnetin tim, që së bashku me ju të nxisim këtë proces dhe të shpreh gatishmërinë time të plotë që në çdo moment, në ushtrim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

“Dëshiroj t’i bëj me dije Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë se prej kohësh kam komunikuar me përfaqësuesit e qeverisë për rinovimin e domosdoshëm të trupës sonë diplomatike, në respekt të ligjit dhe të kushtetutës, duke treguar gatishmëri të plotë, bashkëpunim të sinqertë, konstruktivitet dhe transparencë. Duke shprehur keqardhjen time të thellë për mënyrën se si kjo çështje kaq e rëndësishme u nëpërkëmb, u politizua dhe u bë publike në mënyrë të padenjë, mendoj se është në nderin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe anëtareve të tij, të rolit të tij të pazëvendësueshëm në fushën e politikës së jashtme, që këtë çështje ta bëjë jo vetëm pjesë të debatit të brendshëm, por edhe të kërkesë-llogarisë ndaj qeverisë dhe të gjithë atyre që e kanë për detyrë të respektojnë ligjin, të respektojnë trupën diplomatike shqiptare dhe dinjitetin e saj përfaqësues dhe të qartësojë të vërtetën e deklaratave dashakeqe të Kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, dhe njëkohësisht për të çbllokuar në mënyrë të menjëhershme procesin e rifreskimit dhe emërimit të duhur të Ambasadorëve dhe Shefave të Misioneve të Shqipërisë në vendet mike dhe në organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të akredituar. Dëshiroj t’ju tregoj edhe një herë të gjithë vullnetin tim, që së bashku me ju të nxisim këtë proces dhe të shpreh gatishmërinë time të plotë që në çdo moment, në ushtrim të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, të vij, ashtu siç edhe kam ardhur kur ka qenë e domosdoshme, edhe në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë për të zbardhur të vërtetën por edhe për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje të rëndësishme për vendin dhe për përfaqësimin e tij në arenën ndërkombëtare” – përfundon letra e Metës.

 

 

Etiketa: bashkisedeklaratatErion VeliajgenjenIlri METAkryetarilarteleterzyrtaret

Lajme të lidhura

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes
Aktualitet

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike
Aktualitet

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
Para
Debat i fortë mes Arjanit dhe Rrushes: Skllavërimi familjar…

Debat i fortë mes Arjanit dhe Rrushes: Skllavërimi familjar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikohen vranësira deri pasdite dhe reshje shiu
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut dhe shtrëngatat, si parashikohen temperaturat për fundjavën dhe ditët në vijim

15:05 - 11/09/26

Moti do të pësojë ndryshime gjatë fundjavës, me shtim të vranësirave dhe rikthim të reshjeve të shiut në pjesën më...

Lexo më shumë
Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com