GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Del blof inagurimi i koncesioneve me kompaninë arabe, Porti i Durrësit 1.2 mln € tender për pastrimin e…

18:17 - 25/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Del blof inagurimi i koncesioneve me kompaninë arabe, Porti i Durrësit 1.2 mln € tender për pastrimin e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Portual Durrës është përfshirë në skandal me tendera. Ky autoritet i drejtuar Pirro Vengu po kontrakton investime të dyshimta, pikërisht aty ku duhet të startonte projekti i portit turistik arab. Përmes një tenderi më vlerë rreth 1,2 milionë euro porti i Durrësit kërkon të pastrojë territoret e depozitave të karburantit dhe ish kantierit detar. Në dokumente thuhet se këto zona janë të pashfrytëzuara dhe synohet rikonceptimi i shesheve tranzitore, shtimi i sipërfaqeve të reja pranë skanerit.

Në fakt këto dy territore janë dy llokmat e para që do t’u jepen arabëve për të nisur investimet dhe ndodhet pranë kalatës lindore. Ajo që nuk kuptohet është se pse pikërisht në këto territore të portit po investohet para publike, kur nga qeveria thuhet se do t’i kalojnë privatit? Madje pranë këtyre zonave kryeministri Edi Rama ishte në ditën e fundit të 2021 me sheikun arab Muhamed El Alabbar, ku ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku raportonte para shefit të saj, nën sfondin e një ekskavatori se ishin në fazën e parë të projektit, duke vënë terrenet në dispozicion arabëve.

“Kryeministër këtu ndodhemi në pjesën që e kemi çliruar nga të gjitha shërbimet e funksioneve që ka pasur, për ta vënë në dispozicion në fazën e parë. Duke qenë se kemi këtë ofertë për të ndërtuar këtu në portin e Durrësit, ballinën ujore dhe Marinën Elitare të jahteve, për të përshpejtuar projektin, kemi çliruar një pjesë të ambienteve, për të nisur nga puna”, tha Balluku.

 

Ndërsa vete drejtori Pirro Vengu deklaronte se në bashkëpunim me kompanitë koncesionare ka nisur pastrimi i kalatës lindore, nga mineralet. “Kemi rënë dakord edhe me kompanive koncesionare që të bëjmë evadimin e kromit, të gjithë mallrave që kanë prej vitesh në këto sheshe. Besoj se deri në prill do kemi evaduar zonën që përkon me fazën e parë të projektit, 3 vjeçarin e parë”, tha Vengu.

 

Por me shpalljen nga porti i Durrësit të tenderit të ri për pastrimin e territoreve në funksion të rritjes së kapaciteteve përpunuese ka paqartësi për projektin arab dhe personat që janë pas tij, ndërsa nga ana tjetër ka dyshime se paratë e qytetareve po përdoren që kompanitë që do marrin tokën publike për pallate të kenë sheshe ndërtimi të pastra.

Etiketa: Autoriteti Portual DurresBallukukryesoreKryesore1Ramatender

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Emrat/ “Tërmet” në policinë e Vlorës, pezullohen nga detyra 4 efektivë

Emrat/ “Tërmet” në policinë e Vlorës, pezullohen nga detyra 4 efektivë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com