GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deklarimet e dyshimta të pasurisë, 37 zyrtarë në Prokurori

07:45 - 27/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarimet e dyshimta të pasurisë, 37 zyrtarë në Prokurori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 37 raste referimesh penale dhe të tjera kanë shkuar gjatë vitit të kaluar pranë Prokurorisë, Hetimit tatimor, Parandalimit të Pastrimit të Parave apo policisë së shtetit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.

Në raportin vjetor të këtij institucioni nënvizohet se gjatë periudhës 2014 – 2022, janë referuar në këto institucione 555 subjekte, në të cilat janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë bashkie, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë të përgjithshëm.

Gjatë 2022, ILDKPKI ka miratuar dhe ka kaluar në kontroll të plotë në total 806 subjekte deklaruese, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga burime të ligjshme. Në periudhën raportuese, janë në total 128 masa administrative me “gjobë”.

Sipas përcaktimeve ligjore zyrtarët kanë detyrimin e deklarimit të pasurisë në një sistem elektronik. Nga të dhënat rezulton se numri i deklaratave të administruara nga Inspektorati i Lartë për vitin 2022, është 3975 deklarata të interesave privatë, nga të cilat, të ndara sipas llojeve të tyre, rezultojnë këto të dhëna statistikore: – Deklarata Periodike Vjetore për Subjekte në Funksion (për vitin deklarues 2021) – 2785 deklarata; – Deklarata para fillimit të detyrës (2022) – 544 deklarata; – Deklarata pas largimit nga funksioni (2022) – 438 deklarata; – Deklarata Kandidatë (2022) – 208 deklarata.

Inspektorati vlerëson se në rastet e vendosjes së gjobave nga zyrtarët që janë gjendur në shkelje ka pasur edhe çështje që kanë përfunduar në gjykatë.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, gjatë vitit raportues, ka aplikuar gjithsej 128 sanksione, masë administrative me “gjobë”, për mosdeklarim të interesave privatë, konfliktit të interesave, si dhe për shkelje të Ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i ndryshuar.

Nga këto, janë ankimuar pranë organeve gjyqësore vetëm 21 vendime, prej të cilave, deri në momentin e raportimit, gjykata ka vendosur në mbështetje të vendimeve të marra nga ILDKPKI, për 6 vendime.

Për më tepër, për 13 vendime masë administrative gjobë, që u përkasin viteve të mëparshme, kanë përfunduar gjykimin gjatë vitit 2022, duke u vendosur lënia në fuqi e masës administrative të dhënë nga ILDKPKI”, thuhet në raport.

Ndërkohë janë të paktën 33 vendime që kanë kaluar si titull ekzekutiv dhe që në veprim ka hyrë përmbarimi. Të paktën 11 vendime i takojnë vitit 2022 ndërkohë që në 38 raste gjobat janë shlyer në mënyrë vullnetare./Monitor

Etiketa: pasuriprokurorizyrtare

Lajme të lidhura

Tabaku flet “pa doreza”: U riktheva ne PD, me Bashën ka kohë që nuk kam folur
Aktualitet

Statusi i Minatorit, Tabaku: Detyrim moral, 11 mijë punëtorë meritojnë pension dinjitoz dhe mbrojtje

11:01 - 13/02/26
Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni kërkon ndryshime politike
Aktualitet

Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni kërkon ndryshime politike

10:38 - 13/02/26
‘Berisha mund të vizitojë SHBA-në’, reagon Këlliçi: Të fala Sorosit!
Aktualitet

Ironizon Këlliçi: Kisha frikë se pas policisë, do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse nuk isha në sallë

10:18 - 13/02/26
Para
“Do zgjidhni një problem”/ Horoskopi i së dielës, çfarë thonë yjet

Horoskopi i ditës së enjte, 27 prill 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku flet “pa doreza”: U riktheva ne PD, me Bashën ka kohë që nuk kam folur
Aktualitet

Statusi i Minatorit, Tabaku: Detyrim moral, 11 mijë punëtorë meritojnë pension dinjitoz dhe mbrojtje

11:01 - 13/02/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rikthyer në vëmendje nismën për “Statusin e Minatorit”, një propozim ligjor i depozituar...

Lexo më shumë
Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni kërkon ndryshime politike

Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni kërkon ndryshime politike

10:38 - 13/02/26
‘Berisha mund të vizitojë SHBA-në’, reagon Këlliçi: Të fala Sorosit!

Ironizon Këlliçi: Kisha frikë se pas policisë, do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse nuk isha në sallë

10:18 - 13/02/26
EMRAT/ I vunë tritol banesës së gruas në Tiranë, prangosen 2 autorët

I riu turk abuzon seksualisht me turisten suedeze në Tiranë, arrestohet bashkë me dy miqtë e tij

10:09 - 13/02/26
Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65-vjeçari në Kurbin

Aksident fatal në “Vorë-Fushë-Prezë”, 23-vjeçare humb jetën pas përplasjes me barrierat anësore

09:59 - 13/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com