GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deklarimet e Ahmetajt, Boçi: Vërtetoi akuzat ndaj Veliajt dhe Ramës

14:08 - 02/02/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Deklarimet e Ahmetajt, Boçi: Vërtetoi akuzat ndaj Veliajt dhe Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i PD të “Rithemelimit” Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Me anë të një deklaratë për mediat, Boçi u shpreh ato që tha Ahmetaj mbrëmjen e djeshme thjesht vërtetuan akuzat e ngritura nga Partia Demokratike.

Boçi u shpreh se prapa fasadave të Edi Ramës, “shqiptarët kuptuan dhe njëherë se fshihen intriga, poshtërsi, ngulje thikash, vrasje politike e jo politike dhe ndarje parash e interesash”

Deklarata

Dje shqiptarët kanë dëgjuar nga vetë ish-krahu i djathtë i Edi Ramës se koka i aferës korruptive të inceneratorëve është vetë Edi Rama, ndërsa pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj, duke vërtetuar kështu akuzat e ngritura me fakte nga Partia Demokratike. Arben Ahmetaj faktoi se mbrojtësit kryesorë të vjedhjes së shekullit janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe skapistët e tjerë, të cilët të korruptuar nga Rama-Veliaj shkartisen dosjen e vjedhjes së shekullit dhe nuk hetojne procedurën antiligjore te prokurimit të firmosur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj por bëjnë koka turku sipas urdhrit të Rama-Veliaj.

Arben Ahmetaj dëshmoi mbrëmë se Mirel Mertiri nuk është pronar i djegësit të Tiranës, por është Erion Veliaj dhe se për zhdukjen e 130 milionë eurove për inceneratorin e Tiranës, Dumani Kraja dhe organizata e tyre kriminale nuk hetojnë, sepse ato para janë vjedhë zhdukur nga Rama-Veliaj.

Krahas kësaj Ahmetaj denoncoi kapjen politike të Altin Dumanit, Arben Krajes dhe SPAK si dhe përdorimin e tij prej Ramës, si marionetë e bindur politike me qëllim për të stisur hetime e akuza, për të arrestuar e burgosur, shantazhuar e dënuar, kundërshtarët e tij politikë brenda PS, sikurse armiqtë politikë të opozitës, apo këdo që synon të thotë të vërtetën për bandën e tij narko-politike.

Pasi Dumani-Kraja u thanë shqiptarëve se nuk mund të sekuestrohet inceneratori, sepse na hedhin në Arbitrazh, pasi deklaroi se nuk dihet kush jane pronaret, sikur të ishte një shtet jashtë planetit, deri sot nga 130 milionë para të vjedhura për ndërtimin e inceneratorit që nuk ekziston, nuk ka gjetur apo konfiskuar një qindarkë të vetme, vetëm se ato janë paratë e padronëve të tij. Metodat e përdorura nga SPAK nën drejtimin e Partisë në pushtet, u demaskuan si metoda staliniste që nuk respektojnë asnjë ligj, të denja për hetuesinë e periudhës së diktaturës komuniste, duke e shndërruar atë në një aparat shtypës politik që vetëm drejtësi nuk bën.

Si ish ministër i qeverisë socialiste, qeveri që i bie gjoksit për reformën në drejtësi, Ahmetaj rrëzoi dhe iluzionet më të fundit të mbetura në këmbë ende për vetingun dhe rezultatet e kësaj reforme, e cila ka shendruar drejtesine ne njernen prej degve me te korruptuara te egzekutivit qe mbjell vetëm padrejtësi. Ai rikonfirmoi lidhjet okulte politikë-media-drejtësi-krim, të cilat orientojnë, frymëzojnë dhe mbrojnë korrupsionin marramendës të Edi Ramës Dje ai vërtetoi me zërin e një socialisti se vendi udhëhiqet nga një bandë narko-politike që kanabizoi vendin, e shpopulloi atë e korruptoi fund e krye dhe sot kontrollon çdo pushtet e institucion, që grabit milionat e pasurisë publike, që synon të eleminojë politikisht e madje deri fizikisht ata që thonë të vërtetën, pavarësisht krahut politik.

Prapa fasadave e fanfarave, fjalimeve figurative e dirigjimeve qesharake të Edi Ramës, shqiptarët kuptuan dhe njëherë se fshihen intriga, poshtërsi, ngulje thikash, vrasje politike e jo politike, ndarje parash e interesash të nivelit të basifondeve të botës së krimit. Shqiptarët u njohën dhe njeherë, siç jua a ka bërë të ditur Partia Demokratike, se në krye të vendit është një grup i strukturuar kriminal që duhet të përfundojë në honet e burgjeve dhe honet e historisë. Ne nuk shfajësojmë Ahmetajn, por e inkurajojmë atë të kontribuojë për drejtësinë. Shqiptarët nga dje janë të bindur gjithnjë e më shumë se vendi ka rreshqitur drejt një autokracie kriminale që tenton të konfirmojë sundimin e saj duke kërkuar të eleminojë çdo opozitë. Vendi është në rrezik! Qytetarët duhet të reagojnë! Partia Demokratike i bën thirrje çdo demokrati, çdo qytetari, çdo të riu e të reje që të ngrihen në këmbë. Të nisim aksionin politik të bashkuar për të shpëtuar vendin dhe demokracinë.

Është koha e sakrificave! O sot o kurrë!

 

Etiketa: AhmetajBociKryesore1

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
E reja denoncon 33-vjeçarin në Orikum: Më ka hapur llogari dhe…

E reja denoncon 33-vjeçarin në Orikum: Më ka hapur llogari dhe…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com