GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Deklarimi i netëve të fjetjes, Rama prezanton skemën e re të taksimit: Hotelet të paguajnë 65% të kapacitetit nëse s’duan kontrolle

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lista e deputetëve të PS/ Kë ‘përcjell’ Rama dhe cilët janë emrat e rinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të zbatohet një skemë e re mbledhjeje TVSH-je për bizneset që operojnë në fushën e hotelerisë, pasi ballafaqimi i shifrave të turistëve me netqëndrimet nuk përputhen.

Gjatë një takimi në Sarandë, me sipërmarrës të rinj të kthyer nga emigrimi, Rama tha se pas një konsulte me ekspertë vendas dhe të huaj, qeveria i ka propozuar biznesit të parapaguajë 65% të kapacitetit akomoduese përgjatë pikut, që përfshin periudhën maj-shtator dhe vetëm 30% në periudhën e dimrit, për t’i krijuar hapësirë edhe biznesit të mbajë dhe paguajë punonjësit.

“Duam të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe me buzëqeshje të lehtë që tregon mirëkuptim, duhet të pranoni se bëni hile me deklarimin e shtretërve. Çështja është që kjo hile na pengon të bëjmë më shumë për qytetet, sepse nuk i jepet mundësia bashkisë të mbledhë të ardhurat që i takojnë nga okupimi i shtretërve”, theksoi kryeministri.

Rama shtoi se askush nuk mund të pretendojë se në Ksamil apo Sarandë ka shtretër bosh në korrik. Por, vijoi ai, po të shikoni deklarimet tuaja, duket se jeni në vështirësi.

Kryeministri shtoi  se qeveria ka ulur TVSH-në për këtë sektor, enkas për ta mbështetur atë.

“Është TVSH-ja më e ulët në Mesdhe dhe Rajon. Më e ulët se në Malin e Zi, Kroaci, apo Greqi dhe prap ju bëni sikur nuk kuptoni”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se për të hyrë në një proces normalizimi dhe evituar inspektimet në sezon, në një konsultim me ekspertizë ndërkombëtare, është vendosur t’i jepet një opsion strukturave hoteliere për të pranuar një paradeklarim me marrëveshje, që për periudhën e pikut, nëse nuk duan asnjë kontroll, të parapaguajnë 65%.

“Është besoj shumë e ulët në raport me të vërtetën, por ne duam ta fillojmë kështu, uniform. Kush paguan nuk ka asnjë kontroll për këtë periudhë, por ka pas edhe 30% të periudhës së dimrit që bën një lloj balance për të krijuar mundësinë e mbajtjes së stafeve”, u shpreh Rama.

Të gjitha ata që pranojnë këtë marrëveshje, deklaroi ai, nuk do të kenë asnjë kontroll.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se për këtë marrëveshje është bërë konsultim me operatorët, janë parë disa praktika dhe për të mos hyrë me forcë dhe krijuar shqetësime te biznesi, por edhe për të filluar një formalizëm gradual, ky është një opsion që mund të zgjidhet.

“Nëse nuk do të zgjidhni këtë opsion, do të përballeni me kontrolle që do të jenë më të ashpra nga pikëpamja e sanksioneve”, tha ai.

Sipas tij, ky propozim përgjithësisht është pritur mirë.

“E di që do të donit të kishit TVSH zero, por nuk është e mundur. Me këtë vendosim një lloj rendi punësh dhe i gjithë kontributi juaj nga taksa e okupimit të shtretërve kthehet prapa te ju, sepse është direkt e ardhur e bashkisë që kthehet për ato gjëra që janë të nevojshme për ju”, shtoi Rama.

Rama foli edhe për shfrytëzimin e plazheve.

“Kemi nxjerrë një vendim të ri sa i përket shfrytëzimit të plazheve, pasi ka qenë problem dhe vitin e shkuar u bë problem me uzurpimin e plazheve nga subjektet private. Kemi vendosur një raport të ri në shfrytëzimin e tyre për tu dhënë mundësinë subjekteve, por edhe qytetarëve të kenë plazhin e tyre, në rast se duan të shkojnë në një plazh publik”, informoi Rama.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Para
Kur qyqja të tregon kënetën!

Kur qyqja të tregon kënetën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com