GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dekreti urgjent/ Presidenti qesharak i një Parlamenti të turpshëm

18:52 - 25/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Komandar, oficerë dhe kalorës: Rama i merr dekoratat presidentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spikerja e parlamentit këtë të enjte, Ermonela Felaj, ishte veshur me të gjerlbër njësoj si ngjyra e kartonit që do të ngrinte për të votuar rritjen e pagës së ministrave, deputetëve dhe institucioneve të pavarura. Por askush nuk e pa në pamjet live të kuvendit se Presidenti Bedaj kishte veshur kostumin mavi të rilindjes. Bajrami nuk e bëri këtë përmes look-ut, por duke vepruar si një ushtar i denjë i mazhorancës.

Çfarë ndodhi?

Gjithçka ka të bëjë me interesin e një kaste zyrtarësh të lartë për të shtuar pagat e tyre. Nisur nga kjo Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me dy letra që mbajnë datën 24 dhe 25 maj presidencës, ku i kërkonte asaj që për shkak të urgjencës që kishin ligje si ato për ndryshimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në republikën e Shqipërisë, ai ti dekretonte menjëherë këto ligje. Dhe shikoni se ç’ndodh? Po në mënyrë urgjente shefi “i pavarur” i shtetit përgjigjet po në mënyrë urgjente se për rritjen e pagës të kësaj kategorie, prrsidenti do ta jepte pëlqimin menjëherë, ashtu sikurse i kërkohej.

Vini re! Ligji në fjalë kërkon një shumicë të cilësuar…prej tre të pestave. Pra kërkon vota që shkojnë përtej të vathës që kontrollon zyrtarisht Edi Rama. Po me sa duket pazaret janë mbyllur më parë.

Dhe kryetari i shtetit është edhe ai me sa duket pjesë e paktit. Sepse ai i jep përgjigje shkresës se do ta dekretojë ligjin ende pa u bërë e qartë se deputetët do të ngrejnë kartonin jeshil për atë.

Dhe e gjitha nuk përfundon këtu. Shumica parlamentare e di mirë se si një ish ushtarak i devotshëm si Barom Begaj i bindet gjithmonë urdhrit. Meqë presidenti shpreh pëlqimin për nënshkrimin e ligjit të parë Rilindja argumenton: edhe dy ligjet që rrisin pagat e ne të tjerëve janë paketë me të parin, prandaj presidenti fuhet ti firmosë me urgjencë dhe ato. Begaj përgjigjet sërish me letër se do ta bëjë urgjent. Këtë procedurë e tregoi të gjithën live spikerja e kuvendit (video poshte)

A mbaron komedia këtu?

Natyrisht që jo. Sepse ata që mendojnë se presidenti është aq i bindur sa të mos vërë asnjë kusht do të zhgënjehen rëndë. Barom Begaj e nxori një yçkël. “Unë do ja u dekretoj ligjet urgjent – i tha ai rilindasve, por kam një problem. Duhet ti votoni ato deri në orën 14 30 të së enjtes, sepse pastaj nisem për jashtë shtetit. Dhe e gjitha kjo histori e pabesueshme e legenosjes së institucionit garant të kushtetutës, nuk u bë përmes negociatash të fshehta. Ka ikur koha kur Rama dhe të tijët kanë skrupuj të tillë.

Spikerja e kësaj të enjte, Ermonela Felaj e mori fjalën sërish dhe i foli deputetëve publikisht. “Duhet ti bini shkurt diskutimeve se presidenti udhëton sot pasdite për jashtë dhe nuk i dekreton dot me urgjencë ligjet nëse nuk i votojmë deri në orën 14 30”. Ashtu u tha ashtu u bë: kreu i shtetit e shpalli miratimin ende pa e ditur se 3/5 do ngrinin kartonin jeshil dhe këta të fundit votuan me urgjencë se Bajram Begaj duhet të nisej për jashtë shtetit.

Reagimi

Askush nuk pyeti se mund të ketë individë të veçuar që, kur shohin këtë maskaradë, mund të reagojnë si akademiku dhe profesori Artan Fuga: “Ore e dinë këta deputetët që janë live?

Kryetarja e seancës, zonja Felaj, njofton deputetët që duhet të nxitohen në diskutimet që bëjnë, pra ta aprovojnë shpejt ligjin për rritjen e rrogave, sepse Presidenti ka premtuar se do ta miratojë atë shpejt, meqë do të ikërka jashtë shtetit.

Boooooo, çmenduri!

1. Booooo! Ku e di zonja Felaj se deputetët do ta votojnë pozitivisht ligjin pa përfunduar votimi?

2. Booooo, ku e di Presidenti se çfarë do të ketë si përmbajtje ligji, pa mbaruar diskutimi në Kuvend?

3. Boooooo, si arrin Presidenti ta studiojë ligjin, të dëgjojë ekspertët duke e miratuar në sekondë ligjin që ende nuk është aprovuar në Kuvend?

Boooooo, ku kanë arrituuuuur!

Çfarë talljeje me ligjin, me Kuvendin, me qytetarët dheeeeeee, me Presidentin”!

Kështu u mbyll kjo histoti qesharake, ku si presidenti si deputetët demostruan se janë ushtarë të denjë të paligjshmërisë. I pari se shpalli dekretin pa e ditur ende se ligjet (përfshirë dhe ai që donte 3/5) do votoheshin. Të dytët sepse ngritën plot 97 kartonë me urgjencë vetëm se Bajram Begajt i ikte avioni.   /Lapsi.al/

Etiketa: Kryesore1pagatParlamentiPresidenti

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
Kiara “ka filluar punë” në fasoneri (VIDEO)

Kiara “ka filluar punë” në fasoneri (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com